Gjykata e Apelit e Tiranës lë në fuqi vendimin për pushimin e hetimeve për Kastriot Gjuzin.
Gjuzi u arrestua në mars të 2018 si i dyshuar për vrasjen e Mario Majollarit më 10 prill 2018 në zonën e Kinostudios në Tiranë, por prokuroria thotë se nuk ka prova dhe kërkoi në gjykatën e Tiranës pushimin e çështjes.
Gjykata e Tiranës e pranoi kërkesën e prokurorit dhe pushoi hetimet. Kastriot Gjuzi u lirua pak javë më parë.
Sot Gjykata e Apelit konfirmoi vendimin e dhënë nga Gjykata e Tiranës.
28-vjeçari Majollari dyshohet se u vra për motive gjakmarrje.
g.kosovari