• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Futbollisti i Kombëtares përplaset me Braçen: Je jashtë realitetit, herë flet si tifoz e herë si zyrtar shteti

by Java News
01/08/2019 10:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Erion Braçe mbetet fort i zëshëm me denoncimet e tij për futbollin shqiptar. Tashmë në rolin e zv.kryeministrit, fjala e tij ka më shumë peshë, sidomos kur akuzon.

Dje, në një postim të tij në rrjetet sociale, deputeti i PS foli me shqetësim të madh për evazionin fiskal në FSHF, për parregullsitë në deklarimin e pagave reale edhe nga klubet, duke paralajmëruar kallëzim penal.

Nuk ka vonuar dhe përgjigjia ndaj zyrtarit të lartë të qerverisë ka ardhur nga Andi Lila, që së fundi ka formuar Sindikatën e Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë. Ai ka replikuar “flakë për flakë” me… tifozin e Partizanit:

“I nderuar z.Brace. Lexova me vemendje reagimin tuaj, ne te cilin here flisni si tifoz futbolli dhe here nga pozita e nje zyrtari shteti, fatkeqesisht jashte realiteti. Pa dashur te hyj ne replika pa vlere, jo vetem me ju, zoti Brace, por me asnje dashamires futbolli, por ne cilesine e Kryetarit te Sindikates se Futbollisteve Profesioniste Shqiptare shpreh keqardhje per paragjykimin qe i behet organizimit te sportit ne kete vend.

Politika ne Shqiperi dhe ne vecanti mazhoranca qeverisese, qe tashme eshte absolute ne cdo nivel qeverises, e ka pasur te gjithe mundesine qe te permiresonte statusin e futbollisteve ne vend nepermjet nje ligji qe do te sillte zhvillim ne kete sport ne teresi e per rrjedhoje do e bente edhe me atraktiv financiarisht dhe jo vetem, por deri me sot nuk ka bere asgje te tille. Z.zv.kryeminister: A nuk ka qene detyre e administrates tatimore qe te kontrolloje klubet e futbollit jo vetem per bilancet mizerabel, por edhe per pagimin e kontributeve shoqerore e shendetesore per futbollistet?

Perse z.Brace, politika kujtohet per futbollin vetem kur shkojme ne Europian apo fushata elektorale, ku premtimet asnjehere nuk mbahen? A e dini se te humburit e perhereshem nga mugesa e vullnetit politik jane FUTBOLLISTET. Eshte pikerisht mungesa e vullnetit politik, qe te futbolli profesionist te kete permiresime thelbesore, cka na beri ne si futbolliste te angazhoheshim ne themelimin e sindikates sone.

Do jemi ne Z. Brace, ne opozite me te gjithe politikanet, zeri i munguar i futbollisteve, qe te gjitha ato te drejta te munguara te mos neperkemben me apo te perdoren si “lende e pare” per statuse rrjetesh sociale. Keto te drejta te neperkembura do te behen patjeter realitet nepermjet trysnise qe ne vete do ushtrojme ndaj jush si klase politike si dhe kujdo tjeter qe deri dje i ka shkelur si pa te keq. Premtimet se ne “shtator” do behet ndyshimi nuk mund te jene lajme vere. Se pari duhet te caktoni vitin se ndoshta kalon si “100 diteshi” dhe se dyti keto draft-ligje duhet te jene drafte ligjore te miremenduara”.

g.kosovari

Next Post
Naomi Campbell dëbohet nga hoteli në Francë për shkak të ngjyrës së zezë

Naomi Campbell dëbohet nga hoteli në Francë për shkak të ngjyrës së zezë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

November 11, 2026
Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

November 11, 2026
Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

November 11, 2026
A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

November 11, 2026
SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

November 11, 2026
“Flamingot” dhe investimi në Zvërnec, Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

“Flamingot” dhe investimi në Zvërnec, Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

November 11, 2026
Ibrahimaj: Program i ri për bizneset shqiptare, synohet përafrimi me standardet e BE-së dhe mbështetja për certifikimin

Ibrahimaj: Program i ri për bizneset shqiptare, synohet përafrimi me standardet e BE-së dhe mbështetja për certifikimin

November 11, 2026
Zhvillimet politike në Serbi, Rama: Lista Studentore është një eksperiment i ri, por s’ka ndryshim për Kosovën

Zhvillimet politike në Serbi, Rama: Lista Studentore është një eksperiment i ri, por s’ka ndryshim për Kosovën

November 11, 2026
Rama nga Irlanda: Shqipëria mund të mbyllë negociatat me BE-në deri në fund të vitit 2027, jemi në rrugën e duhur

Rama nga Irlanda: Shqipëria mund të mbyllë negociatat me BE-në deri në fund të vitit 2027, jemi në rrugën e duhur

November 11, 2026
Basha në SPAK për 21 janarin, a rrezikon Sali Berisha? Ish-prokurori: Ka një audiopërgjim dhe një email të dërguar në SHBA

“Nëse nuk janë të zotë, të hapin krahun”, Karanxha: Na duhen gjyqtarë të pavarur në Kushtetuese

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In