• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja e dyfishtë, shqiptari ndryshon dëshminë: Nuk jam unë autori, ja pse u vetëdorëzova!

by A R
11/09/2018 11:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ende mister autoresia e krimit te ndodhur ne “Café 56” në rrugën “Erlenstrasse” të Bazelit në mars 2017, ku dy persona u ekzekutuan me arme dhe nje i trete mbeti i plagosur.

Bazuar në informatat e dëshmitarëve, dyshohet se bëhej fjalë për dy autorë, të cilët pastaj u larguan nga vendi i ngjarjes pa nxitim.

Zyra e prokurorisë së Bazelit, para dhjetë javësh ka ngritur akuza ndaj një të dyshuari nga Shqipëria për vrasje të dyfishtë dhe rasti do të shqyrtohet në muajin dhjetor para Gjykatës penale të Bazelit.

Shqiptari 42-vjeçar i ishte dorëzuar një patrulle policore, një ditë pas vrasjes në Schifflände. Zyra e prokurorit publik e arrestoi, por vetëm dy ditë më vonë ai pretendoi se e kishte marre persiper krimin, vetem qe ti mundesonte shokut te tij te arratisej, por nuk ishte ai autori.

Ne vendimin e arrestimit eshte pasqyruar edhe motivi i shqiptarit per pafajesi, ai kishte frikë për sigurinë e familjes së tij në Shqipëri. Ai gjithashtu mohoi të ketë qenë në vendngjarje gjatë të shtënave, shkruan “Basler Zeitung”, përcjell Albinfo.ch.

Megjithatë, ekzistojnë fotografi të një video kamere vëzhgimi, të cilat e paraqesin atë disa orë para se të fillonin të shtënat në Erlenstrasse.

Larja e përgjakshme e hesapeve thuhet se ishte motiv i krimit midis trafikantëve të lëndëve narkotike, viktimat dhe dëshmitarët e mbijetuar nuk u besojnë autoriteteve apo kanë frikë. Meqë dëshmitë shpesh nuk janë të besueshme edhe nën rrethana normale, hetimet janë të vështira. Katër të shtënat zgjatën vetëm rreth 20 sekonda, një e shtënë e pestë shkoi nëpërmes një dritare, në rrugë.

Teknikët mjeko-ligjorë kanë siguruar çdo fishek, çdo cigare të hedhur dhe çdo lugë çaji në vendngjarje. Megjithatë, kjo nuk ndryshon faktin se origjina dhe vendndodhja e armëve të përdorura nuk janë të qarta. Siç dëshmon deri më tani aktakuza, prokuroria gjithashtu nuk ka asnjë dëshmi të qartë se cili nga dy personat ka shtënë me armë dhe prandaj, si zakonisht, ka ngritur aktakuzë eventuale: Ose 42-vjeçari shqiptar ka shtënë dhe bashkëpunëtori i tij i ka ruajtur viktimat, ose rolet kanë qenë anasjelltas. Bashkëpunëtori deri më tani nuk ka mundur të arrestohet.

Një dritë të vogël në horizont sjell e kaluara e 42-vjeçarit: Ai është rritur në Tiranë dhe në moshën 14-vjeçare udhëtoi në Itali për t`iu bashkuar babait të tij, në kuadër të bashkimit familjar. Në moshën 22-vjeçare, ai parashtroi kërkesë për azil në Gjermani me identitet të rremë, ndërsa pak më vonë sulmoi një lokal në Hannover me një armë zjarri. Gjykatat në Francë dhe Gjermani më vonë e dënuan atë për trafikim të kokainës, në total ai ka akumuluar burgim prej 14 vitesh, të cilin e ka vuajtur pjesërisht. Megjithatë, shumica e veprave janë kryer para dhejtë viteve dhe gjykata nuk mbështetet në to. Ai është dëbuar në Shqipëri tri herë. Ndërkohë, shqiptari ka marrë avokatin Valentin Landmann si mbrojtës.

Nje nga viktimat eshte gjithashtu shqiptar: Shqiptari i vrarë 28-vjeçar ishte dënuar për trafikim të drogës dhe sulm, ndaj tij kishte ndalesë të hyrjes për Francë dhe Itali, shkruan më tej Albinfo.ch. Për viktimën e dytë dihet fare pak, por është e njohur se shqiptari 39-vjeçar tashmë kishte ndalesë të hyrjes në Belgjikë dhe në Itali po kërkohej për vjedhje.

Personi i tretë 25-vjeçar, i cili iu mbijetoi të shtënave me plagë, në Kantonin e Bazelit ka qenë i dënuar si pjesë e një bande të vjedhësve dhe gjithashtu kishte një ndalim hyrjeje për Zvicër, në ndërkohë ai është dëbuar. Që të tre viktimat po kalonin një natë së bashku në një restorant, duke festuar ditëlindjen e një miku: Ky person gjithashtu ishte dënuar edhe për vjedhje dhe trafikimit të heroinës.

Se çfarë ka ndodhur saktësisht gjatë të shtënave, ndoshta kurrë nuk do të sqarohet. Procesi gjyqësor do të fillojë më 10 dhjetor dhe do të zgjasë katër ditë./a.m.

Next Post
‘Nëse minjtë i ngrenë këmbët përpjetë…’, rrefimi i George W. Bush për 11 shtatorin

'Nëse minjtë i ngrenë këmbët përpjetë…', rrefimi i George W. Bush për 11 shtatorin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

October 24, 2026
Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

October 24, 2026
Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

October 24, 2026
Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

October 24, 2026
Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

October 24, 2026
Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

October 24, 2026
13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

October 24, 2026
Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

October 24, 2026
Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

October 24, 2026
Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In