• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja e dy vëllezërve në Durrës, flet i ati: Servisi u ble me kredi, të gjenden atentatorët

by Java News
29/04/2020 14:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kol Haxhija, babai i dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia të ekzekutuar pranë tregut të makinave në Shënavlash të Durrësit pasditen e 27 prillit 2020, tregon se servisi dhe lavazhi ishin hapur me një kredi që kishin marrë në bankë.

“Besmiri dhe Tori kishin hapur një servis makinash me të cilin punonin dhe një lavazh. I bëj thirrje medias që të mos hedhin hi pasi nuk e dinë çështjen e djemve të mi. Kam hyrë borxh, kredi, kam marrë kredi prej 40 mijë euro, kam vendosur shtëpinë peng”, thotë ai.

Kol Haxhija i kërkon shtetit të zbulojë dhe arrestojë autorët e atentatit ndërsa medias të jetë e matur.

Vrasja e dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia në Durrës mbetet ende pa autor, ndërsa burime nga grupi hetimor thonë se e lidhin këtë vrasje edhe me një ngjarje të rreth një muaji më parë, ku një sasi prej 30 kg heroine dhe kokaine u kap në brigjet e Barit në një kamion të modifikuar.

Pas informacioneve të autoriteteve italiane për palën shqiptare ka dyshime se modifikimi mund të jetë kryer në servisin e dy vëllezërve Haxhia.

Ndërkohë kanë vazhduar kontrollet sa i përket gjetjes së automjetit që mendohet se janë larguar autorët.

Next Post
Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar/ Kush është i riu me dy mbiemra që u arrestua sot

Ngacmonte punonjëset e një kompanie në Tiranë, pranga 33-vjeçarit që shkaktonte frikë dhe ankth

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com