• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vrasja e Suleimanit dhe inkoherenca strategjike e SHBA-së

by Java News
12/01/2020 13:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas vrasjes së liderit të dytë më të fuqishëm të Iranit, Shtetet e Bashkuara mund ta gjejnë veten pa alternativë tjetër përveçse t’i kushtojnë më shumë burime ushtarake Lindjes së Mesme, një rrugë që mund të çojë në provokime të mëtejshme iraniane. Kjo mund të ndodhë në një kohë kur interesat amerikane përballen me sfida gjithnjë e në rritje kudo tjetër në botë.

Nga Richard N. Haass

Shtetet e Bashkuara dolën nga Lufta e Ftohtë rreth tre dekada më parë duke zotëruar një shkallë të paparë me fuqie absolute dhe relative. Ajo që është e çuditshme dhe do të fusë me siguri në mendime historianët e ardhshëm, është arsyeja pse disa presidentë amerikanë vendosën t’i kushtonin aq shumë nga kjo fuqi Lindjes së Mesme dhe të shkatërronin aq shumë nga fuqia e Amerikës në rajon.

Ky model mund të shihet edhe në vendimin e George W. Bush që të dilte kundër Irakut në vitin 2003. SHBA-ja nuk kishte nevojë të shkonte në luftë atje në atë moment. Kishte zgjedhje të tjera për të frenuar Saddam Huseinin. Por, pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, Bush vendosi se ai duhet të vepronte, për të parandaluar zhvillimin e Saddamit dhe përdorimin e armëve të shkatërrimit në masë, për të sinjalizuar se Amerika nuk ishte një gjigant i pafuqishëm, për të nxitur një trasformim demokratik në të gjithë rajonin ose për shkak të një kombinimi të të gjitha këtyre që përmendëm.

Pasardhësi i tij, Barack Obama, erdhi në pushtet i vendosur për të zvogëluar përfshirjen amerikane në rajon. Obama largoi trupat amerikane nga Iraku dhe, megjithëse fillimisht e rriti numrin e trupave amerikane në Afganistan, ai vendosi një kalendar për tërheqjen e tyre. Ideja e madhe strategjike e administratës së tij ishte “ribalancimi”: politika e jashtme amerikane duhet ta largonte fokusin e saj nga Lindja e Mesme dhe duhej të përqendrohej më shumë te Azia, teatri kryesor në të cilin do të vendosej trajektorja e botës në shekullin e ri.

Por Obama pati probleme me realizimin e kësaj strategjie. Ai kurrë nuk i tërhoqi plotësisht forcat amerikane nga Afganistani, i rivendosi ato në Irak dhe ndërmori një fushatë ushtarake të konceptuar keq kundër udhëheqësit të Libisë që rezultoi në një shtet të dështuar. Obama shprehu gjithashtu mbështetje për ndryshimin e regjimit në Siri, megjithëse në këtë rast hezitimi i tij për të përfshirë SHBA-në më tej në Lindjen e Mesme fitoi.

Kur Donald Trump pasoi Obamën rreth tre vjet më parë, ai ishte i vendosur të mos përsëriste të njëjtat gabime të perceptuara si paraardhësi i tij. “Amerika e para” sinjalizoi një theks të ri mbi përparësitë e brendshme; sanksionet ekonomike dhe tarifat, në vend të fuqisë ushtarake, u bënë mjeti i preferuar i sigurisë kombëtare. Bumi në prodhimin e brendshëm të naftës dhe gazit natyror e kishte bërë SHBA-në mjaftueshëm të pavarur për sa i përket energjisë, duke zvogëluar kështu rëndësinë e drejtpërdrejtë të Lindjes së Mesme.

Politika e jashtme e SHBA-së vazhdoi t’i jepte përparësi menaxhimit të rivalitetit të përtërirë të pushtetit të madh, mbi të gjitha të paraqitura nga Kina në Azi dhe Rusia në Europë. Në të vërtetë, Kina dhe Rusia u kritikuan në Strategjinë Kombëtare të Sigurisë 2017 për dëshirën “për të formuar një botë antitetike ndaj vlerave dhe interesave amerikane”.

Në Lindjen e Mesme, Trump tkurri gjurmën dhe angazhimin e SHBA-së. Ai ktheu kokën nga ana tjetër kur Irani sulmoi cisternat e naftës, dronët amerikanë dhe rafineritë e naftës saudite dhe u ktheu shpinën kurdëve në Siri, edhe pse ata kishin qenë partneri i Amerikës për të mposhtur ISIS-in atje. “Le të luftojë dikush tjetër për këtë rërë të mbuluar me gjak”, ishte ajo që kishte për të thënë Trump tetorin e kaluar. Përjashtimi kryesor nga kjo shmangie veprimi ushtarak ishte goditja e SHBA-së në fund të dhjetorit 2019 e vendeve të lidhura me Kataib Hezbollah, një milici e mbështetur nga Irani e akuzuar për fillimin e një sulmi ditë më parë ku mbeti i vrarë një kontraktues amerikan dhe u plagosën disa anëtarë të shërbimit.

Pikërisht në këtë sfond, Trump urdhëroi vrasjen e gjeneral Qassem Suleimanit, me shumë gjasa njeriu i dytë më i fuqishëm në Iran. Ajo që e shtyu atë të vepronte kështu mbetet e paqartë. Administrata pretendon se kishte të dhëna se Suleimani po planifikonte sulme të reja ndaj diplomatëve dhe ushtarëve amerikanë. Por vendimi për të vepruar mund të jetë motivuar gjithashtu nga imazhet e ambasadës amerikane në Bagdad nën sulmin e milicisë së mbështetur nga Irani – imazhe që të kujtonin rrethimin dhe marrjen e mëvonshme peng të ambasadës amerikane në Teheran në nëntor 1979 ose sulmin e vitit 2012 të konsullatës amerikane në Benghazi që republikanët e përdorën për të kritikuar sekretaren e atëhershme të shtetit Hillary Klinton. Një faktor tjetër kontribues mund të ketë qenë një postim në Twitter që iu atribuua Liderit Suprem të Iranit, Ayatollah Khamenei, i cili e përqeshte Trumpin duke thënë: “Ju s’mund të bëni asgjë.”

Duke pasur parasysh qëndrimin e Suleimanit, Irani nuk ka gjasa të tërhiqet. Ai ka shumë mundësi në dispozicion, duke përfshirë një gamë të gjerë objektivash ushtarake, ekonomike dhe diplomatike në shumë vende të rajonit. Ai mund të veprojë drejtpërdrejt ose përmes “proxy”: ai mund të përdorë forca të armatosura ose sulme kibernetike. SHBA-ja mund ta gjejë veten pa ndonjë alternativë tjetër përveçse t’i kushtojë më shumë burime ushtarake Lindjes së Mesme dhe t’i përdorë ato si përgjigje të asaj që bën Irani, një rrugë që mund të çojë në provokime shtesë nga ana e Iranit. Dhe kjo zhvendosje do të ndodhte në një kohë kur shqetësimet janë gjithnjë e më në rritje përsa i takon programeve bërthamore dhe raketore të Koresë së Veriut, kërcënimet ushtarake ruse për Europën, dobësimin e marrëveshjeve për kontrollin e armëve, të destinuara për të frenuar konkurrencën bërthamore SHBA-Rusi, dhe ardhjen e një epoke të re teknologjike, konkurrence ekonomike, ushtarake dhe diplomatike me Kinën.

Ideja e komentit tim në dhjetor ishte që SHBA-ja po distancohej gjithnjë e më shumë nga Lindja e Mesme, po reduktonte varësinë e saj të energjisë nga rajoni dhe po tregonte një dëshirë për t’i përqendruar burimet e saj diku tjetër, në botë dhe në vend. Ndoshta unë u gabova, ose vetë Trump u gabua, duke ndërmarrë veprime pa menduar më parë pasojat strategjike të këtyre të fundit.

Project Syndicate- Birn

Next Post
Andi Lila falenderon kritikët: Gjithsesi arritëm misionin edhe pse ende nuk e dimë sa lekë grumbulluam

Andi Lila falenderon kritikët: Gjithsesi arritëm misionin edhe pse ende nuk e dimë sa lekë grumbulluam

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndodhej në gjendje kritike, ndërron jetë foshnja nga Korça në Tiranë

Ndodhej në gjendje kritike, ndërron jetë foshnja nga Korça në Tiranë

March 15, 2026
Shtyhet “Gërdeci”, kush janë dy dëshmitarët, që refuzuan të flasin para gjykatës

Masakra e Gërdecit, sot 18 vite pa drejtësi: Asnjë i dënuar për vrasje dhe një gjyq pa fund për Mediun

March 15, 2026
Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

March 14, 2026
14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

March 14, 2026
“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

March 14, 2026
Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

March 14, 2026
“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

March 14, 2026
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

March 14, 2026
Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

March 14, 2026
Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In