• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja e Nelgert Patës/ Policia arreston të plagosurin Alinani

by Java News
22/11/2016 10:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dëshmia e të plagosurit në atentatin ku mbeti i vrarë Nelgert Pata, duket se nuk i ka bindur hetuesit e çështjes. Ndonëse Ari Alinani, 39 vjeç nga Delvina, ka deklaruar se nuk e njihte Patën, por vetëm ka qenë shoferi i tij në momentin kur ndodhi atentati, policia ka bërë sot shoqërimin e tij në komisariat. Ndalimi i tij u bë në ambientet e dhomës së paraburgimit të spitalit Fier.

Nga Alinanit rëndon akuza për “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Që nga pasditja e së dielës e deri në orët e vona të mbrëmjes së të hënës janë shoqëruar dhe marrë në pyetje mbi 15 persona nga Tirana, Fieri, Vlora, Tepelena dhe Durrësi, por ende nuk është arritur të bëhet i mundur identifikimi i autorëve të ekzekutimit të Nelgert Patës. Disa nga personat e marrë në pyetje nga policia janë të njohur të viktimës dhe ditët e fundit janë parë në shoqërinë e tij.

Sakaq, u shoqëruan në lidhje me ngjarjen 6 persona, por pesë prej tyre u lanë të lirë pas marrjes në pyetje. Në policinë e Fierit tashmë ndodhet vetëm një nga të shoqëruarit, i cili akuzohet për moskallëzim krimi.

HETIMET
Nga kryerja e veprimeve paraprake hetimore ka rezultuar se Nelgert Pata i ruhej një atentati të mundshëm dhe për këtë arsye ai është “shpërngulur” me banim në periferi të qytetit të Fierit. Por, përpjekjet e 34-vjeçarit kësaj here kanë dështuar, pasi dyshohet që atentatorët ta kenë ndjekur nga pas. Këta të fundit, pasi kanë mësuar hotelin ku rrinte Pata, kanë studiuar lëvizjet që kryente ai për të organizuar më pas vrasjen. Sipas burimeve të mësipërme, dyshohet se dy vrasësit kanë pasur edhe një bashkëpunëtor që ka qëndruar përballë hotelit.

Sapo 34-vjeçari ka dalë jashtë, autorët që qëndronin në një makinë të vjedhur tip “Mercedes”, janë sinjalizuar nga bashkëpunëtori i tyre, i cili u ka thënë se Pata ka hipur në makinën e tij “Volkswagen” dhe po shkonte drejt tyre. Dy breshëri kallashnikovi janë zbrazur 100 metra larg hotelit, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 30 gëzhoja.

Vrasja e të riut nga Memaliaj ka shkaktuar panik te banorët e zonës, ndërsa forca të shumta policore kanë mbërritur në vendngjarje. Mësohet se grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë së hotelit ku rrinte viktima për të parë hyrje–daljet e tij, personat me të cilët ai shoqërohej si dhe individë të tjerë për të cilët mund të lindin dyshime. Njëra nga kamerat e sigurisë së hotelit ka fiksuar një fragment të skenës së krimit, por të dhënat nuk janë të mjaftueshme për rënien në gjurmët e vrasësve.

Ekspertët e çështjes kanë dyshime të arsyeshme se Nelgert Pata mund të jetë nxjerrë në pritë, pasi autorët kishin bërë planin për mënyrën e eliminimit të tij. Për këtë do të zbardhen tabulatet telefonike të viktimës për të verifikuar se me kë ka folur ai para se të dilte nga hoteli. Gjithashtu, nga hetimet e kryera në lidhje me ngjarjen e ndodhur pasditen e së dielës ka rezultuar se makina me të cilën udhëtonte viktima nuk është e tij. Në çantën e Patës, ku mbante sende personale, policia ka gjetur çelësat e një automjeti, i cili është gjetur më pas në parkimin e hotelit.

ma.me

Next Post
Aksidenti në Bllok/ Kush ishte Kejdi Halili, djali i gazetares që e quante “drita e syve”

Aksidenti në Bllok/ Kush ishte Kejdi Halili, djali i gazetares që e quante “drita e syve”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Meta në gjyq për dëmtimin e fëmijëve, aksionet bien 3.5% në Wall Street

Meta në gjyq për dëmtimin e fëmijëve, aksionet bien 3.5% në Wall Street

August 18, 2026
Fruthi rikthehet në alarm! ISHP: Rrezik përhapjeje, prindërit po vonojnë vaksinimin e fëmijëve

Fruthi rikthehet në alarm! ISHP: Rrezik përhapjeje, prindërit po vonojnë vaksinimin e fëmijëve

August 18, 2026
Përshkallëzohet përplasja Francë-Iran! Parisi dëbon dy diplomatë iranianë

Përshkallëzohet përplasja Francë-Iran! Parisi dëbon dy diplomatë iranianë

August 18, 2026
Londër/ Zjarr masiv përfshin qendrën e riciklimit, re të dendura tymi mbulojnë qiellin

Londër/ Zjarr masiv përfshin qendrën e riciklimit, re të dendura tymi mbulojnë qiellin

August 18, 2026
Analiza e REL: Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

Analiza e REL: Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

August 18, 2026
90 mijë shtetas në vetëm dy javë/ Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës, autoritetet kanë shtuar sportelet

Fluks i lartë në Morinë! Mijëra kosovarë drejt bregdetit shqiptar, krijohet trafik në kufi

August 18, 2026
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Përmirësohet situata, 4 vatra vijojnë të jenë aktive

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Përmirësohet situata, 4 vatra vijojnë të jenë aktive

August 18, 2026
“Gjithçka është antikushtetuese”, shpërthen ish-kryeministri: Kurti e katandisi Kosovën në kaos!

“Gjithçka është antikushtetuese”, shpërthen ish-kryeministri: Kurti e katandisi Kosovën në kaos!

August 18, 2026
Alarm në Emirate! Aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore pas kërcënimit raketor

Alarm në Emirate! Aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore pas kërcënimit raketor

August 18, 2026
Ura e Ibrit ende e mbyllur për makina, BE-ja kërkon koordinim mes Kosovës dhe komunave

Ura e Ibrit ende e mbyllur për makina, BE-ja kërkon koordinim mes Kosovës dhe komunave

August 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com