• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja e dy të rinjve në Malësinë e Madhe, i ati i autorit të dyshuar i ngujuar prej dy ditësh

by A R
08/10/2020 17:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një zonë të izoluar mes shkurreve dhe pemëve të dendura, pas kërkimeve nga policia dhe pas 5 ditësh janë gjetur trupat e pajetë të 2 të rinjve në Malësinë e Madhe.

Mbi zhdukjen e tre të rinjve në Malësinë e Madhe, pas hetimeve dhe kërkimeve të uniformave blu,  në një zonë të thellë të Malësi, dy orë larg fshatit Vrith, janë gjetur trupat e pajetë të dy prej tyre.

I treti besohet se i ka qëlluar ata për vdekje dhe është shpallur në kërkim. Nga hetimet paraprake, mësohet se autori është arratisur drejt Malit të Zi.

I pranishëm në operacionin e kërkimeve ishte edhe drejtori i Policisë së Shkodrës, Niko Brahimaj.

Dy viktimat janë Klement Pepaj  dhe Vilson Çutaj, kurse autori dyshohet të jetë Daniel Pepaj.

Ndërkohë sipas burimeve nga fshati Vrith babai i Danjel Pepaj, Rrok Pepaj është ngujuar në shtëpinë e tij prej dy ditësh, pasi familja Çutaj i vendosi një ultimatum për të treguar çfarë ka ndodhur dhe mbi fatin e trupave të djemve të tyre.

Sipas burimeve kushërinjtë e Vilson Çutaj kanë ardhur nga jashtë Shqipërisë pas kësaj ngjarje të rëndë dhe policia përveç kërkimeve me dron, është kujdesur që të mos kishte përplasje mes familjeve.

Një ditë para zhdukjes, më 2 tetor 2020 Klement  Pepaj dhe Vilson Çutaj kishin dhunuar fizikisht, Danjel Pepajn. Ata e akuzonin këtë të fundit se u kishte vjedhur 50 kg marijuanë.

Pas sherrit, mësohet se Danjeli i ka thirrur dy të rinjtë “për t’u sqaruar”, por ka gjetur një armë dhe më pas i ka vrarë ata në Malësinë e Vrithit.

Trupat e pa jetë të dy të rinjve janë gjetur pranë parcelës së kanabisit. Sipas hetimeve të deritanishme, sherri për kanabis është motivi i vetëm dhe shkak për vrasjen e Kelment Pepaj dhe Vilson Çuatj.

Trupat e tyre mësohet se janë gjetur në një distancë të largët nga njëri-tjetri.

Vendi ku u gjetën dy trupat e pajetë është dy orë larg qendrës së fshatit Vrith, fshat ku ata banonin.

Klement Pepaj dhe Vilson Çutaj u gjetën sot të pajetë në Pyllin e Vrithit, mbi një ngjarje që kishte ditë që lakohej dhe madje ishin denoncuar edhe parcelat me hashash në atë zonë.

Zona e pyllëzuar vështirësoi gjetjen e trupave të pajetë të të rinjve.

/a.r

Next Post
Progres-raporti i KE, Balla: Shqipëria më e përgatitur se kurrë, mbetet prioritet avancimi i reformave

Progres-raporti i KE, Balla: Shqipëria më e përgatitur se kurrë, mbetet prioritet avancimi i reformave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kosova, të martën bëhet anëtare e INTERPOL-it”

“Për gjykatat tuaja do bëhet film”, Pacolli: Me dhunë na ndërprenë punën…

April 13, 2026
Qetësia përpara furtunës së shtatorit

Merruni me të ardhmen, jo me PD

April 13, 2026
Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

April 13, 2026
“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

April 13, 2026
Pacolli humbet administrimin e aeroportit të Vlorës, Apeli pranon sigurimin e padisë së ortakut Ademi

Aeroporti i Vlorës? Pacolli: Nuk kam nënshkruar kontratë, kam qenë i informuar

April 13, 2026
Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

April 13, 2026
Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

April 13, 2026
Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

April 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Unë e di si funksionon sistemi”

April 13, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Humbja e Orbanit, është ajo që PD, nuk bën dot me Berishën

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In