• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Vrasja e ish-kryeministrit japonez/ Trupi i pajetë i Shinzo Abe mbërrin në shtëpinë e tij në Tokio

by Java News
09/07/2022 09:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbarë bota është tronditur nga vrasja e ish-kryeministrit japonez, Shinzo Abe, i cili u qëllua me armë zjarri pas shpine teksa po mbante një fjalim elektorale në Nare.

CNN raporton se trupi i pajetë i politikanit japonez ka mbërritur këtë mëngjes në rezidencën e tij në periferinë e Tokios, Shibuya, ndërsa anëtarë të lartë të Partisë Liberale Demokratike (LDP) në pushtet, të veshur me të zeza, u rreshtuan për të bërë nderimet e tyre.

LDP – partia që dikur drejtonte Abe – dhe partitë e tjera thanë se do të rifillonin fushatën të shtunën përpara votimit të së dielës, në të cilën ata dhe partneri i koalicionit Komeito pritet të çimentojnë shumicën e tyre në parlament.

Politikanët thanë se ishin të vendosur të tregonin se vrasja nuk mund të ndalonte demokracinë.

Kush fshihet pas vrasjes se ish-kryeministrit japonez

Ka shumë teori për vdekjen e ish-kryeministrit të Japonisë Shinzo Abe, 67 vjeç,  dhe njera prej tyre është se truprojat e tij nuk ishin të kujdesshëm,  Në një foto tronditëse shihet atentatori Tetsuya Yamagami, 41 vjeç duke qëndruar pas Abe me armën e lidhur me rripin e tij përpara se ish-kryeministri të mbante fjalimin e tij në Nara.

Yamagami dëgjon me qetësi për disa minuta, pastaj nxjerr armën. Vetëm dy sekonda para goditjes së parë, një truproje kthehet dhe e shikon vrasësin në sy. Policia japoneze po heton nëse ka pasur pika të dobëta sistemi i mbrojtjes për politikanët e rangut të lartë.

Duket se ka pasur shumë të tilla kur Abe u vra. Së pari pse asnjë roje sigurie nuk vuri re që një njeri i armatosur mund të qëndronte pas ish-kryeministrit për minuta të tëra?

Arma e bërë në shtëpi e Yamagamit duket si një pistoletë e madhe. Në dy sekondat midis goditjes së parë dhe të dytë, një truprojë mban një çantë antiplumb përballë Abe, por pse asnjëri prej tyre nuk hidhet në mënyrë mbrojtëse ndaj politikanit të lartë?

Për shkak se godet vetëm gjuajtja e dytë, Abe rrëzohet i plagosur për vdekje në qafë dhe gjoks.

Pse Yamagami ishte në gjendje të gjuante përsëri? Pyetja ngrihet duke bërë një krahasim me SHBA-në.

Gjatë atentatit ndaj Ronald Reganit në vitin 1981, i armatosuri John Hinckley u mposht nga truprojat brenda dy sekondave.

Truprojat e Abe ia dalin vetëm pesë sekonda pasi ish-kryeministri u godit për vdekje. Ish-kryeministri vdiq në orën 17:03 me orën lokale në spital për shkak të arrestit kardiopulmonar.

Atentatori Tetsuya Yamagami e ka pranuar krimin.

“Ai deklaroi se kishte inat kundër një organizate të caktuar dhe e kreu aktin sepse besonte se ish-kryeministri Abe kishte një lidhje me të,” tha një zyrtar i lartë i policisë në një konferencë për shtyp.

Është e paqartë se cila organizatë është.

g.kosovari

Next Post
“Fundjavë pasionante për dashurinë”/ Ç’kanë parashikuar yjet për secilën shenjë të Horoskopit

“Fundjavë pasionante për dashurinë”/ Ç'kanë parashikuar yjet për secilën shenjë të Horoskopit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rrjetet sociale fitojnë terren si burim lajmesh, studimi: 58% e amerikanëve i përdorin për informacion

Rrjetet sociale fitojnë terren si burim lajmesh, studimi: 58% e amerikanëve i përdorin për informacion

October 28, 2026
Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

October 28, 2026
“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

October 28, 2026
Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

October 28, 2026
Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

October 28, 2026
DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

October 27, 2026
“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

October 27, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Asnjë autokraci nuk mund t’i rezistojë vullnetit të shumicës popullore

October 27, 2026
Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

October 27, 2026
Protesta për Zvërnecin, Qafoku zbulon emrat: Është ngritur një bord me 13 veta për të diskutuar me Ramën

“Terror si në ’97”, paralajmëron Qafoku: Opozita jashtë loje, do të përvetësojë protestën

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In