• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja e Liridonës/ Naim Murseli përfundon dëshminë, çfarë thotë për pretendimet për tradhti

by Java News
01/02/2024 16:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Naim Murseli, i cili dyshohet se porositi vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademajt, ka përfunduar dëshminë e tij para Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Avokatja e tij, Teuta Zhinipotoku, i ka thënë Gazetës Express se Murseli e ka mohuar versionin që e ka dhënë gjatë intervistimit në Polici. Sipas saj, Murseli ka mohuar edhe raportimet në media për raporte të tensionuara me bashkëshorten dhe aludimet për tradhëti.

“Dëshmia e të pandehurit Naim Murseli ka mbaruar. Me sot është kry deklarimi i tij pranë Prokurorisë Themelore në Prishtinë , i cili në tërsi e ka mohuar verzionin e dhënë gjatë intervistimit në Polici. Deklarata e tij ka qenë e dhënë ne detaje në spjegimin e ngjarjes që ka mohuar implikimin e tij në këtë rast. Informatat te cilat janë publikuar lidhje me raportet e tendosura në mes të bashkeshortëve lidhur me besnikerinë e tyre i pandehuri në tërsi i ka mohuar. Prokuroria vazhdon me grumbullimin e provave të mëtutjeshme”, ka thënë Zhinipotoku.

Gjykata Themelore në Prishtinë në dhjetor të vitit 2023, ua ka vazhduar edhe për dy muaj paraburgimin Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të cilët dyshohen për vrasjen e 30-vjeçares, L.A.

Nga Prokuroria Themelore e Prishtinës i kanë thënë para dy javësh se për këtë rast janë duke u zhvilluar hetime intensive. Në këtë fazë, deklarojnë se s’mund të ofrojnë informacione tjera për të ruajtur integritetin e hetimeve.

“Referuar pyetjeve tuaja, ju njoftojmë se ndaj rastit në fjalë janë duke u zhvilluar hetime intensive, andaj në këtë fazë nuk mund të japim informata të tjera për shkak të ruajtjes së integritetit të procesit hetimor”, thuhet në përgjigjen e Laureta Ulajt, zëdhënëses së Prokurorisë.

30-vjeçarja me shtetësi suedeze u vra mbrëmjen e 29 nëntorit, në fshatin Bërrnicë të Komunës së Prishtinës. Për vrasjen e saj janë arrestuar tre persona, e cila sipas dosjeve të hetuesisë dhe prokurorisë, dyshohet se ishte inskenuar. Vrasja e saj dyshohet se u porosit nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli, me të cilin Liridona kishte dy fëmijë.

Vrasjen dyshohet se e ka kryer Granit Plava, pasi Murseli ia kishte premtuar 30 mijë euro. I dyshuar është edhe nipi i Murselit, Kushtrim Kokalla, që ishte pjesëtar i FSK’së. Sipas raportimeve, ai ia kishte gjetur dorasin Murselit.

Të tre këta janë arrestuar ditën kur u varros Liridona, saktësisht disa orë pas ceremonisë së varrimit.

Sipas njoftimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës, Murseli dyshohet se veprën penale “Vrasje e rëndë në bashkëkryerje”, Plava për veprën penale “Vrasje e rëndë” dhe vepën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, derisa Kokalla për shkak të veprës penale “Marrëveshja për të kryer veprën penale Vrasje e rëndë.”.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri N.M me dashje që ta privojë nga jeta në mënyrë dinake bashkëshorten e tij, ishte marrë vesh me të pandehurin G.P për ta vrarë tani të ndjerën L.M, ku paraprakisht i pandehuri N.M e kishte pajisur me armë të pandehurin G.P dhe kishin inskenuar veprën penale të Grabitjes, e cila është realizuar me datë 29.11.2023 rreth orës 20:25 minuta , në fshatin Bernicë, Komuna e Prishtinës, në atë mënyrë që derisa i pandehuri N.M ishte duke lëvizur me veturën e tij, në të cilën kanë qenë e ndjera L.M dhe dy fëmijët e tyre, papritmas ka dalë para veturës i pandehuri G.P me maskë në kokë dhe revole në dorë, ku sipas marrëveshjes paraprake i pandehuri N.M me fëmijët kishin dalë nga vetura dhe ishte larguar nga vendi I ngjarjes kinse për të ikur, ndërsa në veturë kishte mbetur tani e ndjera, të cilën i pandehuri G.P e kishte qëlluar nga afërsia me një plumb në qafë dhe si pasojë e plagës vdekjeprurëse, e ndjera L.M kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa për këto veprime i pandehuri N.M, paraprakisht i kishte premtuar të pandehurit G.P shumën e të hollave prej 30,000.00 €”, thuhej në njoftimin e Gjykatës.

Ndërkohë, më 9 dhjetor është arrestuar edhe një person tjetër për këtë rast. I dyshuari i katërt është T.D., nga Novosella e Gjakovës. Ai dyshohet se ia kishte shitur armën dorasit.

Motivi i vrasjes ende nuk dihet. Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka deklaruar para disa javësh se po hetohen disa pista, por ende nuk mund të bëhen publike derisa të ketë një përfundim të qartë mbi motivin e vrasjes.

“Procesi hetimor vazhdon në disa faza. Policia në këtë rast është treguar shumë efikase dhe profesionale. Në afat rekord ka sqaruar vrasjen dhe ka arritur të arrestojë personat e përfshirë në këtë rast. Mbetet të zbulohet për motivin e kësaj vrasjeje. Jemi duke hetuar disa pista, por s’mund të bëj publike asgjë, derisa të kemi të kemi të qartë motivin”, ka thënë Hoxha në Frontal të T7.

Ai kishte thënë se për rastin mund të ketë edhe arrestime tjera. “Nuk kanë përfunduar arrestimet, kjo varet nga zhvillimet tjera që mund të dalin. S’mund të paragjykoj nëse do të ketë apo s’do të ketë. Mirëpo kjo nuk është e tëra edhe pse është sqaruar pothuajse e gjitha”, ka thënë Hoxha.

I pyetur nëse është kapur nga kamerat e sigurisë momenti i vrasjes së Liridonës, Hoxha kishte thënë se në vendin ku ka ndodhur krimi nuk ka kamera. “Momenti i vrasjes s’është i fokusuar. Ka qenë një zonë që s’është kapur nga kamerat”, ka thënë tutje ai.

/f.s

Next Post
Çelet ekspozita për Paolo Rossin në Tiranë, Rama: Shkoi pa e humbur buzëqeshjen, për ne futbolli ishte një dritare e botës

Çelet ekspozita për Paolo Rossin në Tiranë, Rama: Shkoi pa e humbur buzëqeshjen, për ne futbolli ishte një dritare e botës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eurodeputeti Andreas Schieder: Shqipëria mund të jetë historia e ardhshme e suksesit të zgjerimit të BE-së

Eurodeputeti Andreas Schieder: Shqipëria mund të jetë historia e ardhshme e suksesit të zgjerimit të BE-së

June 16, 2026
Zogjtë e revolucionit, beteja për lidershipin dhe Berisha në prapaskenë

Po të më kishin dëgjuar mua…

June 16, 2026
Rruga dritë, Maratonomaku im!

Rruga dritë, Maratonomaku im!

June 16, 2026
Trump i tregon kushtet Iranit: Do të takohemi për vendimin tim përfundimtar në “Dhomën e Situatave”!

Trump: S’ka nxitim për të nxjerrë uraniumin e varrosur të Iranit

June 16, 2026
Sarandë/ Operatorët e turizmit: Protestat gjatë sezonit veror mund të ndikojnë në imazhin dhe ecurinë e turizmit

Sarandë/ Operatorët e turizmit: Protestat gjatë sezonit veror mund të ndikojnë në imazhin dhe ecurinë e turizmit

June 16, 2026
Komisioni i Ligjeve rrëzon nismat për monopatinat dhe përjashtimin nga taksat për 5 vitet e para të makinave elektrike

Komisioni i Ligjeve rrëzon nismat për monopatinat dhe përjashtimin nga taksat për 5 vitet e para të makinave elektrike

June 16, 2026
“Zgjedhjet për kreun e partisë, proces farsë”, Ervin Salianji: PD manipuloi shifrat e pjesëmarrjes në referendum

“Sali nuk je më opozita, por je pengesa që opozita të vijë në pushtet”

June 16, 2026
Protesta/ Zhupa e “dredh” zyrtarisht: Misionarët e lirisë zgjodhën atë që drejton PD, Alibeaj zgjodhi të mos jetë në krah të qytetarëve

Kur udhëton Berisha në SHBA? Zhupa: Shumë shpejt, do të ketë takime atje…

June 16, 2026
Barazoi me Spanjën, lojtarët e Kepit të Gjelbër vlejnë 22 herë më pak se spanjollët

Barazoi me Spanjën, lojtarët e Kepit të Gjelbër vlejnë 22 herë më pak se spanjollët

June 16, 2026
Deklarata e Ramës për çështjen e detit, media greke: Burimet diplomatike raportojnë për probleme teknike

“Grup çakejsh me dy këmbë”, Rama denoncon sulmet e protestuesve ndaj mediave: Dominon fryma fashiste…

June 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In