• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja e Cukut/ Plumbat në dy drejtime, a u përgjigj me zjarr edhe komisari?

by A R
09/04/2017 19:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Duke rindërtuar të gjithë skemën e vrasjes së komisarit Artan Cuku, gazetari i “News 24” Artan Hoxha ka hedhur sot dyshime të forta, sipas të cilave Cuku mund t’i jetë përgjigjur killerit që i zuri pritë në sheshpushimin e pallatit ku banonte. Madje, ekzistenca e dy gëzhojave të kalibrit 9 mm që nuk kanë dalë nga arma e killerit, mund të jenë qëlluar nga vetë Cuku.

Por duke qenë se ngjarja është ende nën hetim, gazetari i “News 24”, thotë se gjithçka mbetet në fazë dyshimi. E megjithatë, sipas tij, është fakt që ka pasur dy të shtëna me një pistoletë tjetër e tipit “Beretta” në drejtim të kundërt me drejtimin nga erdhën të shtënat e vrasësit, raporton “BalkanWeb”.

“Dyshohet se ka pasur fillimisht një konflikt mes Cukut e autorit të vrasjes. Në vendngjarje janë gjetur edhe dy gëzhoja të tjerta të kalibrit 9 mm që e përdorin zakonisht pistoletat e tipit “Beretta”. Por mbetet ende i dyshimtë është fakti se kush mund ta ketë përdorur pistoletën e dytë. Janë marrë shumë filmime. Nga filmimet dhe kontrollet e zonës rezulton të kemi të bëjmë vetëm me një ekzekutor që ka ikur në këmbë, jo me motor e biçikletë. Ka ikur në këmbë në drejtim të sheshit “Willson”, një zonë shumë e populluar. Këto dëshmojnë që kemi të bëjmë me një vrasës profesionist, jo me një vrasës që e ka për herë të parë këtë punë. E ka goditur në fund në kokë, për t’u siguruar që viktima nuk shpëton i gjallë. Edhe pse mund të duket si një vrasje e pakujdesshme, për shkak se nuk është përdorur silenciator, është një ngjarje e menduar mirë”,- shton Hoxha, raporton “BalkanWeb”.

Duke treguar më tej për të shtënat e dala nga një pistoletë e dytë në vendngjarje, Hoxha shton se predhat nuk janë gjetur në trupin e viktimës.

“Rezulton që pistoleta tjetër ka sqitur vetëm dy herë në krahun e kundërt dhe nuk ka se si ta ketë pasur autori, pasi predhat nuk janë në trupin e viktimës. Edhe po të supozosh që kemi të bëjmë me një psitoletë tjetër që të jetë e autorit qitja me të është bërë në të kundërt të pistoletës predhat e së cilës janë në trupin e viktimës, pra s’ka pasur si të qëllonte një person në dy drejtime të kundërta.

Gazetari dyshon ndër të tjera që bëhet fjalë për një vrasës me pagesë, ose për një person që nuk e ka pasur për herë të parë këtë punë. “Fakti që s’ka përdorur makinë e ka bërë të jetë mjaft e vështirë. Vrasje të tilla ose bëhen me pagesë ose për shkak të një shkëmbimi apo detyrimi që mund t’i ketë tjetrit”, – sqaron Hoxha.

Next Post
Në këtë ditë, më 9 prill, Konkordi bëri fluturimin e parë, vdiq Rabële, Bacon dhe lindi Bodler

Në këtë ditë, më 9 prill, Konkordi bëri fluturimin e parë, vdiq Rabële, Bacon dhe lindi Bodler

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In