• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vrasja e Kastratit: Kërkoi pafajësinë, Apeli ul dënimin për Albert Zajën! Ja sa vite do qëndrojë në qeli

by Java News
13/03/2024 16:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Apelit ka ulur me dy vite dënimin me burg të Albert Zajës, i akuzuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit, krim i ndodhur më datën 1 shkurt 2021 rreth orës 10:46 tek Ura e Sheqit në Fier.

Albert Zaja, i cili nuk ka pranuar të jetë i përfshirë në ekzekutimin e Shkëlzen Kastratit, kishte kërkuar në Apel deklarimin e pafajshëm për akuzën në ngarkim të tij të “Vrasjes me paramendim” e kryer në bashkëpunim.

Sipas akuzës, i pandehuri ka ndihmuar ekzekutorët të largohen nga vendi i ngjarjes.

Gjykata e Fierit e kishte dënuar Albert Zajën me 21 vite burg. Nga gjykimi i shkurtuar ai përfitonte uljen e dënimit me 1/3 duke u dënuar me 14 vite në qeli.

Ndërkohë Apeli e ka dënuar me 19 vite burg dhe nga gjykimi i shkurtuar i ulet në 12.8 vite burg.

Njoftimi i Gjykatës:

Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier, është zhvilluar gjykimi lidhur me çështjen penale që i përket të pandehurit me iniciale A. Z, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga 78/1 dhe 25 i K.Penal, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të parashikuar nga neni 278/1 dhe 25 të Kodit Penal (për armët e përdorura në veprën penale të vrasjes), për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të parashikuar nga neni 278/1 të Kodit Penal (për armën e llojit pistoletë Glok, e gjetur në momentin e arrestimit) si dhe veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuhetisë dhe sportive” e parashikuar nga neni 280 i Kodit Penal (lidhur me 23 copë fishekët për armet e zjarrit te gjahut).

Fakti objekt akuze lidhet me ngjarjen e ndodhur më datë 01.02.2021, rreth orës 10:46,  ku në Lagjen “Sheq i Madh” tek Ura e Sheqit në Fier, është raportuar se është bërë një vrasje me armë zjarri  dhe si pasojë ka mbetur i vrarë shtetasi me iniciale Sh. K. Një ndër autorët e akuzuar për kryerjen e veprës penale në rolin e ndihmësit është i pandehuri me iniciale A. Z, i cili ka ndihmuar ekzekutorët të largohen nga vendi i ngjarjes.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor  Fier, me vendimin nr. 1137/ (160), datë 04.04.2023 ka vendosur:

Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit A. Z për kryerjen e veprës penale të “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të parashikuar nga nenet 278/1 dhe 25 i Kodit Penal (për armët e përdorura në veprën penale të vrasjes).

Deklarimin fajtor të pandehurit A. Z për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me paramendim në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 78/1 dhe 25 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 20 (njëzet) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të pandehurit A. Z për kryerjen e veprës penale të “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të parashikuar nga neni 278/4 i Kodit Penal (për armën e llojit pistoletë Glok, e gjetur në momentin e arrestimit”) dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

4.Deklarimin fajtor të pandehurit A. Z për kryerjen e veprës penale të “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, të parashikuar nga neni 280 i Kodit Penal (per 23 fishekët për armët e zjarrit të gjahut) dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 3 (tre) muaj burgim.

5.Në bashkim të dënimeve sipas nenit 55 të Kodit Penal, caktimin e një dënimi të vetëm ndaj të pandehurit A. Z, konkretisht me 21 (njëzet e një) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, të pandehurit A. Z, ti ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht të dënohet me 14 (katërmbëdhjetë) vjet burgim.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga i pandehuri me iniciale A.Z, i cili kërkoi:

-Ndryshimin pjesërisht të vendimit nr. 160, datë 04.04.2023 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, duke kërkuar deklarimin e pafajshëm të të pandehurit A. Z për akuzën në ngarkim të tij të “Vrasjes me paramendim” e kryer në bashkëpunim e parashikuar nga nenet 78/1 dhe 25 të K.Penal pasi nuk provohet që i pandehuri të ketë kryer vepër penale, ose ndryshimin e cilësimit juridik dhe dënimin e të pandehurit me kohën e paraburgimi.

-Dënimin e të pandehurit vetëm për veprat penale të parashikuara nga nenet 278/4 e 280 të K.Penal me kohën e vuajtur në paraburgim nën efektet e masës së sigurimit ‘arrest në burg”.

-Shuarjen e masës së sigurimit “arrest në burg” për të pandehurin A. Z.

Në përfundim të gjykimit, sot më datë 13.03.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relator Gjyqtar z. Genti Dokollari dhe anëtarë znj. Irena Brahimi dhe znj. Edlira Petri, vendosi:

-Lënien në fuqi të vendimit nr. 1137/160, datë 04.04.2023 të Gjykatës së Shkallës Rrethit Gjyqësor Fier, me këtë ndryshim:

– Dënimin e të pandehurit A. Z, për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me paramendim”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 78/1 dhe 25 I K.Penal me 18 (tetëmbëdhjetë) vjet burgim.

– Në bashkim të dënimeve, në aplikim të nenit 55 të K.penal, dënimin e të pandehurit A. Z me 19 (nëntëmbëdhjetë) vjet burgim.

– Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale i ulet 1/3 e dënimit e të pandehurit A. Z dhe dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim./m.j

Next Post
Gjiknuri dhe Alibeaj mbledhin sot pas rreth dy vitesh Komisionin për Reformën Zgjedhore

Mblidhet Komisioni i Reformës Zgjedhore, ekspertët diskutojnë me ODIHR propozimet e Gjiknurit dhe Alibeajt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

November 10, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Protesta e ‘flamingove’/ Deputeti i PS: Kërkesa për ndalimin e investimit të huaj, tipike komuniste e anti-kapitaliste

November 10, 2026
Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

November 10, 2026
Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

November 10, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: SPAK po provon me majat e Piramidës se askush nuk është mbi ligjin

November 10, 2026
Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

November 10, 2026
Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

November 10, 2026
Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

November 10, 2026
Hekurudha Vorë- Hani i Hotit, 5 kompani kalojnë fazën e parë për mbikëqyrjen

Kur do të përfundojë hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas? Përgjigjet ministri Enea Karakaçi

November 10, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Kërkesa e Veliajt për pjesëmarrje në Asamble| Klosi: Do e diskutojmë në forume, problem paraburgimi

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In