Mirosh Djaloshi, ish-kryeplaku i fshatit Shkallë në Manzë të Durrësit, u gjet i vrarë në rrethana të paqartë mëngjesin e ditës së sotme. Policia e Durrësit po punon ende për zbardhjen e ngjarjes që solli vdekjen e 54-vjeçarit, por dyshimet e para rëndojnë mbi familjarët e tij.
Këto dyshime vijnë pas dëshmive kontradiktore të të afërmve të ish-kryeplakut.
Policia bën të ditur se Djaloshi u gjet me disa goditje çekiçi në kokë në oborrin e banesës së tij.
Fqinjët e 54-vjeçarit shprehen se, ai njihej si njeri i mirë dhe në dijeninë e tyre nuk ka pasur konflikte.









