• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vrasja e Ivanoviçit, kryeministrja serbe: Nëse s’na lejojnë, do të hetojmë vetë

by Java News
16/01/2018 22:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, tha se vendi i saj është duke pritur përgjigjen nga misionet e Kombeve të Bashkuara dhe të Bashkimit Evropian në Kosovë, në lidhje me kërkesën e autoriteteve serbe për t’u përfshirë në hetimin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviç, në veri të Mitrovicës. “Kemi bërë një kërkesë në emër të Qeverisë së Serbisë për të marrë pjesë në hetimet për vrasjen e Oliver Ivanoviçit, të cilat po udhëhiqen nga autoritetet e Kosovës. Presim përgjigje nga misionet UNMIK dhe EULEX, të cilat janë të vendosura në Kosovë”, tha Brnabiç për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë.

“Sigurisht se do të ofrojmë gjithë ndihmën e nevojshme për zbardhjen e këtij krimi të tmerrshëm. Nëse nuk lejohemi të marrim pjesë në hetime, do t’i bëjmë tonat. Megjithatë, kam shpresa të mëdha se do të ketë bashkëpunim dhe se Serbia do të marrë pjesë në hetime, së bashku me autoritetet e Kosovës”, shtoi Brnabiç. Ivanoviç, udhëheqës i Iniciativës Qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia“ në Kosovë, ka ndërruar jetë mëngjesin e së martës, pasi është qëlluar me armë zjarri në veri të Mitrovicës. Pas vrasjes, Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Serbisë është mbledhur në takim, nën udhëheqjen e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç. Brnabiç tha se në këtë takim, zyrtarët janë konsultuar edhe me agjencinë e inteligjencës dhe atë ushtarake dhe se ato do të bashkëpunojnë në hetimet eventuale nga autoritetet serbe. “Gjëja më e rëndësishme është të gjejmë atë ose ata që e bënë këtë, t’i sjellim para drejtësisë, në mënyrë që të dënohen për atë që kanë bërë”, tha Brnabiç. Brnabiç po ashtu tha se nuk ka asnjë reagim të autoriteteve në Kosovë ndaj, siç u shpreh, kërcënimeve ndaj pakicës serbe që jeton në Kosovë.

“Nuk dua të paragjykoj për autorin e mundshëm dhe nuk pretendoj se shqiptarët janë përgjegjës për krimin. Por, dua të theksoj se nuk ka asnjë reagim nga zyrtarët kosovarë ndaj kërcënimeve që i drejtohen popullit serb. Serbia ka synime të sinqerta për përmirësimin e marrëdhënieve me Prishtinën, por ne nuk mund ta bëjmë këtë vetëm”, tha Brnabiç. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Prishtinë, tha se autoritetet kompetente janë angazhuar në zbardhjen e vrasjes së Ivanoviçit dhe se nuk i mirëpret deklaratat e askujt për ndërhyrjen në hetime. Haradinaj tha se FBI mund të thirret për ndihmë nëse është e nevojshme. /Rel

 

 

Next Post
Shtohen shërbimet online që i ofrohen sipërmarrjes dhe qytetarëve

Shtohen shërbimet online që i ofrohen sipërmarrjes dhe qytetarëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Banori që humbi ndërtimin në Theth përfiton nga Paketa e Maleve, Rama: Do të të mbështesim të bësh diçka fantastike

Banori që humbi ndërtimin në Theth përfiton nga Paketa e Maleve, Rama: Do të të mbështesim të bësh diçka fantastike

July 21, 2026
Investigimi/ Nga Amerika Latine në Kosovë: Si trafikohen gra për shërbime seksuale?

Investigimi/ Nga Amerika Latine në Kosovë: Si trafikohen gra për shërbime seksuale?

July 21, 2026
Rruga e Dukagjinit merr dritën jeshile, Rama nga Thethi: Për dy javë nis ndërtimi!

Rruga e Dukagjinit merr dritën jeshile, Rama nga Thethi: Për dy javë nis ndërtimi!

July 21, 2026
Zhvillim i fortë në Hungari/ Prokuroria bastis zyrat e partisë së Viktor Orban!

Zhvillim i fortë në Hungari/ Prokuroria bastis zyrat e partisë së Viktor Orban!

July 21, 2026
Zjarr në fshatin Gjonomadh të Korçës (VIDEO)

Zjarr në fshatin Gjonomadh të Korçës (VIDEO)

July 21, 2026
Si përfitohet nga Paketa e Maleve? Rama jep shembullin konkret nga Thethi

Si përfitohet nga Paketa e Maleve? Rama jep shembullin konkret nga Thethi

July 21, 2026
Dashnor Sula: Inspektorët me kamera në trup, çdo kontroll në terren do të regjistrohet! Minimizohen abuzimet dhe favorizimet

Dashnor Sula: Inspektorët me kamera në trup, çdo kontroll në terren do të regjistrohet! Minimizohen abuzimet dhe favorizimet

July 21, 2026
Shembja e ndërtimeve pa leje në Theth, Rama: U keqkuptua premtimi për legalizimet

Shembja e ndërtimeve pa leje në Theth, Rama: U keqkuptua premtimi për legalizimet

July 21, 2026
Ndryshime të reja në ligjin për turizmin! Hotelet do të projektohen sipas standardeve, regjistrim dixhital dhe akses i lirë në bregdet

Ndryshime të reja në ligjin për turizmin! Hotelet do të projektohen sipas standardeve, regjistrim dixhital dhe akses i lirë në bregdet

July 21, 2026
Rama nga Thethi jep mesazhin e prerë: Paketa e Maleve nuk anulohet! (VIDEO)

Rama nga Thethi jep mesazhin e prerë: Paketa e Maleve nuk anulohet! (VIDEO)

July 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In