• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja e efektivit të RENEA-s në Lazarat/ Tërhiqen dy dëshmitarët e drejtësisë: Ishim nën presion…

by Java News
06/07/2017 09:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria për Krimet e Rënda ka “humbur” dy dëshmitarët e drejtësisë në gjyqin për 11 lazaratasit e akuzuar për sulm të armatosur ndaj forcave RENEA në qershor të vitit 2015, shkruan“Panorama”.

Të pandehurit Elson Kazma dhe Klodian Selimi, të cilët bashkëpunuan me Prokurorinë gjatë hetimit, kanë ndryshuar qëndrim. Gjatë gjykimit ata kanë pretenduar se deklarimet i kanë dhënë në kushte presioni dhe dhune psikike.

Mospërputhja e deklarimeve të dhëna prej tyre në fazën e hetimit, me pretendimet e tyre në gjykatë, u bë shkak që mbrojtësi i të pandehurve Bajram dhe Elvis Bocia, avokati Ilir Murati, të kërkojë prishje të gjykimit të shkurtuar. Duke pretenduar pafajësi për dy klientët e tij, avokati kërkoi gjykim të zakonshëm.

Gjykata pranoi kërkesën duke shfuqizuar vendimin për gjykim të shkurtuar për të gjithë të pandehurit. Për këtë shkak, procesi ndaj të akuzuarve për vrasjen e policit Ibrahim Basha dhe plagosjen e dy kolegëve të tij, nisi nga e para te Krimet e Rënda, ndonëse Prokuroria e kishte lexuar pretencën, ku kërkoi tri burgime të përjetshme dhe një total prej 117 vjet heqje lirie.

“I pandehuri Elson Kazma në konkluzionet e tij para gjykatës deklaron se përshkrimet e pasqyruara në procesverbalin e datës 27.06.2015, i pyetur në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime, nuk janë aspak reale, por janë shkruar nga policia. Unë këtë aktmarrëveshje e kam nënshkruar pa e ditur përmbajtjen e saj. Njëkohësisht kam nënshkruar dhe dokumente të tjera, që më janë vënë në tavolinë nga punonjës të policisë, prokurorisë pa ditur përmbajtjen e tyre”, u shpreh avokati Murati në seancën e djeshme, ku theksoi se i pandehuri Kazma ka hequr dorë nga aktmarrëveshja me Prokurorinë për Krimet e Rënda, shkruan panorama.

Duke krahasuar deklarimet e dhëna nga i pandehuri Klodian Selimi në sallën e gjyqit, me ato të dhëna prej tij gjatë hetimit, avokati tha se ai ka mohuar gjithë deklarimet e dhëna në prokurori. Sipas avokatit, deklarimet e Elson Kazmës dhe Klodian Selimit nuk janë deklarime të vërteta, por të sajuara nga policia, të shkruara prej tyre dhe më pas të nënshkruara në kushte presioni e dhune fizike nga dy të pandehurit.

“Nuk është kurrë vonë që të ndërmerret një hetim i thellë nga Prokuroria, pasi realisht me deklarimet e të pandehurit Elson Kazma dhe Klodian Selimi duke mohuar gjithçka kanë thënë më parë, ndodhemi në rrethanat që të pandehurit Bajram dhe Elvis Boci janë të pafajshëm”, tha avokati Murati.

a.ç

Next Post
SHBA-ve i soset durimi: Gati të përdorim edhe forcën ndaj Koresë së Veriut

SHBA-ve i soset durimi: Gati të përdorim edhe forcën ndaj Koresë së Veriut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com