Bashkimi Europian e ka dënuar me forcë vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviç, mëngjesin e sotëm në Mitrovicë.
Në një deklaratë për shtyp, zëdhënësja e shefes së diplomacisë së BE-së, Maja Koçijançiç, ka deklaruar se BE e dënon këtë krim, kërkon zbardhjen sa më shpejtë të tij dhe vënien e autorëve para drejtësisë.
Ajo gjithashtu u ka kërkuar të gjitha palëve që të përmbahen./a.m.










