• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja e Ervin Dalipajt, merret në pyetje zyrtari i policisë, ja pistat e hetimit

by Java News
18/06/2017 09:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria zgjeron hetimet për rastin e vrasjes së Ervin Dalipajt e Juxhin Dautaj në autostradën Tiranë- Durrës.

Për këtë arsye, Prokuroria e Durrësit ka marrë në pyetje javën e fundit disa persona që kanë pasur kontakte me anë të mesazheve apo telefonatave me Ervin Dalipajn, i cili ishte në kërkim nga janari 2016 e në vazhdim me akuzën e pjesëmarrjes në rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut në Durrës. Burime të prokurorisë kanë thënë se mes personave që janë marrë në pyetje së fundi është edhe një zyrtar i lartë i sektorit të Hetimit të Krimeve në Policinë e Durrësit. Ky zyrtar i policisë së qytetit bregdetar sipas verifikimeve të prokurorisë rezulton lidhje e afërt familjare e Ervin Dalipajt. Për këtë arsye, oficeri i policisë është marrë në pyetje nga grupi i hetimit nëse kishte informacione apo të dhëna në lidhje me vrasjen e ndodhur më 25 prill 2017 në zonën e Sukthit në autostradë ku mbetën të vdekur Ervin Dali paj dhe Juxhin Dautaj, shkruan “Panorama”.

DËSHMIA

Zyrtari i policisë ka thënë se “nuk mund t’ia vinte gishtin” askujt, pasi të dy personat që mbetën të vrarë në atentat, Ervin Dalipaj dhe Juxhin Dautaj, kishin probleme të shumta të tyre që mund të ishin bërë shkak i ngjarjes. Më pas prokuroria ka pyetur edhe disa persona të tjerë, të afërm të viktimave apo shokë të tyre,
me të cilët shoqëroheshin, por pa arritur ndonjë rezultat konkret në lidhje me zbardhjen e autorësisë së vrasjes, e cila mbetet ende mister. Edhe pse ishte më kërkim ditën e ngjarjes, Ervin Dalipaj kishte qëndruar në Tiranë në zonën e “Ali Demit” nga ku janë nisur për në Durrës bashkë me Juxhin Dautin, ku edhe u ekzekutuan pranë një servisi makinash në zonën e Sukthit.
Dalipaj e Dauti lëviznin me një makinë tip “Audi” të marrë me qira, pronari i së cilës po kërkohet për t’u pyetur nga prokuroria, por që ka rezultuar se është jashtë Shqipërisë. Gjatë ditëve të fundit nga grupi i hetimit janë kryer disa kontrolle banese në Shijak dhe Sukth, ku janë gjetur armë e sende të tjera të paligjshme, por asnjë provë apo autor në lidhje me atentatin e mbetur mister.
Ekspertët e grupit të hetimit kanë rindërtuar skemën dhe dinamikën e ngjarjes nga ku rezulton se autorët e krimit kanë qëlluar kundrejt dy të rinjve nga një distancë të e afërt, rreth 5-6 metra, duke derdhur mbi ta 32 plumba kallashnikovi 7.62 mm. Objektivi kryesor i vrasësve dyshohet se ka qenë Ervin Dalipaj, 39 vjeç, ish-shef i Antikrimit Ekonomik të Policisë në Tiranë./a.ç

 

Next Post
Rama vlerëson Olldashin: Ishte politikan i lindur, këta të tjerët janë fasonë

Rama vlerëson Olldashin: Ishte politikan i lindur, këta të tjerët janë fasonë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Britania nis kthimin e të dënuarve shqiptarë, 13 të burgosur riatdhesohen dhe 15 vrasës presin transferimin

Britania nis kthimin e të dënuarve shqiptarë, 13 të burgosur riatdhesohen dhe 15 vrasës presin transferimin

August 23, 2026
Rama ultimatum drejtuesve: Nuk arritët objektivat, jepni dorëheqjen!

Rama ultimatum drejtuesve: Nuk arritët objektivat, jepni dorëheqjen!

August 23, 2026
Alarmi për 2027! El Nino mund të jetë më i fuqishmi i regjistruar, meteorologët paralajmërojnë vitin më të nxehtë në histori

Alarmi për 2027! El Nino mund të jetë më i fuqishmi i regjistruar, meteorologët paralajmërojnë vitin më të nxehtë në histori

August 23, 2026
Evropianët po mbajnë gjithnjë e më shumë para cash në shtëpi, frikë nga lufta dhe sulmet kibernetike

Evropianët po mbajnë gjithnjë e më shumë para cash në shtëpi, frikë nga lufta dhe sulmet kibernetike

August 23, 2026
Beteja e Ali Këlcyrës për njohjen e bektashinjve si komunitet fetar më vete në vitin 1923

Beteja e Ali Këlcyrës për njohjen e bektashinjve si komunitet fetar më vete në vitin 1923

August 23, 2026
Vrasja e turistit portugez, 13 persona dalin sot para Gjykatës së Sarandës! Policia blindon tre qytete…

Vrasja e turistit/ Dëshmia e turkes që u kap për përkrahje të autorit: S’kisha dijeni që Sokrat Vata ishte në makinë

August 23, 2026
Irani sfidon Trumpin për sanksionet e reja: Do të dështojnë!

Irani sfidon Trumpin për sanksionet e reja: Do të dështojnë!

August 23, 2026
Franca dhe Gjermania forcojnë mbështetjen për Ukrainën! Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini

Franca dhe Gjermania forcojnë mbështetjen për Ukrainën! Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini

August 23, 2026
VIDEO/ 5 orë në pritje jashtë rezidencës në Pogradec, i moshuari: Dua ta përqafoj njëherë Ramën!

VIDEO/ 5 orë në pritje jashtë rezidencës në Pogradec, i moshuari: Dua ta përqafoj njëherë Ramën!

August 23, 2026
Takimi i socialistëve në Pogradec, zbardhen porositë e Ramës për lokalet 2027: Dua emra të pastër

Takimi i socialistëve në Pogradec, zbardhen porositë e Ramës për lokalet 2027: Dua emra të pastër

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com