• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Transportuesit e furgonëve dhe dy efektivë policie dëshmojnë në gjykatë

by Java News
08/02/2023 19:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sot në Elbasan u zhvillua një tjetër seancë për vrasjen e mjekut Pjerin Xhuvanit, e cila nisi prej orës 09:30 dhe zgjati deri në 16:00. Në këtë seancë u dëgjuan dëshmitë edhe të dy punonjësve të policisë.

Në dëshminë e tyre kanë thënë se pranë viktimës dhe vrasësit kishte njerëz të grumbulluar. Pyetjes, nëse njihnin dikë në atë turmë, përgjigja ishte jo.

Avokatja e familjes Rezarta Tahiraj është shprehur: “Nëse policët që punojnë dhe ndoshta edhe banojnë në Elbasan nuk njohin asnjë në atë turmë kupton shumë. Ndoshta ata persona kishin ardhur nga qytete dhe fshatra të tjera dhe sigurisht nuk ishin turistë dhe nuk ishin sigurisht as edhe miqtë e viktimës që kishte mbërritur aty në makinë i shoqëruar vetëm nga dhëndri i tij dhe nga një person tjetër”.

Sipas avokates Tahiraj, turma e parë nga dy punonjësit e policisë mund të jetë krijuar nga komponentët e skuadrës paramilitare të mbrojtjes së votës dhe nga bashkëpunëtorët e tyre hipotetikë.

Përsa i përket të rejave të mundshme në referim me sinjalizimin e një hipoteze të rrezikut të jetës për një dëshmitar që i është dërguar Prokurorisë pikërisht nga avokate Tahiraj, përfaqësuesja ligjore e familjes së viktimës deklaroi se nuk ka dhe nuk pret përgjigje: “Do të jetë Prokuroria që do të vendosë nëse aktivizohet për ti kërkuar autoriteteve kompetente mbrojtjen e këtij dëshmitari dhe do të jetë gjithmonë Prokuroria të vendosë nëse dhe si të përdorë bashkëpunimin e dëshmitarit. Mund të jetë e dobishme në ofrimin e elementëve të dobishëm për të krijuar një identikit të personave për t’u kërkuar ose ndoshta për të gjetur fytyrat e tyre ndër qindra fotografi”.

 

 

Personalisht jam e bindur, tha avokate Tahiraj  se ai dëshmitar është shumë i çmueshëm për aktivitetin investigativ të Prokurorisë mbi këtë rast.

Në seancë ai tha që dy personat për tu kërkuar ishin të armatosur me pistoletë. Dëshmitari nuk diti të tregojë markën dhe kalibrin e atyre pistoletave, sepse mendoj se nuk është një ekspert armësh, por që ata persona ishin në posedim të atyre armëve e tha në mënyrë të qartë. Kjo specifikë është një veçori rënduese që shton urgjencën për nevojën e identifikimit për rrezikun që kanë treguar në atë rrethanë me posedimin e atyre pistoletave dhe me faktin se ndoshta i përkasin pikërisht ato armë dhe plumba të gjetur në vendin e vrasjes me një kalibër të ndryshëm nga pistoleta e vrasësit”.

Tahiraj sqaron se nuk është avokati mbrojtës i dëshmitarit: “Nuk e njoh. Nuk di asgjë për të. E kam parë një herë në seancën e procesit gjyqësor. Edhe nëse do më kërkonte që ta mbroja atë si avokat do ta refuzoja. Rasti i tij është i zakonshëm, i thjeshtë dhe unë, që kam zgjedhur të jam avokat për pasion, mund të kem vetëm raste interesante dhe të vështira. Si shtetase – thotë Tahiraj – detyra ime përfundon me sinjalizimin në Prokurori të rrezikut të mundshëm për atë dëshmitar. Çdo vendim pasues është jashtë kompetencave të mia”.

Nevojitet të evidentohet se ai dëshmitar është i çmueshëm edhe në proces.

“Kjo nuk mund të mohohet – pohon avokate Tahiraj. Mendohet, për shembull, kur ka thënë se viktima nuk e kishte ofenduar vrasësin e tij dhe asnjë person tjetër prezent në vendin e vrasjes. Fjalët e asaj dëshmie – përfundon Tahiraj – janë sigurisht një kontribut i rëndësishëm në kuptimin e zhvillimit të fakteve dhe verifikimit të së vërtetës dhe të përgjegjësive, por mund të jenë edhe një ndihmë në punën e Prokurorisë që, duke përdorur disponibilitetin për të bashkëpunuar të dëshmitarit, do të mund t’ja dali që të çojë në proces ata persona të armatosur ende të paidentifikuar”./m.j

Next Post
“Ma ke ngul thikën, tani po e rrotullon”/ Olta merr goditjen e rëndë nga Luizi, këngëtari: Dy bashkëpunëtorë kam, njëri është i fshehtë…!

“Ma ke ngul thikën, tani po e rrotullon”/ Olta merr goditjen e rëndë nga Luizi, këngëtari: Dy bashkëpunëtorë kam, njëri është i fshehtë…!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nauru ndryshon emrin pas dekadash, shteti ishullor rikthehet te identiteti tradicional

Nauru ndryshon emrin pas dekadash, shteti ishullor rikthehet te identiteti tradicional

August 3, 2026
Detaje nga plagosja e 35-vjeçarit në Kurbin, gjenden dy gëzhoja në vendngjarje

Ngacmoi seksualisht një të mitur, policia arreston 31-vjeçarin në Tiranë

August 3, 2026
Irani dhe Omani drejt një marrëveshjeje për ngushticën e Hormuzit, pa rifilluar dialogun me SHBA-të

Irani dhe Omani drejt një marrëveshjeje për ngushticën e Hormuzit, pa rifilluar dialogun me SHBA-të

August 3, 2026
Sherri për një vajzë dyshohet se i mori jetën 24-vjeçarit shqiptar në Itali! Identifikohet autori

Sherri për një vajzë dyshohet se i mori jetën 24-vjeçarit shqiptar në Itali! Identifikohet autori

August 3, 2026
21 mijë maturantë garojnë në universitete, Xhelaj: 77% janë nxënës që mbaruan këtë vit

21 mijë maturantë garojnë në universitete, Xhelaj: 77% janë nxënës që mbaruan këtë vit

August 3, 2026
Misteri i jahtit në Palasë, 4 personat mohojnë të kenë qëlluar me armë. Lirohen nga policia

Misteri i jahtit në Palasë, 4 personat mohojnë të kenë qëlluar me armë. Lirohen nga policia

August 3, 2026
“Operacioni July” në Durrës, arrestohet 44-vjeçari i dyshuar për 6 vjedhje dhe tentativa vjedhjeje

“Operacioni July” në Durrës, arrestohet 44-vjeçari i dyshuar për 6 vjedhje dhe tentativa vjedhjeje

August 3, 2026
Kuba në errësirë totale pas urdhrit të Donald Trump, bie rrjeti energjitik në mbarë vendin

Kuba në errësirë totale pas urdhrit të Donald Trump, bie rrjeti energjitik në mbarë vendin

August 3, 2026
Hashim Thaçi mbetet në paraburgimin e Hagës, i refuzohet garancia prej 50 mijë eurosh

Hashim Thaçi mbetet në paraburgimin e Hagës, i refuzohet garancia prej 50 mijë eurosh

August 3, 2026
Vdekja e minatorit në Bulqizë, arrestohet drejtuesi teknik! Nuk zbatoi rregullat e mbrojtjes në punë

Vdekja e minatorit në Bulqizë, arrestohet drejtuesi teknik! Nuk zbatoi rregullat e mbrojtjes në punë

August 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com