• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Vrasja e Drishtit, fisi i viktimave nuk do të marrë hak te familja e vrasësit

by A R
27/01/2016 21:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fshatit Drisht në Shkodër i dëgjohet sërish emri pas ngjarjes së janarit që tronditi të gjithë Shqipërinë.

Zija, dhimbja, lotët e humbjes se 2 vëllezërve nuk bënë që pjesa tjetër e familjes Shkami të humbnin logjikën, përkundrazi, me ndërmjetësimin e pleqësisë, përveç pjesëtarëve të shtëpisë së Aleksandër Dushaj, ata liruan nga ngujimi të gjithë pjesën tjetër të fisit.

Kishte kërkuar për martesë vajzën e Skënderit, por krushqia e refuzuar e çoi deri në vrasje… e menjëherë pas pjesëmarrjes në varrimin e të ndjerëve të gjithë u ngujuan…

Sipas Ibrahimit, fillimisht me nismën e shoqërisë u bisedua me pajtimtarët, më pas ata organizuan një takim me disa nga anëtarët e familjes Dushaj për të vendosur fatin e të ngujuarve.

“Erdhën më thanë sepse donim ta dëgjonim gojarisht… si ishte vendosur e që realisht kishte ndodhur“, thotë Ibrahimi.

Dita e parë e daljes nga pragu i shtëpisë nuk ishte i lehtë për të.

”U ndjeva i lirë… nuk mora rrugë të gjatë e asgjë, por prapë më vinte turp nga njerëzit si do i takoj… si do iu dal përpara”.

Ramazani thotë se kurrë nuk i kanë bërë keq askujt, por jeta të përball më shumë vështirësi…

Njiheshin me të gjithë që fëmijë, ishin miq, pak metra ndajnë shtëpitë e tyre. Ka kaluar më shumë se 1 muaj e ata sërish zgjodhën të jepnin një shembull të mirë… Ndoshta më vonë, siç thuhet me shumë shpresë tek banorët, mirësia e tyre mund të shkojë edhe më tej.

“Ia kemi lënë në dorë drejtësisë…“, thotë Ramazani.

Ishte ngjarja e parë e tillë në këtë vend. Askush nga banorët e zonës nuk kishte menduar se mund të ndodhte, por gjithsesi ata ndjehen krenarë për pajtimin dhe dashamirësinë për të kaluar këtë situatë, por kurrsesi për të harruar vëllezërit e tyre.

Të dyja familjet bashkohen në një mendim që duan ta percjellin në çdo familje shqiptare, tek çdo gjakmarrës e çdo i ngujuar që kalon ditët e ngrys netët pa kaluar pragun e shtëpisë.

“Ngjarje të tilla nuk duhet të përsëriten…“, shprehet Ibrahimi.

/ Top Channel

Next Post

Zvicër, babë e bir tentuan të hedhin të renë nga ballkonin për mosbindje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In