Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për hetim tre të akuzuarit për vrasjen e Menduh Kurtdedës. Marjeta Karaj, Besmir Karaj, nënë dhe bir si dhe Gazmir Ngota si bashkëpunëtor i tyre do të gjykohen për vrasjen makabre të ndodhur në vitin 2017.
Marjeta Karaj së bashku me të birin, Besmir Karaj kanë marrë peng të ndjerin dhe dhunuar atë. Më pas e kanë transportuar në Kodër Shupal, ku e kanë lidhur dhe i kanë bërë presion për kthimin e një borxhi që pretendonin se iu detyrohej viktima. Pas dhunës dhe presionit ata kanë djegur dhe groposur viktimën.
Nga hetimet e prokurorisë, rezultoi se Marjeta Karaj ishtë e punësuar si sekretare në një OJF dhe mosmarrëveshjet me viktimën kanë nisur në lidhje me financimin dhe menaxhimin e fondeve të shoqatës.
Ngjarja u zbardh pas dëshmisë së shtetasit G.N, i cili pretendoi se ndihej i kërcënuar nga autorët e ngjarjes.
/a.r