• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Vrasja e Presidentit Kennedy, Trump do autorizojë publikimin e dosjeve sekrete

by Java News
22/10/2017 09:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Donald Trump njoftoi të shtunën se do të autorizojë bërjen publike të dokumenteve sekrete që mund të japin më shumë informacion për vrasjen e Presidentit John F. Kennedy në vitin 1963.

“Nëse nuk marr ndonjë informacion të ri, do të lejoj si President që të hapen dosjet e (Presidentit) John F. Kennedy, që kanë qenë të bllokuara dhe të klasifikuara sekret për një kohë të gjatë”.

Pjesa e fundit e dosjeve sekrete ishte planifikuar të bëheshin publike me 26 tetor nëse presidenti nuk ndërhynte më parë, siç ishte parashikuar në Ligjin e vitit 1992 për Grumbullimin e të Dhënave për Vrasjen e Presidentit Kennedy.

Ligji parashikonte publikimin e të gjitha dokumentave brenda 25 vjetëve, nëse presidenti nuk gjykonte se publikimi i tyre do të dëmtonte marrëdhëniet me jashtë, operacionet ushtarake, zbulimin dhe rendin.

Ka më shumë se 3 mijë dokumenta, që nuk janë parë kurrë nga publiku dhe rreth 30 mijë të tjera, që janë publikuar me redaktime.

Shumë studiues të Kennedy-t besojnë se dokumentat e papublikuara mund të kenë detaje për udhëtimin e Lee Harvey Oswaldit në Mexico City, disa javë para se të vriste presidentin, përfshirë vizita në ambasadat sovjetike dhe kubaneze.

Oswald u tha hetuesve se vizitoi ambasadat për të marrë viza që të mund të hynte në Bashkimin Sovjetik dhe Kubë, sipas një trupe investigative të njohur si Komisioni Warren.

Më herët këtë javë, konsulenti republikan dhe njeri i besuar i Presidentit Trump, Roger Stone i tha në një intervistë drejtuesit të një emisioni radioje, Alex Jones dhe nxitës teorish konspirative që i kishte bërë thirrje Presidentin Donald Trump që t’i publikonte që të gjitha dosjet sekrete

a.ç

 

 

 

Next Post
Parashikimi i motit 21 shtator 2017, ja deri kur do të vijojnë reshjet

S'ka më diell, bëhuni gati për reshje shiu dhe borë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In