• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Vrasja e Pllanajt në Shkodër/ Makina e autorëve e vjedhur para 1 viti në Tiranë, ndërruan targat

by Java News
06/04/2021 21:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ekzekutimi i 46-vjeçarit Bardhok Pllanaj në Dobraç të Ri në Shkodër, mbrëmjen e së dielës. Gazetari i Report Tv, Sokol Dema, nga hetimet e deritanishme të kryera nga Policia e Shkodrës ka rezultuar se mjeti i përdorur nga autorët në krim, i cili u dogj menjëherë pas ngjarjes, tip “Passat”, me targa FV140MT, është i vjedhur 1 vit më parë në Tiranë.

 

SHKODËR– Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ekzekutimi i 46-vjeçarit Bardhok Pllanajt në Dobraç të Ri në Shkodër, mbrëmjen e së dielës. Gazetari i Report Tv, Sokol Dema, nga hetimet e deritanishme të kryera nga Policia e Shkodrës ka rezultuar se mjeti i përdorur nga autorët në krim, i cili u dogj menjëherë pas ngjarjes, tip “Passat”, me targa FV140MT, është i vjedhur 1 vit më parë në Tiranë.

 

Nga verifikimet e kryera nga grupi hetimor, burimet bëjnë me dije se ka rezultuar që autorët i kishin ndërruar targat e këtij mjeti përpara se të kryhej krimi, 50 metër larg banesës së 46-vjeçarit Pllanaj.

Report Tv siguron foton nga momenti i fundit ku makina e autorëve tip “Passat” ndjek makinë e Bardhok Pllanaj, 46 vjeç, pak para ekzekutimit me armë zjarri. Foto është e një kamere të sigurisë në ambientet e një biznesi në afërsi dhe tregon lëvizjet e fundit të “kumbarit”, i cili u bë shosh nga plumbat e vrasësve gjakftohtë. Ai po udhëtonte me makinë drejt Malësisë së Madhe, por është ekzekutuar rrugës.

1617729922_pllanaj001.jpg

Foto nga momenti kur automjeti i Bardhok Pllanajt ndiqet nga atentatorët vetëm pak çaste para se të ekzekutohej

Kur janë bërë tashmë 48 orë nga vrasja, akoma askush nuk është i dyshuar. Grupi hetimor vijon hetimet, ndërsa përveç provave të mbledhura po ndërton dinamikën e saktë të vrasjes, e cila do të ndihmoj në qartësimin e misterit.

Dyshohet se pjesë e këtij atentati janë jo pak, por të paktën gjashtë persona, të cilët kanë patur punët të ndara, me synim eliminimin me çdo kusht të Bardhok Planajt. Dy prej tyre kanë qenë qitësit, dy të tjerë drejtues mjetesh, respektivisht të makinës “Passat” që u shkrumbua pas krimit dhe të makinës që largoi killerët profesionistë nga vendi krimit.

Po ashtu, hetuesit kanë dyshime se bëhet fjalë edhe për dy persona të tjerë, puna e të cilëve është bazuar në këqyrjen dhe vëzhgimin e lëvizjeve të “kumbarit”, i cili iu dorëzua plumbave fiks në orën 20:44 të mbrëmjes së të shtunës.

Pas vrasjes, makina u gjet e djegur brenda së cilës policia gjeti 2 armë zjarri automatikë model 56, 4 krehër dhe 18 gëzhoja. Armatimi i gjetur në makinën e shkrumbuar pritet t’i nënshtrohet ekspertizës në laboratorin e Policisë Shkencore, shpresën e gjetjes së ndonjë prove. Po ashtu, policia është vënë në lëvizje edhe për komunikimet e fundit që mund të ketë kryer Pllanaj para se të ekzekutohej. Gjithashtu, po ekzaminohen aparatet e tij celular, ndërsa në fokus janë edhe kompanitë celulare, të cilat pritet të vënë në dispozicion tabulatet telefonike.

Report Tv siguroi ditën e djeshme video nga momenti i ekzekutimit të Pllanajt, ku në makinën dhe trupin e viktimës u qëlluan më shumë se 100 plumba. Edhe pse është ende herët, pista kryesore në tryezën e grupit hetimor është hakmarrja nisur nga dënimet dhe e shkuara e tij. Deri më tani nuk ka asnjë person të shoqëruar.

 

Next Post
“S’ka nevojë të provohet 100 herë një shalqi që është kungull”/ Rama: Do t’i bëjmë të gjitha një për një, mendoni për fëmijët tuaj…

Rama apel sërish opozitës: Politika le të na ndajë, po lufta për jetën, shëndetin dhe Shqipërinë duhet të na bashkojë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sot seanca plenare, studentët zhvendosin protestën para Parlamentit, vendosen barrierat metalike para godinës

Edhe Kuvendi kërkon më shumë para, i duhen edhe 416 mln lekë shtesë! Nga AI, te librat me ligjet e BE-së për deputetët

November 11, 2026
Zgjedhjet në 5 bashki, KQZ njofton hapat për plotësimin e fletës së votimit

Votimi dhe numërimi elektronik nuk ndryshon në 9 maj! Celibashi: Mungon vullneti politik nga opozita

November 11, 2026
Pushimet në Shqipëri u kthyen në makth, çifti kanadez përfundon me 23 kg kanabis në valixhe: Na e ndërruan bagazhin

Pushimet në Shqipëri u kthyen në makth, çifti kanadez përfundon me 23 kg kanabis në valixhe: Na e ndërruan bagazhin

November 11, 2026
Rama: Nëse SPAK dështon të jetë i pavarur, do ishte edhe dështimi ynë! O me demokracinë, o me kënetën…

Veliaj kërkon komision hetimor për Ramën: Më kërcënoi përmes Gogut, jam gati të përballem me ministrin

November 11, 2026
Stuhia “Charles” do përfshijë edhe Shqipërinë! Erë e fortë dhe rrebeshe shiu të enjten e të premten. Më i prekur Veriu

Stuhia “Charles” do përfshijë edhe Shqipërinë! Erë e fortë dhe rrebeshe shiu të enjten e të premten. Më i prekur Veriu

November 11, 2026
Takim me Ilirjan Celibashin, BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

Takim me Ilirjan Celibashin, BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

November 11, 2026
“Të shqetësuar, nesër mund të dhunojnë mësuesin e pedagogun”- Tryeza Kombëtare, Rama për përfshirjen e të miturve në protesta: Relativizuan dhunën dhe e justifikuan!

Rregulla të reja për mjekët dhe infermierët e rinj, Rama njofton lehtësimin e procedurave për Provimin e Shtetit

November 11, 2026
Ora luksoze, makina të shtrenjta dhe apartamente milionëshe, jeta e Hajdar Çopjas në Dubai

Ora luksoze, makina të shtrenjta dhe apartamente milionëshe, jeta e Hajdar Çopjas në Dubai

November 11, 2026
Kërcënim për bombë edhe në mbi 300 shkolla në Irlandën e Veriut, policia konfirmon alarmin e rremë

Kërcënim për bombë edhe në mbi 300 shkolla në Irlandën e Veriut, policia konfirmon alarmin e rremë

November 11, 2026
Pikëpyetjet mbi “Rinia Nacionaliste” dhe lidhjet me “Forumi Rinor Islamik”

Pikëpyetjet mbi “Rinia Nacionaliste” dhe lidhjet me “Forumi Rinor Islamik”

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In