• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja e ish-policit drejt zbardhjes, gjenden armët dhe maskat e autorëve

by A R
05/02/2019 15:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Personat që qëlluan mbi Arben Bilalin nga makina e zezë me targa të huaja, kanë qenë të maskuar. Dy maskat e tyre dhe armët e krimit, dy automatikë të modifikuar ishin lënë në makinën që policia gjeti të braktisur në një kodër në Mjull Bathore. Në mjet janë gjetur shenja gishtash, që policia beson se janë të atentatorëve.

Makina me targa të huaja false rezulton të jetë vjedhur në Kosovë. Këto elemente, thonë për TV Klan burime pranë grupit hetimor, do të çojnë në zbulimin e atentatorëve të ish – efektivit të policisë.

Pamjet filmike kanë ndihmuar deri tani vetëm në rindërtimin e ngjarjes. Të gjitha provat janë dërguar në laboratorin e Policisë Shkencore për ekzaminime të nevojshme dhe hetuesit po presin përgjigjen e të dhënave, përmes të cilave besohet se do të mund të zbardhet kjo ngjarje kriminale.

Me to ekspertët pritet të ndërtojnë profilin gjenetik të autorëve. Për zbardhjen e ngjarjes është ngritur një grup i posaçëm hetimor nga departamenti i policisë kriminale, ndërsa hetimet po drejtohen nga Prokuroria e Tiranës.

Vrasja ndodhi mesditën e 30 Janarit. Siç shihet nga filmimet, 50-vjeçari u qëllua sapo zbriti nga një mjet, disa metra larg banesës së tij. Prokuroria ka dyshime se Bilali, të cilit i janë vrarë edhe dy vëllezër, të jetë ekzekutuar për motive hakmarrje.

Kjo për shkak se familja Bilali ka patur konflikte që prej vitit 1991 me një familje në Tiranë dhe përplasja mes tyre ka sjellë viktima nga të dyja palët.

/a.rada

Next Post
Fëmija rrihet për vdekje sepse nuk mësoi përmendësh Biblën

Fëmija rrihet për vdekje sepse nuk mësoi përmendësh Biblën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Atentati me dy të vrarë në Rinas, Prokuroria e Tiranës do marrë dëshminë e Shullazit

Atentati me dy të vrarë në Rinas, Prokuroria e Tiranës do marrë dëshminë e Shullazit

January 11, 2026
Venezuela / Sfidat e sanksioneve amerikane dhe ndikimi mbi kompanitë energjetike europiane

Venezuela / Sfidat e sanksioneve amerikane dhe ndikimi mbi kompanitë energjetike europiane

January 11, 2026
Sulmi kibernetik ndaj sistemit digjital të Bashkisë së Tiranës, Ristani: Të dhënat nuk janë prekur! Po forcojmë më tej infrastrukturën digjitale

Ristani: Pastrohet aksi Qafë Priskë–Shëngjergj, apel për kujdes nga ngricat


January 11, 2026
E kthyen hotelin në fole prostitucioni, arrestohen dy vëllezërit në Rrogozhinë

Arrestohen tre kolumbiane në Elbasan, ushtronin prostitucion

January 11, 2026
Vjosa del sërish nga shtrati pranë Urës së Mifolit, rrezik rritjeje deri në 9 metra

Vjosa del sërish nga shtrati pranë Urës së Mifolit, rrezik rritjeje deri në 9 metra

January 11, 2026
Groenlanda, sfida e kryeministrit Nielsen/ Nga ish-kampion i badmintonit në përballje me SHBA

Groenlanda, sfida e kryeministrit Nielsen/ Nga ish-kampion i badmintonit në përballje me SHBA

January 11, 2026
Përmbytjet, Rama: Ndryshimi i klimës realitet! Po hodhëm plehrat në rrugë, pasojat rëndohen edhe më shumë

“Reflektim mbi politikën penale”/ Rama: Drejtësia e sotme është e pavarur, por jo e paanshme dhe cilësore

January 11, 2026
“Të shtëna direkte në kokë”, Trump gati të nis bombardimet në Iran, Izraeli ngre alarmin

“Të shtëna direkte në kokë”, Trump gati të nis bombardimet në Iran, Izraeli ngre alarmin

January 11, 2026
Përmbytjet, Rama: Situata apokaliptike në gjithë rajonin. Familjet e prekura do të dëmshpërblehen

Përmbytjet, Rama: Situata apokaliptike në gjithë rajonin. Familjet e prekura do të dëmshpërblehen

January 11, 2026
‘Digjet’ Irani/ Protestuesit sfidojnë autoritetet shtetërore, shënohen përplasje të dhunshme

‘Digjet’ Irani/ Protestuesit sfidojnë autoritetet shtetërore, shënohen përplasje të dhunshme

January 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In