“Lënia në liri e Kermiche një nga autorët e vrasjes në kishën e Rouenit ishte një dështim dhe gabim” kështu u shpreh kryeministri frances Valls në një intervistë për Le Monde.
Ndërsa mësohet se autori i dytë Petitjean kishte punuar më parë në një aeroport të vendit ndërsa në një video të publikuar ai është shprehur i drejtohet autoriteve se do të vuajnë ashtu sic po vuajnë vëllezërit e tyre.
Për ngjarjen në Rouen ku dy të rinjtë morën peng një kishë dhe masakruan një prift shteti islamik mori përgjegjësinë e sulmit.