• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vrasja e Liridonës, prokuroria: Po kryejmë hetime intensive

by Java News
17/01/2024 15:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sipas Prokurorisë në Kosovë po zhvillohen hetime intensive lidhur me rastin e Liridona Ademajt, 30-vjeçares e cila u vra më 29 nëntor në fshatin Bërrnicë të Prishtinës. Prokuroria Themelore e Prishtinës nuk ka pranuar të ndajë më shumë informacione ruajtur integritetin e hetimeve. Në paraburgim për këtë rast janë katër persona, përfshirë edhe bashkëshorti i saj, Naim Murseli, që dyshohet se e porositi vrasjen.

Nga Prokuroria Themelore e Prishtinës i kanë thënë Gazetës Express se për këtë rast janë duke u zhvilluar hetime intensive. Në këtë fazë, deklarojnë se s’mund të ofrojnë informacione tjera për të ruajtur integritetin e hetimeve.

“Referuar pyetjeve tuaja, ju njoftojmë se ndaj rastit në fjalë janë duke u zhvilluar hetime intensive, andaj në këtë fazë nuk mund të japim informata të tjera për shkak të ruajtjes së integritetit të procesit hetimor”, thuhet në përgjigjen e Laureta Ulajt, zëdhënëses së Prokurorisë.

30-vjeçarja u vra mbrëmjen e 29 nëntorit, në fshatin Bërrnicë të Komunës së Prishtinës. Për vrasjen e saj janë arrestuar 4 persona, e cila sipas dosjeve të hetuesisë dhe prokurorisë, dyshohet se ishte inskenuar. Vrasja e saj dyshohet se u porosit nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli, me të cilin Liridona kishte dy fëmijë.

Vrasjen dyshohet se e ka kryer Granit Plava, pasi Murseli i kishte premtuar 30 mijë euro. I dyshuar është edhe nipi i Murselit, Kushtrim Kokalla, që ishte pjesëtar i FSK’së. Sipas raportimeve, ai ia kishte gjetur dorasin Murselit. Të tre këta janë arrestuar ditën kur u varros Liridona, saktësisht disa orë pas ceremonisë së varrimit.

Sipas njoftimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës, Murseli dyshohet se veprën penale “Vrasje e rëndë në bashkëkryerje”, Plava për veprën penale “Vrasje e rëndë” dhe vepën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, derisa Kokalla për shkak të veprës penale “Marrëveshja për të kryer veprën penale Vrasje e rëndë”./m.j

Next Post
PBB-ja e Kinës rritet me 5.2 për qind në vitin 2023, duke tejkaluar objektivin vjetor

PBB-ja e Kinës rritet me 5.2 për qind në vitin 2023, duke tejkaluar objektivin vjetor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump: Irani shkeli marrëveshjen brenda një ore, SHBA reagoi me bombardime

Dyshime për baste me fjalimet e Trump, hetohet operatori i teleprompterit për fitime mbi 100 mijë dollarë

July 16, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme/ SHBA bombardojnë përsëri me raketa në Iranin jugor! (VIDEO)

Tensionet në Lindjen e Mesme/ SHBA bombardojnë përsëri me raketa në Iranin jugor! (VIDEO)

July 16, 2026
Berisha në parlament? Frrok Çupi: ‘Truri i prishur” i PD po na turpëron të gjithëve, figura më e degraduar politike në histori!

Zvërneci/ Çupi reagon ashpër ndaj Berishës: Investimet i shihte si mundësi për të pasuruar familjen, PD nuk ringrihet kurrë me të në krye

July 16, 2026
Aksidenti në aksin Librazhd-Elbasan, policia jep detajet: Viktima një 33 vjeçar nga Kina

Aksidenti tragjik në Elbasan-Librazhd/ Humb jetën 19-vjeçari

July 16, 2026
Kur nuk kalon stekën nuk i kërkohet Duplantis të tërhiqet

Protagonizmi që vret legjendën

July 16, 2026
Arrestohen dy efektivë të Policisë në Tiranë, AMP: U kapën duke marrë ryshfet nga një shofer!

Arrestohen dy efektivë të Policisë në Tiranë, AMP: U kapën duke marrë ryshfet nga një shofer!

July 16, 2026
Helmimi i dyshuar në Akademinë e Sigurisë, AKU: Analizat konfirmojnë se ushqimi ishte brenda standardeve

Helmimi i dyshuar në Akademinë e Sigurisë, AKU: Analizat konfirmojnë se ushqimi ishte brenda standardeve

July 16, 2026
“Epsteini” ynë

Për të shqetësuarit nga “review”-t negative për Erebarën

July 16, 2026
Mbyllja e tri grupkapitujve të negociatave/ Rama: Gur kilometrik në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së

“Nuk do të bëhemi kor histerik sa herë del një çyryk e flet përçart!”, Rama u përgjigjet kritikëve për heshtjen e tij ndaj deklaratës së ministres serbe

July 16, 2026
Kandidatët e “Rithemelimit” për 6 marsin/ PD: Nuk na përfaqësojnë. Mashtrimi i radhës i Berishës!

Avokati komenton procesin e zgjedhjeve në PD: Nuk ka garë, ka vetëm emërime nga Berisha!

July 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In