• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vrasja e policit në Veri, Vangjeli: Krahas të drejtës, Kosova tregoi një akt të pashembullt force

by Java News
25/09/2023 21:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më 24 shtator, polici i Kosovës Afrim Bunjaku mbeti i vrarë kur persona të armatosur, rreth 30, sulmuan policinë në fshatin Banjskë – zonë e banuar me shumicë serbe. Në përleshjet që pasuan midis grupit të armatosur dhe forcave të rendit u vranë katër sulmues dhe u arrestuan gjashtë persona që dyshohet se ishin të lidhur me ta. Analisti Lorenc Vangjeli nga emisioni Kontrast në Report TV tha se kësaj here Kosova krahas të drejtës tregoi një akt të pashembullt force.

“Është diçka në vijim dhe në vazhdë të tensioneve që përshkallëzohen në veri të Kosovës. Përballë nuk janë dy palë por një palë që me domosdo tenton dhe e ka si kartë të vetme për të luajtur kartën e dyfishtë agresionin dhe viktimizimin. Një falënderim i pa matë një kryeulje e pafund për ata burra të fortë të Kosovës që kanë krye një akt të pashembullt force tashmë. Nuk ka rëndësi se çfarë grup gjaku ka ai  që dredhet rëndësi ka të mos shkohet atje. Është e rëndësishme që ne edhe kësaj radhe ne shqiptarët e paguajmë me çmim gjaku. Nuk mjafton në këtë botë të padrejtë të kesh vetëm të drejtën me vete duhet dhe forca. Vetëm kur bëhen bashkë forca dhe e drejta apo e drejta dhe forca arrijmë në një moment si ky ku rrëfehet zot i atij territori të lagur me gjak”.

Vangjeli tha se përgatitja e këtij grupi kriminal ishte shumë herë më e madhe se ajo që ndodhi.

“Është e rëndë të flitet për gjak në Ballkan por duhet thënë. Janë qytetarët e republikës së Kosovës shteti më i ri i pavarur në Evropë një realitet i pakthyeshëm që sa më shpejtë ta kuptojnë dhe ata që nuk duan ta pranojnë se e kanë kuptuar si të tillë aq më mirë  do të ishte për të gjithë. Është një ngjarje dinamikën e të cilës ende nuk e kemi të qartë.

Njoftime te para dyshimet e para të cilat mbeten të verifikohen kanë të bëjnë me një përgatitje shumë herë më të madhe se ajo që ndodhi për të krijuar një vatër tensioni. Edhe mediat ndërkombëtare tentojnë të heqin një paralele mes asaj që ndodhi me ngjarjet tragjike të krimesë të vitit 2014 ku forca të Rusisë sulmuan gadishullin në Ukrainë, por sulmuan aeroporte porte zona strategjike etj E bënë një gjë të tillë për të bërë ndërhyrje”./m.j

Next Post
Lista serbe/ Sulmi terrorist në Veri nga grupi serb, mediat boshnjake: Është plagosur edhe Millan Radoiçiç

Lista serbe/ Sulmi terrorist në Veri nga grupi serb, mediat boshnjake: Është plagosur edhe Millan Radoiçiç

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In