• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vrasja e dy të rinjve, Gjekmarkaj: Koha e lojërave politike me sigurinë e njerëzve duhet të marrë fund

by A R
22/10/2025 10:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Demokrati Agron Gjekmarkaj ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në Manëz, ku mbetën të vrarë dy të rinj.

Ai deklaroi se ‘koha e lojërave politike me sigurinë e njerëzve duhet të marrë fund’, teksa i shpreh ngushëllime familjarëve.

“Ngjarja tragjike e ndodhur në Manzë, ku dy të rinj humbën jetën në mënyrë të dhunshme, është një tjetër dëshmi e hidhur e degradimit të sigurisë publike dhe dështimit të institucioneve përgjegjëse për rendin dhe parandalimin e krimit në vendin tonë.

Kjo nuk është thjesht një ngjarje kriminale. Kjo është një kambanë alarmi për të gjithë shoqërinë dhe një aktakuzë e drejtpërdrejtë ndaj Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit, të cilat janë kthyer në institucione të paralizuara, të shkëputura nga realiteti dhe interesat e qytetarëve.

Nuk mund të ketë siguri publike kur ministrja e Brendshme znj. Albana Koçiu merret me adresat e qytetarëve, ndërsa drejtori i Përgjithshëm i Policisë, z. Ilir Proda, ka “adresën” e përditshme shumë larg punës së tij dhe përgjegjësive që i takojnë.

Ky është rezultati i politizimit ekstrem të institucioneve të rendit, mungesës së vizionit, përgjegjësisë dhe angazhimit serioz për të luftuar krimin dhe për të garantuar jetën e qytetarëve. Kur shteti tërhiqet, krimi avancon. Dhe sot, jemi përballë një realiteti ku jeta e të rinjve shqiptarë po preket në mënyrën më tragjike, në mes të ditës, pa asnjë ndjenjë frike nga drejtësia.

Ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave. Kërkojmë urgjentisht hetim të thelluar, ndëshkim të autorëve dhe përgjegjësve institucionalë. Por më shumë se kaq, kërkojmë që shteti të kthehet në shërbim të qytetarëve, jo në strehë për paaftësinë dhe indiferencën. Koha e lojërave politike me sigurinë e njerëzve duhet të marrë fund”, tha ai.

Next Post
Nuk është një film! Grabitja e Luvrit, avokati britanik: Bizhuteritë janë copëtuar tashmë për t’u shitur

Nuk është një film! Grabitja e Luvrit, avokati britanik: Bizhuteritë janë copëtuar tashmë për t’u shitur

Comments 1

  1. Krriçi i Faros says:
    4 months ago

    O Laro policia nuk mund të rrijë pas çdo injoranti e drogaxhiu. Mentori jot Sali shpellari është fajtori kryesor që armatosi gjith injorantët e drogaxhijtë.

    Reply

Leave a Reply to Krriçi i Faros Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

February 16, 2026
Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

February 16, 2026
Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

February 16, 2026
Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

February 16, 2026
Tensionet e shtuara mes opozitës dhe mazhorancës/Ndreca: Të djathtët krizën e kanë të brendshme

Neni 242/2 mes interpretimit kushtetues dhe rrezikut të antikushtetutshmërisë

February 16, 2026
Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

February 16, 2026
Albin Kurti u godit pas shpine, Kushtetuta e thotë qartë çfarë duhet bërë

“Ligji po ndryshohet për interesat e PS”, Nano: Rama gaboi që refuzoi dorëheqjet e Ballukut

February 16, 2026
Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

February 16, 2026
Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

February 16, 2026
“Tirana, motor ekonomik”, Toni Gogu: Ka krijuar mundësi për shumë njerëz që i janë bashkuar asaj

Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS, Gogu: Në rastin e Ballukut pezullohet shteti! S’është mbrojtje personale

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In