• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Vrasja e Ivanoviç është kapur nga kamerat e sigurisë, zbulohet itinerari i vrasësve

by A R
17/01/2018 07:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Mediat serbe vazhdojnë të shkruajnë për vrasjen e djeshme të Oliver Ivanoviçit, të cilat kanë paraqitur edhe trajektoren e qarkullimit të veturës së dyshuar, që mund të jetë përdorur në vrasje.

Gazeta beogradase “Blic” shkruan se në objektin e partisë ku ishte duke hyrë Ivanoviç, kanë qenë dy kamera ballore, të cilat duhet ta kenë filmuar tërë ngjarjen e vrasjes.

Po ashtu, gjatë rrugës nga ka kaluar automjeti i dyshuar, i cili është gjetur i djegur pak me shumë se një kilometër nga vendi i atentatit, duhet të jetë xhiruar nga kamera tjera të sigurisë.

Po ashtu është prezantuar edhe një trajektore e rrugës që ka bërë vetura “Opel Astra”, e cila është gjetur e djegur.

Në raportin fillestar të autopsisë së Oliver Ivanoviqit, bëhet e ditur se ai u qëllua për vdekje me gjashtë plumba, nga një revole e tipit “Zastava M70A”, prodhim serb, e njohur si “nëntëshe e gjatë”.

Më kërkesë të familjes, obduksioni është kryer në Qendrën Klinike Spitalore të Mitrovicës, i cili proces është udhëhequr nga mjekët e Institulit Ligjor të Kosovës, ku kanë marrë pjesë edhe mjekët serbë.

“Ka gjashtë, katër plumba kanë dalë nga trupi, dy plumba kanë mbetur në trup, lëndimet janë në zonën e pjesës së kraharorit dhe të gjoksit”, ka bërë të ditur për mediat serbe Milan Ivanoviç, drejtor i Qendrës Klinike dhe Spitalore në Mitrovicë.
Sipas tij, autopsia zgjati rreth katër orë dhe viktima ishte plagosur në organet vitale, aorta e sipërme, vena dhe mëlçi.

Ivanoviç është vrarë para selisë së partisë së tij në rrugën “Sutjeska” në veri të Mitrovicës. Nuk dihen motivet dhe as nuk ka të dyshuar për vrasjen e tij. E vetmja provë është një veturë e djegur e tipit “Opel Astra”, e cila është gjetur pas vrasjes në një lagje në veri./a.m.

Next Post
Kujdes nga pijet energjike, ja efektet anësore negative që shkaktojnë

Kujdes nga pijet energjike, ja efektet anësore negative që shkaktojnë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com