• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Vrasja e gazetares malteze, flet i biri: Bomba që u përdor për të vrarë nënën time erdhi nga Shqipëria

by A R
23/12/2021 10:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në tetor të vitit 2017 një ngjarje e rëndë tronditi Maltën. Një gazetare investigative në Maltë, 53-vjeçarja Daphne Caruana Galizia, humbi jetën pas shpërthimit të makinës me të cilën po udhëtonte. Pasi gazetarja Daphne Caruana Galizia u vra në vitin 2017, u shfaqën lidhje që dyshonin se bomba e përdorur për të hedhur në erë makinën e saj e kishte origjinën nga Shqipëria.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, i biri i gazetares ka thënë për The Shift  se sipas tij, qeveria shqiptare nuk ka bërë asnjë hetim për këtë ngjarje të rëndë.

“Bomba që u përdor për të vrarë nënën time erdhi nga Shqipëria, nëpërmjet Italisë. Furnizohej nga krimi i organizuar shqiptar.”tha Matthew për The Shift.

Matthew Caruana Galizia vë në dyshim mungesën e veprimeve nga autoritetet.

“Qeveria e Shqipërisë nuk ka bërë asnjë hetim se si një bombë u furnizua nga njerëzit në Shqipëri dhe më pas u përdor për të vrarë një gazetare në Maltë. Nuk kanë bërë asgjë. Ata nuk kanë bërë absolutisht asgjë,” shtoi ai.

Ai më tej vuri në pikëpyetje sesi kriminelët maltezë ishin në gjendje të siguronin kaq lehtë një bombë nga krimi i organizuar shqiptar dhe që të kishte zero pasoja në vend. Pajisja shpërthyese dyshohet se iu dha vrasësve të akuzuar,  Robert Agius dhe Jamie Vella, të cilët janë dënuar në Maltë. Besohet se Agius udhëtoi në Shqipëri të paktën tre herë para atentatit.

“Nuk ka mundësi që kryeministri Edi Rama të mos e dijë se ekziston ky problem”, tha Caruana Galizia. “Nëse ai nuk e di që furnizimi me bomba nga Shqipëria është problem, atëherë duhet të pushojë absolutisht të gjithë në shërbimet e tij inteligjente. Nuk ka asnjë mënyrë që ai të mos dijë për këtë.”

Burimet bëjnë me dije se klani famëkeq Santapaulo-Ercolano i lidhur me Maltën ka nisur bashkëpunimin me bandat shqiptare në qytetin jugor të Vlorës. Të përfshirë në trafikun e hashashit, hetuesit italianë besojnë se marrëdhënia ka vazhduar prej vitesh, kohë gjatë së cilës krerët dhe figurat kryesore të Ercolanos vizituan Shqipërinë, ndonjëherë për muaj të tërë.

Gjithashtu besohej gjerësisht se mafia shqiptare po forcohet aq shumë sa po ua marrin pushtetin italianëve në disa vende.

Ndërkohë, origjina e mundshme e bombës që vrau Caruana Galizia e kombinuar me vizitat e Agius në vend nuk është trajtuar apo hetuar nga qeveria shqiptare.

Pavarësisht pyetjeve të “The Shift” të dërguara me email dhe drejtpërdrejt tek zv.ministri i Brendshëm në disa raste, nuk u mor asnjë përgjigje.

“Nuk ka asnjë deklaratë nga qeveria. asgjë. Absolutisht asgjë”, tha Matthew Caruana Galizia.

/a.r

Next Post
Kush janë kryebashkiakët që largohen? Gjiknuri: Ka nevojë për rifreskime, Veliaj…

Vijojnë takimet "blic" në ish-Bllok, Rama thërret Gjiknurin dhe një pjesë të kabinetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadori iranian në Qipro: Mojtaba Khamenei është plagosur në krahë, këmbë dhe shpatulla

Ambasadori iranian në Qipro: Mojtaba Khamenei është plagosur në krahë, këmbë dhe shpatulla

March 11, 2026
Hipotezat në media: Ja kombëtarja që pritet ta zëvendësojë nëse Irani tërhiqet nga Botërori 2026

Hipotezat në media: Ja kombëtarja që pritet ta zëvendësojë nëse Irani tërhiqet nga Botërori 2026

March 11, 2026
Forcimi i bashkëpunimit në bujqësi/ Ministri Salla nënshkruan marrëveshje me Komunën e Preshevës

Forcimi i bashkëpunimit në bujqësi/ Ministri Salla nënshkruan marrëveshje me Komunën e Preshevës

March 11, 2026
Pse është shqetësuar Berisha?

Protesta e opozitës, Ngjela: Kryetari është non grata, PD s’vjen kurrë në pushtet

March 11, 2026
Irani kërcënon mbylljen e Ngushticës së Hormuzit: Asnjë litër naftë nuk do kalojë!

Irani kërcënon mbylljen e Ngushticës së Hormuzit: Asnjë litër naftë nuk do kalojë!

March 11, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

SPAK, paraburgimi, Berisha dhe… ‘hip së të vrava, zbrit se të vrava’

March 11, 2026
Territorialja/ PD kundër dëgjesave në terren, kërkon zhvillimin e tyre në Kuvend

Territorialja/ PD kundër dëgjesave në terren, kërkon zhvillimin e tyre në Kuvend

March 11, 2026
“Me mua ji serioze, s’je te Saliu këtu”, Ngjela-Kuçanës: Do të iki, s’flitet kështu me mua!

“Me mua ji serioze, s’je te Saliu këtu”, Ngjela-Kuçanës: Do të iki, s’flitet kështu me mua!

March 11, 2026
EMRAT/ Zbardhet lista përfundimtare, 14 kandidatë në garë për kreun e ri të Policisë së Shtetit

EMRAT/ Zbardhet lista përfundimtare, 14 kandidatë në garë për kreun e ri të Policisë së Shtetit

March 11, 2026
PD drejt një muzeu politik: Kur opozita kthehet në pronë familjare

PD drejt një muzeu politik: Kur opozita kthehet në pronë familjare

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In