• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja e dy motrave në Ballsh, kryebashkiaku tregon gjendjen e familjes

by Java News
08/01/2019 12:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Disa ditë pas krimit makarbër ku një 34-vjeçar vrau me thikë gruan dhe motrën e saj 18-vjeçare, kryetari i bashkisë së Ballshit tregon detaje të tjera rreth ngjarjes. Në një prononcim për gazetarin e News24’ dhe ‘BalkanWeb’ Ervis Kuçi, Agron Kapllanaj pohon se të gjithë banorët e zonës janë të shokuar për ngjarjen, ku të vrara mbetën Gentiana dhe Merisa Caushi.

Mes të tjerash kryebashkiaku tregon edhe gjendjen në të cilën ndodhen aktualisht dy fëmijët e çiftit të mitur, të cilët ishin në banesë gjatë kohës kur Gazmend Musta masakroi me thikë nënë e tyre dhe tezen.

Kapllanaj tha se pak pas krimit, Gazmendi i kishte çuar fëmijët të dy në polici, ndërsa këta të fundit u trajtuan nga një punonjës social dhe psikolog dhe me pas u derguan ne fshatin SOS. Po ashtu kryebashkiaku tregon se bashkia ka mbuluar një pjesë të shpenzimeve të funeralit për dy motrat.

“Ne jemi të gjithë në dijeni të ngjarjes së rëndë që ndodhi. Një ngjarje që na ka tronditur të gjithë mallakastriotët dhe mbarë opinionin. Është një ngjarje që nuk kishte ndodhur kurrë më parë në qytetin e Ballshit. Jemi të shokuar ne dhe jo më familjarët e viktimave të cilat humbën jetën. Një dramë tjetër janë fëmijët, të cilët kanë përjetuar tmerrin e asaj që ndodhi, pasi babai aktin e kreu në sy të tyre, dhe ata kanë qenë të traumatizuar. Menjëherë pasi ndodhi ngjarja, unë jam gjendur si kryetar bashkie aty por edhe si qytetar në radhë të parë. Jemi interesuar për fëmijët, të cilët autori i kishte çuar në polici. Ne kemi çuar aty psikologen dhe punonjësen sociale të Bashkisë të cilat janë marrë me fëmijët gjatë gjithë kohës. Vetë kam qëndruar pranë familjarëve të viktimave, që kanë qenë të shokuar dhe traumatizuar. Vet familjarët e viktimave ishin duke shkuar tek vajza e tyre, madje i kishte ftuar autori për darkë. Atë natë fëmijët u strehuan tek një i afërm, dhe të nesërmen i kemi mbajtur në Bashki në prezencën e punonjësve sociale dhe të psikologes dhe të policisë. Familjarët nuk ishin në gjendje që të na jepnin një përgjigje nëse mund t’i merrnin fëmijët. Na është dashur të flasim edhe me institucione të tjera shtetërore, me Qendrën e Emergjencave në Tiranë, që na u përgjigjën pozitivisht për t’i marrë atë natë dhe më pas ditën tjetër i transferuan në fshatin SOS.

Ne përgatitëm dokumentacionet dhe fëmijët ishin shoqëruar nga psikolog dhe punonjës social. Në fshatin SOS kanë kushte më të mira dhe një staf të specializuar për trajtimin e tyre. Bashkia ka bërë të gjithë procedurën ligjore dhe njerëzore, ku vet stafi i bashkisë ka shkuar dhe i ka blerë rroba fëmijëve dhe ushqime. Madje i kemi sjell edhe shokë të klasës vajzës së madhe. Gjendja tek familjarët e dy vajzave që humbë jetën është shumë e rëndë. Babai i tyre është i sëmurë dhe nuk janë në gjendje të mirë ekonomike. Kam qenë prezent edhe gjatë ceremonisë së varrimit dhe kam parë që ata kanë përjetuar një dramë të vërtetë. Vëllai i dy viktimave ka pësuar vdekje klinike gjatë varrimit dhe më pas u shoqërua urgjent në spital. Falë Zotit ai sot është mirë. Babai i tyre është në gjendje të rëndë, pasi ka qenë dhe i sëmurë. Ne jemi munduar që dhe do të vazhdojmë t’ju qëndrojmë afër, duke i ndihmuar edhe nga ana ekonomike që t’i heqim një pjesë të shpenzimeve të funeralit. Do i propozojmë Këshillit Bashkiak miratimin e një fondi specifik për këtë rast. Disa herë ata kanë pasur probleme dhe mosmarrëveshje në çift. Kanë shkuar disa herë edhe afër ndarjes, por ndonjëherë për hir të fëmijëve dhe mentalitetit të zonës, ndoshta mendojnë se është më mirë që të qëndrojnë bashkë për hir të familjes”, tha kryebashkiaku.

NGJARJA
Debati ka nisur gjate drekës së 2 janarit ku e ftuar ishte edhe 18-vjeçarja Merisa Caushi. Gentiana ka kërkuar që të shkojë për vizitë tek prindërit të cilët jetonin në fshatin Drizar, por këtu ka ndeshur në kundërshtimin e bashkëshortit të saj. Pas debateve me bashkëshortin ajo është shprehur se do të merrte fëmijët dhe do të shkonte vetë në fshat. Kjo gjë ka zemëruar së tepërmi Gamozin i cili është shprehur se ai ishte burri i shtëpisë dhe vendoste ai se çfarë do të bëhej. Fill pas sherrit, ai ka rrëmbyer thikën dhe ka goditur bashkëshotren, ndërsa motra e saj ka ndërhyrë për ta ndihmuar, por edhe ajo ka rënë pre e sulmit.

Prej disa kohesh çifti jetonte në një banesë me qira në lagjen “5 Shkurti” në Ballsh. 34-vjeçari ishte emigrant në Greqi dhe ishte kthyer për festat e fundvitit.

/a.rada

Next Post
Vijonin aktivitetin e lojërave të fatit, procedohen 4 pronarë lokalesh

Vijonin aktivitetin e lojërave të fatit, procedohen 4 pronarë lokalesh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse u vra Jani Aliaj në burgun e Koridhalos? Historia e krimeve të shumta të “djemve problematikë” të Tepelenës

Pse u vra Jani Aliaj në burgun e Koridhalos? Historia e krimeve të shumta të “djemve problematikë” të Tepelenës

January 20, 2026
“Lufta” për Groenlandën, presidenti Trump shpall tarifa për vendet europiane që i bëhen pengesë

Habit me deklaratën e tij Donald Trump: Pa mua, sot nuk do të kishte NATO

January 20, 2026
OSBE rikonfirmon mbështetjen për SPAK-un, Tarran takon Klodjan Brahon

OSBE rikonfirmon mbështetjen për SPAK-un, Tarran takon Klodjan Brahon

January 20, 2026
Alesia Balliu thumbon Berishën: Nuk mund të gjykosh marrëdhëniet e Ramës me SHBA-në kur vetë nuk shkon dot atje

Alesia Balliu thumbon Berishën: Nuk mund të gjykosh marrëdhëniet e Ramës me SHBA-në kur vetë nuk shkon dot atje

January 20, 2026
“Reforma zgjedhore dhe territoriale, kyçe për integrimin europian”/ Balla takim me ambasadorin e BE-së

“Reforma zgjedhore dhe territoriale, kyçe për integrimin europian”/ Balla takim me ambasadorin e BE-së

January 20, 2026
Pse shoqëria shqiptare etiketohet si agresive?

Pse shoqëria shqiptare etiketohet si agresive?

January 20, 2026
Ngërç në Kushtetuese/ Presidenti vonon betimin e Asim Vokshit mes sfidës për ripërtëritjen e gjyqtarëve

Përfundon seanca në Kushtetuese për rritjen e rrogës së gjyqtarëve, trupa gjykuese tërhiqet për vendim

January 20, 2026
Krujë/ Vrau me çekiç në kokë një person pas një konflikti, arrestohet 28-vjeçari dhe dy bashkëpunëtorët

Krujë/ Vrau me çekiç në kokë një person pas një konflikti, arrestohet 28-vjeçari dhe dy bashkëpunëtorët

January 20, 2026
Alarm i kuq në Greqi, shkollat në Athinë mbyllen nesër. Pesë rajone kërcënohen nga përmbytjet dhe acari polar

Alarm i kuq në Greqi, shkollat në Athinë mbyllen nesër. Pesë rajone kërcënohen nga përmbytjet dhe acari polar

January 20, 2026
Kina: Çështja e Groenlandës zgjidhet vetëm mbi bazën e rendit ekzistues ndërkombëtar

Kina: Çështja e Groenlandës zgjidhet vetëm mbi bazën e rendit ekzistues ndërkombëtar

January 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In