• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja e “Padrinos” së Vlorës/ Artan Hoxha: Në fshatin e huaj të çan dhe macja, Bregu: Këta vriten për 70 mijë euro

by Java News
08/06/2022 20:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në emisioni “Në shënjestër” në News 24, drejtuar nga Klodiana Lala, gazetarët e kronikës Artan Hoxha dhe Sokol Bregu kanë zbuluar detaje nga vrasja e “Padrinos” së Vlorës, Edison Harizaj.

I pyetur nga Lala nëse vrasja e Harizajt tronditi botën e krimit duke prishur balancat dhe partneritetet që ishin krijuar, Bregu tha se krimi në Shqipëri është lokalist dhe viktima ka qenë i fort vetëm për qytetin e Vlorës.

“Dy momente bie dakord kur thotë se Edison Harizoaj u bë i njohur për shkak të lidhjeve brenda burgut dhe më pas dominoi krimin në Vlorë dhe qytete të tjera. Një grup në Durrës nuk mund të bëjë ligjin në Vlorë. Ky ishte bosi i Vlorës, por ne jemi lokalist. Edhe grupi më i fuqishëm i krimit sot për sot në Shqipëri s’mund të bëjë të fortin në Përrenjas se s’të lë ai që ka territorin atje. Po grupet kriminale janë lokaliste, por kërkojnë partnership”, u shpreh Bregu.

Edhe Artan Hoxha e mbështeti mendimin e kolegut duke iu referuar me humor një shprehje të vjetër popullore.

“Se unë dhe Koli jemi nga e njëjta zonë. Në zonën tonë pleqtë thonë, në fshat të huaj të çan dhe macja”, tha Hoxha, duke lënë të kuptohet se bandat kriminale në Shqipëri kanë frikë të dalin përtej territorit të tyre nëse nuk krijojnë aleanca.

Më tej ai shtoi se Edison Harizaj ishte vetë një grup kriminal.

“Ai ishte grup vetë. Ai më të fuqishëm se vetja nuk njihte njeri, mund të kishte ndonjë aleancë ai”, theksoi Hoxha.

Ndërsa Bregu shtoi se “filmi i Toto Rinës është më i pari në Shqipëri sepse aty shohin veten dhe mënyrën si të menaxhojnë armikun, si ta njofin skenën”.

“Të pazbardhura vrasjet e tij nuk mund të jenë pasi ai ka bashkëpunuar me dikë dhe ka qenë në vrasje me dikë tjetër. Kemi një komedi të famshme ne të Qazim Mulletit që thoshte se edhe unë me 3 muaj në burg do isha bërë kriminel. Nëse futesh në burg dhe je prezent me ata që janë personazhe kryesore të botës së krimit në Shqipëri.

Ti i bashkëngjitësh atyre ditë pas dite dhe krijon standart tjetër për jetën dhe armiqtë. Këta quhen të dyshuarit e përhershëm, pasi ndodh një ngjarje. Edhe në komunizëm po të ndodhte një vjedhje, shihehin të gjithë hajdutët e skeduar. Për vrasjen e Skerdilajd Konomit në momentin që ndodhi në Vlorë, me shpërthim dhe ne ecje, kush do dyshohej se kishte mundësinë ta bënte këtë.

Padyshim që s’vinte nga jashtë. Ajo Vlorë që është aq e madhe, është e vogël, pasi të gjithë duan të dinë se kush bën çfarë.  Pasi doli nga burgu kishte background tjetër. Kur doli nga burgu historia e krimit në Shqipëri kishte ndryshuar sepse fiks në 2009 Shqipëri pas liberalizimit të vizave, filloi dhe ndryshimi dhe ne nga banda të armatosura kaluam në grupe kriminale”, shtoi gazetari Bregu.

Ai gjithashtu hodhi dyshimin se vrasja mund të ketë ndodhur prej mungesës së besnikërisë nga njerëzit që e rrethonin dhe këtë pretendim e lidhi dhe me dëshmitë e dhëna së fundmi nga i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani.

“Ata mund të harxhojnë para me femra por njerëzit e besuar harrojnë t’i japin copën e duhur. Nëse ti nuk paguan njeriun tënd më besnik atëherë t’i je gjithmonë në rrezik. Ne kujtojmë se këta kanë 40-50 milionë por këta vriten për 70 mijë euro”, tha Bregu./m.j

Next Post
Rrëzohet qeveria në Bullgari, dy aleatët përplasen për veton ndaj Shkupit dhe korrupsionin

Rrëzohet qeveria në Bullgari, dy aleatët përplasen për veton ndaj Shkupit dhe korrupsionin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestat e dhunshme në Europë, kreu i OKB-së për të Drejtat e Njeriut kërkon ulje të tensioneve dhe dialog: Dënojmë veprimet e dhunshme, dialog dhe siguri!

Protestat e dhunshme në Europë, kreu i OKB-së për të Drejtat e Njeriut kërkon ulje të tensioneve dhe dialog: Dënojmë veprimet e dhunshme, dialog dhe siguri!

October 21, 2026
Shtyhen disa ndeshje futbolli në Francë, shkak protestat e dhunshme të të rinjve

Shtyhen disa ndeshje futbolli në Francë, shkak protestat e dhunshme të të rinjve

October 21, 2026
“Dhuna në protesta është joproduktive!”- Historiani Bernd Fischer: Korrupsioni dhe pakënaqësia popullore janë probleme serioze!

“Dhuna në protesta është joproduktive!”- Historiani Bernd Fischer: Korrupsioni dhe pakënaqësia popullore janë probleme serioze!

October 21, 2026
Protesta e dhunshme, biznesi zbulon faturën e dëmeve nga sulmet, 80 subjekte të prekura!

Protesta e dhunshme, biznesi zbulon faturën e dëmeve nga sulmet, 80 subjekte të prekura!

October 21, 2026
Avokati i Popullit raport për ndalimet dhe shoqërimet e Policisë: Blloku i Sigurisë i mbipopulluar!

Avokati i Popullit raport për ndalimet dhe shoqërimet e Policisë: Blloku i Sigurisë i mbipopulluar!

October 21, 2026
Dyshohet se po planifikonte një krim, arrestohet 16-vjeçari në Varshavë, në banesë i gjendet një arsenal sendesh të rrezikshme

Dyshohet se po planifikonte një krim, arrestohet 16-vjeçari në Varshavë, në banesë i gjendet një arsenal sendesh të rrezikshme

October 21, 2026
Dyshohet se po planifikonte një sulm, ndalohet 16-vjeçari në Poloni

Dyshohet se po planifikonte një sulm, ndalohet 16-vjeçari në Poloni

October 21, 2026
Millorad Gjokoviq dënohet me 10 vjet burg për krime lufte në Kosovë!

Millorad Gjokoviq dënohet me 10 vjet burg për krime lufte në Kosovë!

October 21, 2026
Presidenti argjentinas kritikon Sanchez në Madrid: Është diktator, hajdut dhe i korruptuar

Presidenti argjentinas kritikon Sanchez në Madrid: Është diktator, hajdut dhe i korruptuar

October 21, 2026
Bedri Hamza jep dorëheqjen dhe largohet përfundimisht nga drejtimi i PDK-së!

Bedri Hamza jep dorëheqjen dhe largohet përfundimisht nga drejtimi i PDK-së!

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In