Prekë Tonaj 48 vjeç ka mbetur viktimë e të shtënave me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Shkodër. Policia ka dhënë detaje mbi ngjarjen.
Shkodër/Informacion paraprak:
Më datë 13.02.2022, rreth orës 19:15, në fshatin Grudë e Re, Shkodër, në rrethana ende të paqarta, në ambientet e një lokali, është vrarë me armë zjarri shtetasi P. T., 47 vjeç, banues në Grudë, Shkodër.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës, për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve.
/b.h