• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja e Gjikës për borxhet dhe prishjen e pazareve

by Ardit Rada
04/03/2021 17:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Borxhet dhe prishja e pazareve të paligjshme janë pistat kryesore që policia e Vlorës po heton për të zbardhur ekzekutimin e të riut Tauland Gjikaj mesditën e së mërkurës në këtë qytet. Dyshimet janë ngritur pas zbardhjes së bisedave dhe mesazheve që 31-vjeçari kishte shkëmbyer pak para ngjarjes në telefon. Bisedat mësohet se kanë qenë të ashpra, me debate dhe ofendime.

I vetmi i arrestuar deri më tani është Hansi Jonuzi, i cili ka mohuar të jetë i përfshirë në vrasjen e të riut, pavarësisht se u ndalua në automjetin që u përdor për të kryer eliminimin e Gjikajt dhe në makinë iu gjet një armë kallashnikov. Pas këqyrjes së kamerave të sigurisë policia ka identifikuar dhe dy bashkëpunëtorët e tjerë, të cilët dyshohet se janë Skerdjan Gabrani 36 vjeç dhe Elton Hajnaj 45 vjeç.

Ata kanë qenë miq me njëri-tjetrin, ndaj 31-vjeçari ndaloi në momentin që ata i dolën para në rrugë. Agresorët ishin të pamaskuar dhe teksa njëri i drejtohet me fjalë tjetri ka hapur zjarr nga pas. Viktimës i është gjetur një pistoletë me vete.

Policia e Vlorës ka organizuar kontrolle të shumta për kapjen e 2 autorëve, por pa rezultat. 14 persona janë shoqëruar në komisariat për t’u marrë në pyetje dhe më pas janë lënë të lirë.

31-vjeçari Tauland Gjikaj njihej dhe me dy mbiemrat e tjerë, Beqiraj dhe Manaj, ndërsa rezulton një person me të shkuar të pasur kriminale. I riu është përfshirë në një përplasje me armë në Vlorë në Shkurt të 2018, ndërsa është arrestuar dhe dy herë të tjera për armëmbajtje pa leje./a.p

Next Post
Manastirliu: Kafe pune me prof. Kalon, mirënjohje për kontributin në Komitetin Teknik i cili vazhdon në shërbim të pacientëve

Manastirliu: Kafe pune me prof. Kalon, mirënjohje për kontributin në Komitetin Teknik i cili vazhdon në shërbim të pacientëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nesër dita e 40-ë e protestës, organizatori degradon me deklaratat: Lutem t’i hamë hallvën Edi Ramës! Mbase hidhet nga tarraca

Nesër dita e 40-ë e protestës, organizatori degradon me deklaratat: Lutem t’i hamë hallvën Edi Ramës! Mbase hidhet nga tarraca

July 8, 2026
U rrëzua teksa kulloste bagëtitë, 69-vjeçari transportohet me helikopter në Tiranë

U rrëzua teksa kulloste bagëtitë, 69-vjeçari transportohet me helikopter në Tiranë

July 8, 2026
Dita e 39-ë e protestës, qytetarët mblidhen në shesh, kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama

Dita e 39-ë e protestës, qytetarët mblidhen në shesh, kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama

July 8, 2026
Cili është vendi që nuk e ndryshoi orën këtë të dielë?

Groenlanda i përgjigjet Trump: Vendi ynë nuk është në shitje, të ardhmen e vendosim ne

July 8, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Për ata që mendojnë se do të ndalojnë Samitin e NATO-s apo BE-së me protesta të dhunshme

July 8, 2026
Do zgjasë 6 javë dhe kushton 11 milionë euro, kreu i INSTAT: Në tetor nis Censi i bujqësisë dhe blegtorisë

Do zgjasë 6 javë dhe kushton 11 milionë euro, kreu i INSTAT: Në tetor nis Censi i bujqësisë dhe blegtorisë

July 8, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Kinse UÇK-ja te “Flamingot” dhe batërdia e simbolit në Kosovë

July 8, 2026
Balla në Strasburg: Projekti në Zvërnec do zhvillohet sipas standardeve mjedisore! Fokusi te zhvillimi i turizmit

Balla në Strasburg: Projekti në Zvërnec do zhvillohet sipas standardeve mjedisore! Fokusi te zhvillimi i turizmit

July 8, 2026
Dyshohen për përfshirje në organizimin e protestave në Tiranë, ndalohen në Qafë Thanë tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut

Dyshohen për përfshirje në organizimin e protestave në Tiranë, ndalohen në Qafë Thanë tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut

July 8, 2026
Përfshihet nga zjarri një zonë me bimësi në Ulëz, temperaturat e larta dhe era e fortë favorizojnë flakët

Përfshihet nga zjarri një zonë me bimësi në Ulëz, temperaturat e larta dhe era e fortë favorizojnë flakët

July 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In