• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja e Emiljano Boçit, dyshimet se Xheçuka është vrasës me pagesë, ja si ndodhi atentati

by Java News
05/11/2018 20:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tori alias Hektor Xhecuka, 30 vjeç, është vënë në pranga si autor i dyshuar i vrasjes së Emiljano Boçit në Tiranë. Xhecuka dyshohet se është paguar për të kryer atentatin, thanë burime pranë grupit hetimor. 30-vjeçari është person me precedent të mëparshëm penal. Ai është arrestuar në 25 Shkurt 2015 në pikën kufitare 3 Urat në Përmet. Në atë kohë, Xhesuka ishte shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës për vrasje me dashje të mbetur në tentativë.

Tori (Hektor) Xhecuka, 30 vjeç
Autori i dyshuar Tori (Hektor) Xhecuka, 30 vjeç

“Policia e Tiranës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë identifikojnë autorin e dyshuar të ngjarjes se ndodhur më 14 Janar 2018 ku mbeti i vrarë Emiljano Boçi.

Identifikimi i autorit të dyshuar pas një hetimi disa mujor me metoda speciale të hetimit nga Seksioni për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Kapet dhe vihet në pranga Tori (Hektor) Xhecuka, 30 vjeç, lindur në Burrel dhe banues në Tiranë, për veprën penale të ‘Vrasjes me paramendim’ e kryer në bashkëpunim dhe të ‘Prodhimit dhe mbajtjes së armëve luftarake’”, bënë me dije burime zyrtare nga Policia.

Sipas Policisë, Xhecuka është autor i dyshuar i ngjarjes së ndodhur në datën 14 Janar 2018 në rrugën ’Shefqet Musaraj’, ku mbeti i vrarë shtetasi Emiljano Boçi dhe mbeti i plagosur Malvi Disha, mik i viktimës. Lidhur me këtë, ndaj Xhecukës rëndon edhe akuza e ‘Vrasjes së mbetur në Tentativë’ të shtetasit Melvi Disha.

“Për arsye hetimi në funksion të zbardhjes së plotë të kësaj ngjarje, nuk bëhen me dije detaje të tjera”, thuhet më tej në njoftimin e Policisë.

Viktima Emiljano Boci
Viktima Emiljano Boci

ATENTATI

Të dielën e 14 Janarit, Emiljano Boçi, me të dashurën e tij dhe mikun që i ishte kthyer nga Gjermania, Melvi Disha, kanë qenë duke ngrënë drekë në një restorant që ndodhet në rrugën “Shefqet Musaraj”, në një rrugicë në krah të Policisë Bashkiake në Tiranë. Ata kanë qëndruar për disa orë aty dhe kanë dalë rreth orës 17:50 nga lokali, duke hipur në makinën “Range Rover” të Boçit, që ishte e parkuar aty.

Në vendin e shoferit ka qenë i ulur 32- vjeçari Emiljano Boçi, i cili njihet edhe me emrin Roland apo Landi, në krah të tij ka qenë e ulur e dashura, ndërsa në sediljen pas tij ishte ulur 26- vjeçari Melvi Disha. Makina nuk ishte ndezur ende, kur një person ende i paidentifikuar, ka qëlluar 5 herë nga mbrapa saj, në drejtim të shoferit. Sipas Policisë, në këto rrethana sqarohet se objektiv i atentatit, ka qenë Emiljano Boçi.

Foto nga vengngjarja
Foto nga vengngjarja

Por duke qenë se shoku i tij ishte në të njëjtin drejtim me të, në sediljen e pasme, ka mbetur i plagosur edhe ai. Burimet thanë se atentatori dyshohet të ketë qenë duke e pritur Boçin dhe ka studiuar të gjitha lëvizjet e tij. Në momentin që ka dalë nga lokali, ai ka pritur momentin që të hipte në makinë dhe ka qëlluar.

Një mik i viktimës, që ndodhej gjithashtu në lokalin ku ata kishin drekuar, ka dalë jashtë rastësisht pak momente pas ngjarjes. Kur ka parë se çfarë kishte ndodhur, ai ka hipur në makinën e Emiljano Boçit dhe i ka transportuar në Spitalin Ushtarak.

Sipas mjekëve, 32- vjeçari ka mbërritur i vdekur në spital, ndërsa në trupin e tij janë konstatuar tri plagë me armë zjarri. Plagët kanë qenë të gjitha në pjesën e pasme të trupit, një në qafë dhe dy të tjerë në shpinë.

Ndërsa 26-vjeçari Melvi Disha, ka pasur vetëm një plagë në shpatull dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia tha pas nagjrjes se në vendin e ngjarjes janë gjetur 4 gëzhoja model “Gfl Luger”, të kalibrit 9 milimetër. Ndërsa arma e përdorur për vrasjen dyshohet të ketë qenë me silenciator.

“Më datë 14 janar, në rrugën ‘Shefqet Musaraj’, duke lëvizur me mjetin tip ‘Range Rover’, persona të paidentifikuar, kanë qëlluar me armë zjarri shtetasit Emiljano Boçi, 32 vjeç dhe Melvi Disha, 26 vjeç. Shtetasi Eemiljano Boçi, i dënuar më parë, ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital, ndërsa Melvi Disha ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Me cilësinë e provës materiale u gjetën e bllokuan 4 gëzhoja model ‘Gfl Luger’, 9 mm dhe pamjet filmike të bizneseve në vendin e ngjarjes. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nenet 78, 78, 22 e 278/2 të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Tiranës pas atentatit.

Vendi ku ndodhi atentati ndaj Emiljano Boçit, në mes të një blloku pallatesh në krah të Policisë Bashkiake, duket se është zgjedhur jo më kot nga autori i ngjarjes. Zona edhe pse shumë e populluar, nuk ka ndriçimin e mjaftueshëm dhe ka disa rrugica që e kanë favorizuar atentatorin për t’u larguar pa rënë në sy të banorëve.

ma.me

Next Post
Meta zgjedh Vitore Tushën si kandidate për kreun e KLSH

Vitore Tusha, a i plotëson kriteret kandidatja e Metës për kreun e KLSH-së?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

March 9, 2026
“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

March 9, 2026

Katër HEC-et/ Rama kërkoi hetime, por ja si e mbylli SPAK tre vite më parë dosjen

March 9, 2026
Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

March 9, 2026
Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

March 9, 2026
Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Deklarata e Trump për fundin e luftës në Iran zbut tregjet, fillon të ulet çmimi i naftës

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

March 9, 2026
Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

March 9, 2026
Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In