Të tjera detaje dalin nga ngjarja e rëndë e vrasjes së gruas në Kosovë mbrëmjen e së mërkurës në Prishtinë.
Sipas mediave të Kosovës, viktima raportohet se është bashkëshortja e Naim Burselit, ish-këshilltarit të Behgjet Pacollit kur ky i fundit ka qenë President i Kosovës. Ajo ka qenë se bashku me familjen e saj në makinë.
Policia e Kosovën bën të ditur se viktima ishte me bashkëshortin dhe dy fëmijët e tyre.
Autori, ende i paidentifikuar, i ndaloi dhe u kërkoi që t’i jepnin sendet me vlerë. Më pas i qëlloi me armë zjarri duke lënë të vdekur gruan.
Ndërsa bashkëshorti arriti të largohej së bashku me fëmijët e tyre.
Ai konsiderohet edhe dëshmitari kyç për ngjarjen që i ka treguar policisë dinamikën.
Policia që shkoi në vendngjarje konstatoi vdekjen e gruas.
Lidhur me hetimet, autoritetet kosovare janë duket hetuar për të identifikuar dhe arrestuar autorin e vrasjes.
Krimi i rëndë dyshohet ka ndodhur gjatë grabitjes.
/a.r