• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vrasja e gruas shqiptare në Angli, babai tregon dyshimet

by Aalison Pearse Stevens
08/02/2016 09:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Elidona Demiraj është vrarë në mënyrë tronditëse pak ditë në Angli.

Dyshohet se ajo është vrarë nga i shoqi, vetëm tre muaj pas martesës.

Por, për momentin nuk ka ende asnjë pistë të qartë.

Babai i vajzës ndërkohë, Halil Demiraj, ka zgjedhur Facebookun për të shpjeguar se çfarë di ai për martesën tre mujore të vajzës së tij.

Ja çfarë shkruan ai:

Menduam se ishte e lumtur, komunikonim çdo ditë me të dy, me numrin e Elidonës dhe me numrin e Lulzimit.

Nuk i mungonte buzëqeshja e zakonshme, vetëm se u zbeh pak në 2-3 ditët e fundit.

Lulzimi, i quajtur Arben, ishte në punë pesë ditët e javës dhe Elidona në shtëpi.

Ditët e fundit, sipas tyre, do rregullonin apo riparonin sistemin e ngrohjes me gaz në shtëpi.

Pastaj na doli se shtëpia qenka dhënë me qira të paligjshme në të zezë.

Sipas Lulzimit (Arbenit), duhej ta lironin e për këtë qëllim atë ditë kanë pasë një vizitë në shtëpi nga 3 veta, nga të cilët njëri prezantohet si punonjës policie, gjithnjë sipas Lulzimit (Arbenit).

Elidona rastësisht hyn nga dhoma tjetër dhe dëgjon bisedën, gjë e cila nuk i pëlqen Lulzimit (Arbenit).

Pikërisht këtë ditë, më 28 janar, Lulzimi (Arbeni) nuk shkon në punë.

Mbasdite më telefonon e më thotë: Unë dhe Elidona do ndahemi.

Arsyeja: Më ka ofenduar 2-3 herë, dhe asgjë tjetër.

Elidona thoshte: Nuk e di çfarë e gjeti sot.

E habitur nga ky vendim, po qante.

Lulzimi thotë: Deri nesër në orën 8 të mëngjesit është këtu, pastaj të shkojë ku të dojë.

Telefonova mikun tim të shtëpisë, Blerimin, i cili merr me vete edhe shoqen e Elidonës, Olivertën dhe i themi: Na merr vajzën urgjent.

Blerimi e Oliverta habiten me këtë vendim të pashkak, megjithatë marrin Elidonën dhe largohen.

Të nesërmen, bashkëshorti mashtrues, mizor dhe i pabesë, bie në gjunjë i penduar për t’u pajtuar me Elidonën dhe ia arrin qëllimit.

Me gjithë ndërhyrjen tonë që të mos shkojë kurrë në shtëpinë e Lulzimit, Elidona nga presioni, pajtimi apo mashtrimi, i bindet dhe shkon tek Lulzimi më 29 janar.

Të nesërmen, Lulzimi (Arbeni) “sëmuret” dhe Elidona e çon në spital më 30 janar.

E shohim duke qarë pranë “të sëmurit”.

Më datë 31 janar përgatisin plaçkat për të ndërruar shtëpinë, gjoja të nesërmen sipas kontratës, që mund të ishte lidhë atë natë nga personat që vizituan shtëpinë.

Në mbrëmje kemi komunikuar me të dy, të cilët dukeshin jo vetëm të pajtuar për zënkën e së enjtes, por edhe të “lumtur”.

Ishte presion apo pajtim?

Këtë nuk e kuptuam.

Elidona mbante bluzë me krahë të gjatë dhe një shall të madh në qafë.

Tani mendojmë se përse Lulzimi, kur mori Elidonën në Angli, i kishte thënë asaj mos merr unazën, as orën dhe varëset e qafës që ia kishte dhuruar në fejesë.

O Zot! Këtë e dëgjova me vonesë nga familja.

Të hënën, duke menduar se po ndërrojnë shtëpinë, nuk i telefonuam deri nga ora 10.,

Pastaj gjithë ditën telefonat nuk u hapën më.

Deri në darkë kur morëm vesh vdekjen e Elidonës.

Jam në ankth dhe në pritje të zbardhjes së kësaj tragjedie nga drejtësia britanike.

Presim me padurim të na vijë sa më parë pranë familjes trupi i pajetë i Elidonës.

Next Post

Rita Ora, muzika nuk i mjafton për të qenë e famshme (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In