• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja e Durim Sulkut në Hollandë, dëshmitë e tre personave që panë ekzekutimin

by Java News
29/08/2016 09:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të paktën tre shtetas holandezë kanë parë vrasjen e emigrantit shqiptar, Durim Sulku. Dëshmitë e këtyre tre personave do të paraqiten në Gjykatën e Tiranës, nga Prokuroria e Krimeve të Rënda ndaj Markeljan dhe Klejv Doçit, dy të akuzuarve për vrasjen në Holandë.

Sipas hetimit, ata kanë shkuar në Holandë me porosi të xhaxhait, Mentor Lufi, i cili ka mësuar se ku rinte Durim Sulku.

Vrasja në Holandë, ka ndodhur në Ridderkerk në qytetin ku rrinte Durim Sulku, për të cilin Mentor Lufi donte të hakmerrej në lidhje me atentatin që ishte bërë ndaj tij në Tiranë në dhjetor 2014. Autorët e krimit në Holandë, kanë marrë një makinë “BMW”, seria 3 M3 me ngjyrë të çelur, ku ishin tri pistoleta njëra ishte Glock, një tjetër me mulli me 5 fishekë dhe një tjetër me 16 fishekë.

Ata kanë pritur në parkimin pranë shtëpisë së Durimit. Rreth orës 23.20 ai ka ardhur me një makinë tip “Smart” dhe ka parkuar në vendin që ishte bosh. Klejvi është afruar dhe ka parë që ai ishte vetëm në makinë dhe është kthyer në makinën e tyre “BMW”. Pastaj, ka shkuar Markeljani duke qëlluar me armë në drejtim të tij dhe më pas ka hipur në makinë dhe janë larguar me shpejtësi.

DËSHMIA E PARË

Në deklarimin e dhënë nga shtetasja Petronelia E. C, sqaron : “Pashë një burrë duke ecur me vrap në drejtim të makinës “Smart”. Mendoj që ai kishte diçka në dorë. Nuk mund ta shihja çfarë ishte…. Ai kishte një trup të dobët me gjatësi normale. Mendoj rreth 1.70 cm. Isha duke e parë nga sipër.

E krahasova atë më çfarë shihja përreth dhe nuk m’u duk aq trupmadh. E pashë atë të vraponte drejt “Smart”-it dhe me atë gjënë që kishte në dorë qëlloi xhamin nga krahu i shoferit. Pas kësaj dëgjova shumë zhurmë dhe kërcitjen e xhamave. Ai rendi me vrap në të njëjtin drejtim nga kishte ardhur… Në të njëjtën radhë makinash pashë të ndizej një makinë tjetër dritat e së cilës u ndezën.

Nga ndezja e dritave mund të shihja diçka nga numri i targës, i cili fillonte me 73. Pas kësaj, dritat u fikën menjëherë…. Pashë që kjo makinë doli nga vendi i parkimit, duke i dhënë mbrapa eci në drejtim të “Smart”-it. Pashë që personi, i cili më parë kishte thyer xhamin e “Smart”-it hipi në makinën që erdhi nga krahu i pasagjerit. E pashë të hipte para….

Ai ishte i veshur i gjithi me të errëta… Dukej i ri në moshë, mendoj poshtë të tridhjetave. Mendoj se kishte një gjatësi 1.70-1.75 m. Moshën e tij e vlerësoj nga mënyra e ecjes. Ai ecte shumë shpejt dhe kishte një ecje të hijshme…….”

DËSHMIA E DYTË

Në deklarimin e dhënë shtetasja Janningje A. B, sqaron : “Në javën kur ndodhi vrasja, dita nuk më kujtohet saktësisht, unë kam parë një “BMW” gri të parkuar të vendparkimi përballë me shtëpinë time.

Ishte pas orës 22.00 dhe unë kisha dalë për të nxjerrë qenin. Mbi një copë letër shkrova numrin e targës. Ditën e enjte, pas vrasjes, hetuesit kanë qenë në shtëpinë time, por atë ditë unë nuk munda ta gjeja copën e letrës. Ditën e premte, telefonova Policinë ….

Më vonë, në tabletën time duke parë lajmet pashë se targa e automjetit të braktisur ishte e njëjtë me targën e shënuar prej meje…. Targa që unë kam shënuar është 73-RF-VH…. Unë kam parë që ishin dy persona në makinë…. Këtë e pashë shumë qartë. Jam pothuajse plotësisht e sigurt.

DËSHMIA E TRETË

Në deklarimin e dhënë shtetasi Jeroen J.V.M sqaron: “Unë dhe J. B administrojmë pamjet filmike të marra përreth pallatit….

Duke u nisur nga ajo që tha zoti H, dhe faktit që dritat nuk dallohen dy herë, unë dal në përfundimin se kanë qenë dy persona që janë larguar. Pas kësaj kam parë pamjet filmike të filmuara nga kamera në pjesën jugore….

Unë mendoj se ka pasur dhe një person të tretë të përfshirë në të. Këtë unë e nxjerr nga koha që ndodhet midis largimit me vrap të personit dhe ndezjes së dritave të makinës. Unë i kam thënë Policisë se është e mundur që edhe një person i tretë të ketë qenë i përfshirë./ Panorama/a.k

Next Post
Luana Vjollca me komardare kur ishte fëmijë… por prapë, sipas saj mbetet “stylish” (FOTO)

Luana Vjollca me komardare kur ishte fëmijë... por prapë, sipas saj mbetet "stylish" (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Dëmshpërblim për të prekurit”/ Rama takon banorët pas flakëve në Himarë: Çfarë s’na vret na bën më të fortë!

“Dëmshpërblim për të prekurit”/ Rama takon banorët pas flakëve në Himarë: Çfarë s’na vret na bën më të fortë!

September 5, 2026
Dosjet Epstein tronditin Italinë, Prokuroria e Romës hap hetim për dhunë seksuale dhe kërkon dokumentet sekrete nga SHBA

Dosjet Epstein tronditin Italinë, Prokuroria e Romës hap hetim për dhunë seksuale dhe kërkon dokumentet sekrete nga SHBA

September 5, 2026
Protestuesit drejt Kuvendit, paralajmërohen trazira të martën: Do t’i presim deputetët me vezë, domate e miell

Protestuesit drejt Kuvendit, paralajmërohen trazira të martën: Do t’i presim deputetët me vezë, domate e miell

September 5, 2026
I apasionuar pas maleve, ja kush është 40-vjeçari që humbi jetën pasi ra në humnerë në Lëpushë të Kelmendit

I apasionuar pas maleve, ja kush është 40-vjeçari që humbi jetën pasi ra në humnerë në Lëpushë të Kelmendit

September 5, 2026
Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

September 5, 2026
Sesion i ri, beteja të vjetra! Kuvendi rikthehet më 8 shtator, PS përgatit hartën me 46 bashki, PD paralajmëron betejë në Kushtetuese

Sesion i ri, beteja të vjetra! Kuvendi rikthehet më 8 shtator, PS përgatit hartën me 46 bashki, PD paralajmëron betejë në Kushtetuese

September 5, 2026
Pagat e magjistratëve përplasin drejtësinë me qeverinë, gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë ekzekutimin e menjëhershëm

Pagat e magjistratëve përplasin drejtësinë me qeverinë, gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë ekzekutimin e menjëhershëm

September 5, 2026
Analiza e Bloomberg: Pse India po tërheq më pak turistë të huaj se Shqipëria?

Analiza e Bloomberg: Pse India po tërheq më pak turistë të huaj se Shqipëria?

September 5, 2026
“Vrasja në Mirditë, s’ka kokërr misteri”, Hoxha ngre alarmin: Janë hapur varre që nuk po mbyllen…

“Vrasja në Mirditë, s’ka kokërr misteri”, Hoxha ngre alarmin: Janë hapur varre që nuk po mbyllen…

September 5, 2026
“Bëni kujdes me shpenzimet”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

5 shenjat e horoskopit që harxhojnë shumë para

September 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com