• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja e studentes greke, shqiptari: E goditem se refuzoi të bënte seks, ishim të dehur

by Java News
07/12/2018 08:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mediat greke kanë publikuar dëshminë e plotë të 19-vjeçarit shqiptar Aleksandër L., i përfshirë në vrasjën e students 21-vjeçare në ishullin e Rodosit, Eleni Topaloudi.

Në dëshminë e tij, shqiptari tregon me detaje mënyrën se si ishte njohur me 21-vjeçaren dhe se si e vrau në bashkëpunim me shokun e tij me iniciale M.K.

”E njoha Elenin rreth një javë para vrasjes. Më pa në rrugë, më buzëqeshi. Iu afrova dhe shkëmbyem llogaritë e Facebook-ut. Të nesërmen dolëm për një shëtitje në breg të detit, pimë disa birra dhe shkuam në shtëpi.”

Më pas 19-vjeçari tregon lidhur me natën e krimit dhe se si në bashkëpunim me 21-vjeçarin grek vranë Elenin.

“E ftova në shtëpinë e shokut tim M.K., e kishte takuar një ditë më parë. Kur vajtëm në shtëpi, M.K. e kërcënoi duke i thënë se nëse nuk kryente marrëdhënie seksuale me të nuk do të dilte nga shtëpia. Ajo refuzoi.  Ne kishim pirë shumë vodka dhe nuk më kujtohet mire skena por mbaj mend se ajo tha që do të na denonconte. M.K. e goditi me një grusht dhe unë i mbajta duart e saj, pastaj M.K. e goditi me një hekur elektrik në kokë. Pastaj u tmerruam.”

Më tej, Aleksandri tregon momentin se si e kanë hedhur të renë nga shkëmbi pasi e kujtuan të vdekur.

“Eleni ishte gjallë. Doja ta fusja në makinë dhe ta çoja në spital, por M.K. e çoi në një pikë të lartë me shkëmbinj dhe tha: “Le ta heqim qafe.” Pastaj shkuam në shtëpi dhe u përpoqëm që të pastronim vendin me leckë. Pastaj u kthyem në të njëjtin vend ku e hodhëm vajzën dhe hodhëm edhe  sendet e saj personale, si dhe hekurin elektrik me të cilin u godit nga M.K”

E reja greke u godit me një elektrik hekuri në kokë pasi refuzoi kërkesën e dy të rinjve për të kryer marrëdhënie seksulae me ta në shtëpinë e njërit prej tyre. Pasi e goditën me një shufër hekuri pas kokës, të rinjtë e hodhën vajzën në det pasi e pandehën të vdekur. Por sipas raportit mjeko-ligjor e reja vdiq nga mbytja dhe jo nga goditja pas koke. Ditën e djeshme mediat greke postuan një video nga momenti i takimit mes 19-vjeçarit shqiptar dhe Eleni Topaloudit në natën fatale të 27 nëntorit.

a.çupaj

Next Post
Zëdhënësja e DASH pritet të emërohet ambasadore e SHBA-së në OKB

Zëdhënësja e DASH pritet të emërohet ambasadore e SHBA-së në OKB

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

ADN-ja në shishe tradhton shqiptarin në Angli, dënohet për 9 grabitje me mbi 500 mijë paund

ADN-ja në shishe tradhton shqiptarin në Angli, dënohet për 9 grabitje me mbi 500 mijë paund

November 10, 2026
Nga sot 40% më pak autobusë në Tiranë, shkak çmimi i naftës

Transporti publik kërkon TVSH 6%, paralajmëron rritjen e çmimit të biletës nga 1 janari

November 10, 2026
Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In