• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vrasja e Kristian Markut, autorët në arrati, i arrestuari kyç gojën kujt ia dha makinën

by A R
30/01/2025 15:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia dhe Prokuroria e Vlorës kanë tentuar disa herë të marrin në pyetje Erald Cenajn, i arrestuar si person që ka siguruar mjetin që u përdor në vrasjen e Kristian Markut, i njohur edhe me emrin Kristian Bardhi, shkruan A2 CNN. 36-vjeçari nga Kukësi u prangos pak ditë më parë, por në asnjë moment nuk ka pranuar të japë deklarime, duke mos ndihmuar hetuesit në zbulimin dhe arrestimin e atentatorëve.

Dëshmia e tij konsiderohet kyçe për grupin hetimor, ku i është kërkuar të tregojë se kujt ia dha apo ia shiti makinën e përdorur në krim.

Nga hetimet ka rezultuar se mjeti tip Volkswagen Golf në vendin tonë ka hyrë nga Kosova dhe nuk rezulton i regjistruar në doganë, ndërkohë që kishte qenë në përdorim nga 36-vjeçari Cenaj. Ky i fundit e kishte blerë makinën tek dy shtetas kosovarë, por pa bërë kontratë shit-blerje. Ndaj edhe makina figuronte në emër të shtetasve nga Kosova. Duke ndjekur gjurmët hetuesit kanë shkuar tek pronarët e mjetit, dhe përmes dëshmisë së dy kosovarëve, policia ra në gjurmët e Cenajt, dhe bëri edhe arrestimin e tij për veprën penale të sigurimit të kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje.

Hetuesit dyshojnë se Cenaj nuk ka vepruar i vetëm që makina Volkswagen Golf të futet në territorin shqiptar pa u regjistruar në doganë në Morinë dhe për këtë fakt kanë nisur verifikimet për punonjës të doganës.

Kristian Bardhi u vra me breshëri plumbash më 13 janar teksa udhëtonte i vetëm në drejtim të Vlorës. Si pistë hetimore, agjentët janë përqendruar tek hasmëria mes fiseve Bardhi dhe Reçi në Rrëshen, që prej vitesh ka shkaktuar të paktën 7 viktima deri më tani.

Next Post
Task Forca për zgjedhjet, zbulohet si shpërndahen në terren prokurorët e SPAK: Altin Dumani në Tiranë

Task Forca për zgjedhjet, zbulohet si shpërndahen në terren prokurorët e SPAK: Altin Dumani në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë, arrestohen 3 persona

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë, arrestohen 3 persona

August 25, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 26 Gusht 2026

August 25, 2026
Strasburgu i jep të drejtë Eugen Papandiles: Shqipëria shkeli Konventën!

Strasburgu i jep të drejtë Eugen Papandiles: Shqipëria shkeli Konventën!

August 25, 2026
Radhë kilometrike në Rrugën e Kombit, trafiku rëndohet pranë Rrëshenit

Radhë kilometrike në Rrugën e Kombit, trafiku rëndohet pranë Rrëshenit

August 25, 2026
Krim i rëndë në Lushnje:, banori: Autori problematik në familje. Ka qenë me kartelë dhe i shtruar psikiatri

Krim i rëndë në Lushnje:, banori: Autori problematik në familje. Ka qenë me kartelë dhe i shtruar psikiatri

August 25, 2026
“Travelweek”: Tirana moderne: Kryeqyteti shqiptar që po fiton një identitet të ri

“Travelweek”: Tirana moderne: Kryeqyteti shqiptar që po fiton një identitet të ri

August 25, 2026
Mot i keq në Itali/ Anulohen fluturime në Malpensa, stuhi të fuqishme në veri dhe në Toskana

Mot i keq në Itali/ Anulohen fluturime në Malpensa, stuhi të fuqishme në veri dhe në Toskana

August 25, 2026

Fluks në dalje në portin e Durrësit, mbi 44 mijë udhëtarë dhe 12 mijë automjete përpunohen në 5 ditë

August 25, 2026
Të pakënaqur me gjyqtarët dhe prokurorët/ Qytetarët bëjnë 8451 ankesa për Drejtësinë, kërkojnë ndërhyrjen e ILD

Kadastra publikon udhëzimin: Dokumentet e nevojshme dhe procedurat për regjistrimin e AMTP

August 25, 2026
Aksidenti me dy viktima në Golem, banorët: Po bënin manovra me motor dhe humbën kontrollin

Aksidenti me dy viktima në Golem, banorët: Po bënin manovra me motor dhe humbën kontrollin

August 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com