• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja e shqiptarit në Belgjikë, Prokuroria i jep OK bashkëpunimit me Brukselin

by A R
24/07/2017 16:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Autoritetet e drejtësisë në Belgjikë kërkojnë ndihmë nga Prokuroria shqiptare për zbardhjen e një ngjarjeje kriminale të ndodhur në Bruksel, në shtator 2015, ku u vra një 45-vjeçar dhe u plagos vëllai i tij.

Dy të dëmtuarit janë shtetas shqiptarë dhe sipas hetuesve belgë, edhe autori mund të jetë i tillë. Përmes një vendimi të shpallur pak ditë më parë nga Gjykata e Tiranës, gjyqtari Ahmet Metalia ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për t’i dhënë dritë jeshile ekzekutimit të letërporosisë belge në lidhje me këtë ngjarje.

Në kërkesën zyrtare për ndihmë në hetim, pala belge u paraqet homologëve shqiptarë një profil gjenetik ADN-je të autorit, si edhe gjurmët e gishtave të tij.

Më tej belgët kërkojnë që të bëhet krahasimi i këtyre të dhënave me të dhënat e zotëruara nga autoritetet shqiptare, me qëllim identifikimin e autorit. I dyshuari, i cilësuar nga hetuesit si “personi me xhaketë të kuqe”, për shkak të rrobave që ka pasur në momentin e ngjarjes, akuzohet për “vrasje” dhe “vrasje të mbetur në tentativë”.

Sipas hetimeve të palës belge, të cituara në vendimin e Gjykatës së Tiranës, rezulton se në datë 26 shtator 2015, në orën 08:19, në Bruksel, në rrugën “Malines” janë dëgjuar disa krisma armësh, ku një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër është plagosur. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se viktimë e kësaj ngjarjeje ishte Anastas Q., 45 vjeç., si edhe plagosur Artan Q., 42 vjeç. Të dy këta persona janë shtetas shqiptarë.

Pranë viktimës hetuesit belgë kishin konstatuar një thikë kuzhine, e cila gjendej pikërisht afër dorës së majtë të tij, i cili me sa duket kishte mbetur viktimë e të shtënave me armë, ashtu si edhe personi i plagosur. Sipas dëshmive, rezulton se autori i të shtënave me armë ishte prezent së bashku me disa miq në ndërtesën M.D., e cila ndodhet në rrugën “Malines”, në Bruksel.

Rreth orës 08:00, vëllezërit Anastas e Artan Q. kanë hyrë në ndërtesë. Midis palëve të ndryshme ka nisur një debat dhe më pas ata kanë dalë jashtë ndërtesës.

Në ambientet e jashtme të godinës, sipas hetimit belg, Anastas Q. duket se ka nxjerrë një thikë. I dyshuari ka qëlluar mbi dy vëllezërit dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Nga kamerat e sigurisë ka rezultuar se ky person kishte veshur një xhaketë të kuqe. Ky person dyshohet se mund të jetë me nënshtetësi shqiptare./panorama/b.d

Next Post
Ancelotti: Sanches le të largohet, por Vidali në asnjë mënyrë

Ancelotti: Sanches le të largohet, por Vidali në asnjë mënyrë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zëvendës-kryeministri martir!

Zëvendës-kryeministri martir!

January 8, 2026
Rritet niveli i ujit në Durrës, 400 banorë të evakuuar

Pse u mbyt Durrësi sipas inxhinierit që ka drejtuar për 20 vjet Ndërmarrjen e Bonifikimit dhe ndërtimin e Hidrovorit

January 8, 2026
Arrestimi i Maduros, Berisha: Rama të japë dorëheqjen, qytetarët po presin me padurim t’i japin ndëshkimin që meriton

Berishët nën hetim, shtohen marrëzitë me ‘komando’ e qeveri teknike

January 8, 2026
VIDEO- Zjarri në tregun e rrobave të përdorura në Tiranë, digjen disa magazina.. Disa biznese përreth, në rrezik (Detajet e reja)

VIDEO- Zjarri në tregun e rrobave të përdorura në Tiranë, digjen disa magazina.. Disa biznese përreth, në rrezik (Detajet e reja)

January 8, 2026
Kultura jashtë vëmendjes, Shqipëria me shpenzimet më të ulëta në Evropë

Feja dhe Kombi në dritën e mendimit të rilindasve shqiptarë

January 8, 2026
Minxhozi: Opozita në Kosovë është e goditur rëndë në një pjesë të saj. Liderët e mëdhenj janë në gjyqe

Teksa lexon Pjerin Ndreun

January 8, 2026
Zjarr në tregun e rrobave të përdorura te “5 Maji” në Tiranë/ Ja pamjet

Zjarr në tregun e rrobave të përdorura te “5 Maji” në Tiranë/ Ja pamjet

January 8, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Përmbytjet si fatkeqësi natyrore dhe fatkeqësi shtetërore

January 8, 2026
Gramsh, gjenden tre personat e bllokuar në borë, në operacionin e kërkimit u përfshinë…

Gramsh, gjenden tre personat e bllokuar në borë, në operacionin e kërkimit u përfshinë…

January 8, 2026
Senati amerikan “rrëzon” Trump, miraton rezolutën për ndalimin e veprimeve ushtarake në Venezuelë

Senati amerikan “rrëzon” Trump, miraton rezolutën për ndalimin e veprimeve ushtarake në Venezuelë

January 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In