• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 7, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vrasja e garës që bashkon Oligarkinë politike me Oligarkinë ekonomike

by Denis Dyrnjaja
17/04/2023 11:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Denis Dyrnjaja

Sot në Shqipëri ekzistojnë dy lloj oligarkish, ajo ekonomiko/financiare dhe ajo politike. Në llozhën e parë të oligarkisë duket se marrëdheniet funksionojnë mirë dhe pa kontraksione, për rrjedhojë edhe pa pasoja shkatërruese pasi territoret dhe fushëveprimi janë përcaktuar disi dhe kryesisht oligarkët e ekonomisë nuk i ndërhyjnë njëri tjetrit në punët e tyre. Ata ose ruajnë distancat, ose merren vesh si do të bashkëpunojnë, ose e dinë se ku nuk cënojnë njëri tjetrin në interesa. Psh Samir Mane, sipërmarrësi më i pasur në Shqipëri nuk i ndërhyn rivalit të tij, që synon t’i marrë podiumin e më të pasurit të vendit, Shefqet Kastratit, apo anasjelltas. Ata kanë biznese të ndryshme por fjala vjen i bashkon ndërtimi.

Aty kanë gjetur mënyrën për t’u koordinuar duke mos i hyrë në pjesë njëri tjetrit ku nuk duhet, ose duke bashkëpunuar atje ku fitohet dhe në këtë sektor fitohet shumë, sidomos kur ke status të privilegjuar lejesh ndërtimi apo investitori strategjik. Kështu Mane e Kastrati bashkëjetojnë në biznes duke mos i shkaktuar kontraksione të panevojshme njëri tjetrit në betejën dhe egon personale se kush fiton më shumë e kush është apo do të jetë më i pasuri. Përtej kësaj në mënyrë gati gati të përsosur, përmes mekanizmave që kanë në shërbim, ku përfshihet edhe vetë qeveria apo shteti, ata kanë “vrarë” rivalët e tjerë që mund të tentojnë t’i sfidojnë në projekte, pra kanë shmangur garën që iu kthehet në kokëçarje. Shkurt “bobat” janë marrë vesh edhe në heshtje, që të mos lënë shteg për gara dhe që të mos i prishin punë si shoqit, përsa kohë janë ata që dominojnë tregun dhe kanë akses vendimmarrjeje në çdo fushë ku kanë interes.

Ndryshe shfaqet situata brenda oligarkisë politike. Aty ka një rivalitet të ashpër, të egër, gati gati asgjësues, sepse interesat janë shumë e pushteti është 1 dhe vetëm një palë mund ta ketë në zotërim. Sikur të mos kishin qenë aq të pasur sa janë, oligarkët e politikës do të kishin nisur një betejë që nuk do të kursente në menu edhe eliminimin fizik. Por kur ke shume pasuri dhe ke çfarë të humbasësh, nuk ia vlen t’i hysh një rruge me shumë kosto e cila mund t’i çojë në humbje të plaçkës së fituar të gjithë. Kjo i ka stopuar të mbërrijnë deri në atë pikë kritike. Ndaj ata bëjnë një luftë ekstreme politike, me shantazhe, denoncime, shpesh edhe me shumë shpifje e spekullime deri me kallëzime penale, për të dëmtuar kundërshtarin dhe për t’i marrë pushtetin, por jo në pikën sa të nisin një betejë me kosto fatale për të gjithë.

Në fund të fundit plaçkë “për të grabitur” ka për të tërë, edhe pse mundësitë janë reduktuar disi pasi nami është bërë këto 30 e kusur vjet demokraci, batërdi e madhe ka ndodhur si në biznes ashtu dhe në politikë. Thelat e mëdha janë asimiluar dhe tani duhet kreativitet për të krijuar skema përfitimi dhe rasti më tipik janë inceneratorët. Inceneratorët janë modeli ekstrem i përfitimit të oligarkisë politike nga këndvështrimi i një skeme krijuese. Dhe kjo duke patur në themel vrasjen e garës dhe paracaktimin e fituesve pa garë ose me garë fiktive. Tanimë është pranuar si normalitet shmangia e garës si nga politika ashtu dhe biznesi. Oligarkët e ekonomisë e kanë në xhep projektin. Vetë propozojnë, vetë vendosin kushtet e vetë fitojnë. Edhe në politikë e njëjta praktikë. Kryetarët oligarkë të partive i caktojnë sipas tekave të tyre ata që do të duhet të përfaqësojnë partinë në zgjedhje e të jenë onturazhi përqark tyre.

Kështu ka vepruar Rama në PS, ku ka asgjësuar garën dhe fjala e tij është ligj në atë parti për çdo gjë, sikurse është ligj fjala e vendimet e Metës për ish LSI sot Parti e Lirisë. Kështu ishte PD me Bashën që ia la Berisha çelësat në dorë dhe ai e shndërroi atë parti, në një çerdhe amorfësh, hipokritësh e të dështuarish përfshirë dhe veten. Kjo vazhdoi për vite me radhë kur humbjet në zgjedhje shpalleshin fitore e çdo dështim një sukses. Deri kur mbërriti momenti i përplasjes me Berishën, të cilin Basha ia shpërbleu dhurimin e partisë me përjashtim si non grata e ky i fundit nisi betejën për të rimarrë PD. Dhe në këtë betejë shpresat u ringjallën me idenë se Berisha kishte kuptuar gabimin fatal që kishte bërë duke katapultuar e mbrojtur Bashën me procese false zgjedhjesh në PD, e do rikthente standardet reale demokratike. Por jo. Brenda se njëjtës mendësi Berisha prodhoi me demagogji sërish një valë procesesh politike për të rimarrë partinë por përsëri brenda së njëjtës mendësi.

Njerëzit prapë u paracaktuan përmes procesesh formale garash. U fut koncepti i primareve, që rezultoi një pseudogarë ku dihej se kush do të fitonte sipas pëlqimit të kryeoligarkut Berisha. Pra edhe kjo tentativë e PD për të promovuar një mënyrë të re që do të çelte shpresën e garës rezultoi një farsë të cilën e besojnë si të vërtetë vetëm idhulluesit e udhëheqësit dhe ata që jashtë kangjellave të PD nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër përveç se t’i lëpihen e servilosen kryetarit oligark. Pra ky është një vend ku në dyja fushat kryesore e themelore të vendit në politikë e në sipërmarrje mbizotërojnë oligarkët e gara ka vdekur. Përsa kohë të jemi në këtë suazë gjërat do të jenë në fashon gri për të mos thënë zi.

Gjithçka kontrollohet nga pak duar, nga të njëjtët njerëz dhe nga e njëjta mendësi. E vetmja garë reale që ndodh në Shqipëri është ajo për pushtet e pasurim sipas parimit “pse mos te jem unë por të jesh ti?!

Next Post
Mbajti peng e dhunoi për 1 javë të dashurën, 31-vjeçari dyshonte se ajo e tradhtonte

Mbajti peng e dhunoi për 1 javë të dashurën, 31-vjeçari dyshonte se ajo e tradhtonte

Comments 1

  1. L.Xh says:
    3 years ago

    Teorikisht për leksione në universitet apo për artikuj mediatikë, këto që shkruan zotni Dyrnjaja, edhe mund të qendrojnë megjithëse hanë diskutim jo pak.
    Në praktikë, këto janë në zero zbatim.
    Pse ?
    Jemi ballkanas. Jemi shqiptarë, jemi këta që jemi. Demokracinë perëndimore, si popull, si komb, nuk e kemi. Aspak. Mos të dërdëllisim kot për këtë pikë. Të jemi realistë.
    Tek ne, sundon mendimi, psikoza, ideja e PRIJËSIT, apoe KAPIDANIT apo e TË PARIT. Pa këto, ne nuk mund të bëjmë. Këtu nuk hyn demokracia. Liberalizohu ti sa të duash, por ne njohim vetëm të PARIN e katundin të kemi mbi krye.
    Pastaj, sa për Ramën, doemos do të mbajë atë pozicion të fortë në parti, mbasi në anën tjetër, ka dy “destrojerë” politikë si Berisha e Meta, që të vrasin natën e të qajnë ditën, gjë për të cilën, ti i harron ndofta edhe pa dashje.
    Prandaj, të fortit, duhet ti përballesh me forcë.
    Kjo gjë, reflektohet edhe brenda partisë socialiste, kjo është e vërtetë, mbasi e gjithë kjo trupë, duhet ti bëjë ballë, rrebeshit turbofolk agresiv të Sali Berishes dhe Ilir Metës.
    Ok zoti Dyrnjaja ?
    Të fala kush të të pyesë.
    Sherim të shpejtë KM-Rama.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

47-vjeçari në Shkodër bie në kontakt me energjinë elektrike, ndërron jetë në vend

U paraqit në spital me plagë, kush është 37-vjeçari/ Refuzon të tregojë të vërtetën në polici

December 7, 2025
Aksident i rëndë në Fier, furgoni i Policisë del nga rruga, përfundon në kanal

Aksident i rëndë në Fier, furgoni i Policisë del nga rruga, përfundon në kanal

December 7, 2025
“Adriatiku jugor të shpallet zonë prioritare”, Kroacia mund të padisë Shqipërinë për tonelatat e mbeturinave

“Adriatiku jugor të shpallet zonë prioritare”, Kroacia mund të padisë Shqipërinë për tonelatat e mbeturinave

December 7, 2025
Episodi i rrallë/ Dy presidentë brenda një limuzine, Vladimir Putin udhëtoi me ‘Bishën’ e Trump

Kremlini: Strategjia amerikane për Europën, në përputhje me vizionin e Moskës

December 7, 2025
(EMRAT)Sherr për një monopatinë/ Plagosi me thikë 48-vjeçarin në Tiranë, në pranga autori!

I dënuar me burg dhe i shpallur në kërkim, vihet në pranga 36-vjeçari

December 7, 2025
Horror në Gaza! Raketa izraelite godet gratë dhe fëmijët, dhjetëra viktima

“Jemi në një moment kritik”, Katari: Nuk ka paqe në Gaza, Izraeli të largojë ushtrinë

December 7, 2025
Thyente xhamat e makinave, i grabiste dhe i shiste, pranga autorit të vjedhjeve dhe blerësit në Tiranës

Thyente xhamat e makinave, i grabiste dhe i shiste, pranga autorit të vjedhjeve dhe blerësit në Tiranës

December 7, 2025
“Uzurpime të patolerueshme”, Rama: Nuk ndalemi me çlirimin e hapësirave publike

“Uzurpime të patolerueshme”, Rama: Nuk ndalemi me çlirimin e hapësirave publike

December 7, 2025
“Viti hyn me këmbë të mbarë”, Rama: Pagat dhe pensionet do të shënojnë përsëri rritje historike

“Viti hyn me këmbë të mbarë”, Rama: Pagat dhe pensionet do të shënojnë përsëri rritje historike

December 7, 2025
Malta, parajsa e të pasurve dhe qyteti i kontrasteve: Luks, pasaporta dhe skandale

Malta, parajsa e të pasurve dhe qyteti i kontrasteve: Luks, pasaporta dhe skandale

December 7, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In