• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, May 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vrasja e Martinit, babai i 14-vjeçarit: Heshtja vret. Nuk ishte grup kriminal, zbardhej për 3 ditë

by A R
18/01/2025 12:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kanë kaluar tashmë 2 muaj që nga vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani në shkollën “Fan Noli” nga bashkëmoshatari i tij.

Prindër, qytetarë, të rinj dhe aktivistë të shoqërisë civile kanë protestuar sërish për ngjarjen e rëndë në shkollën “Fan Noli”. Pas grumbullimit në shkollën “Fan Noli” ata marshuan drejt ministrisë së Arsimit.

Të pranishëm në protestë ishin edhe prindërit e Martinit. Babai i 14-vjeçarit bën thirrje për zbardhjen e ngjarjes.

“Fëmija besoj se është mbi të gjitha. Nuk kam fjalë se po përjetojmë një ngjarje shumë tragjike. Nuk flejmë gjumë, kemi një traumë shumë të madhe. Ju bëj thirrje prindërve, institucioneve, shëndetësisë sepse na ka kapur frika. Vetëm njëherë që kam shkuar tek Prokuroria dhe më tha që do t’i shkojmë deri në fund po deri tani heshtja vret më shumë. Heshtja është shumë e madhe dhe kaluan dy muaj. Nuk ishte një grup kriminal ajo mund të zbardhej edhe brenda tre ditëve. Vetëm media e ka pasqyruar. I kemi drejtuar edhe letër shkollës dhe përgjigja e tyre është ne e kemi dërguar në Prokurori. Ne si prindër nuk kemi asnjë lloj informacioni”, shprehet babai i Martin Canit.

Ndërkohë nëna e Martinit 14-vjeçar shprehet se kërkon drejtësi për vrasjen e të birit.

“Duam drejtësi, vetëm drejtësi kërkojmë asnjë gjë tjetër.  Askush nuk më ka kontaktuar. Mesazhet i kam dërguar dhe unë dua vetëm drejtësi, kaq”, tha nëna e Martinit.

Dy nxënësit u konfliktuan pak metra larg shkollës “Fan Noli” në Tiranë, ku të dy ishin nxënës. 14-vjeçari Martin u godit me thikë nga bashkëmoshatari i tij, duke humbur jetën.

Next Post
“Kur po vizitoja Mehmetin, atij i shërbyen kafe e fruta”, dëshmia e rrallë mjekut: U detyrova të flas në frëngjisht, sepse…

“Kur po vizitoja Mehmetin, atij i shërbyen kafe e fruta”, dëshmia e rrallë mjekut: U detyrova të flas në frëngjisht, sepse…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Finalja e Eurovisionit, Alis do të performojë sonte i pesti me “Nan”, ja si të votoni

Finalja e Eurovisionit, Alis do të performojë sonte i pesti me “Nan”, ja si të votoni

May 16, 2026
Grabitje në Kamëz/ Gazetari: Të armatosurit marrin bizhuteritë dhe largohen me motor me targa të vjedhura

Grabitje në Kamëz/ Gazetari: Të armatosurit marrin bizhuteritë dhe largohen me motor me targa të vjedhura

May 16, 2026
Bulku para finales së Eurovisionit: Të gjithë qajnë kur dëgjojnë “Nan”, impakti është i jashtëzakonshëm

Bulku para finales së Eurovisionit: Të gjithë qajnë kur dëgjojnë “Nan”, impakti është i jashtëzakonshëm

May 16, 2026
Makina ‘fluturon’ mbi turmën me 160 km/h, 7 të plagosur! Shoferi nxjerr thikën gjatë arratisjes

Makina ‘fluturon’ mbi turmën me 160 km/h, 7 të plagosur! Shoferi nxjerr thikën gjatë arratisjes

May 16, 2026
Kapen me valixhe me kokainë, dënohen me mbi 40 vite burg dy shqiptarët

Kapen me valixhe me kokainë, dënohen me mbi 40 vite burg dy shqiptarët

May 16, 2026
Trump paralajmëron Iranin: Arrini marrëveshje shpejt, ose do të përballeni me “një të keqe”

Trump paralajmëron Iranin: Arrini marrëveshje shpejt, ose do të përballeni me “një të keqe”

May 16, 2026
Kosovë/ PZAP lë në fuqi vendimin e KQZ, opozita serbe mbetet jashtë zgjedhjeve të 7 qershorit

Kosovë/ PZAP lë në fuqi vendimin e KQZ, opozita serbe mbetet jashtë zgjedhjeve të 7 qershorit

May 16, 2026
Berisha i vetëm në garë për kryetar, PD nis fushatën për zgjedhjet e 23 majit

Berisha i vetëm në garë për kryetar, PD nis fushatën për zgjedhjet e 23 majit

May 16, 2026
Përplasjet e Berishës me Salianjin/ Alimehmeti: Nuk mbështes ashpërsimin e toneve në PD

Përplasjet e Berishës me Salianjin/ Alimehmeti: Nuk mbështes ashpërsimin e toneve në PD

May 16, 2026
Gjykata e Durrësit në kushte alarmante, mungesë sallash dhe problem sigurie

Gjykata e Durrësit në kushte alarmante, mungesë sallash dhe problem sigurie

May 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In