Pas 14 orëve policia e Tiranës ka arritur që të gjejë armën me të cilën u qëlluan për vdekje 2 personat mbrëmë te lulushtja “1 Maji” dhe mbeti i plagosur njëri prej tyre.
Arma e tipi kallashnikov është gjendur nga polumbarët pas kontrolle që ushtruan në lumin e Lanës, por priten edhe analizat balistike.
Pas kërkimeve me imtësi në zonën ku mendohej se ishte hedhur arma, është gjetur një automatik tip kallashnikov.
Nga plumbat e kallashnikovit të sekeustruar, mbrëmë mbetën të vdekur
Aurora Oskyan me banim në Tiranë pasagjere në sedijen e parë dhe Kevin Rugova 23 vjeçar, ndërsa i plagosur mbeti Elvis Gaçaj 40 vjeç.
Në makinë ishte edhe një vajzë me inicialet E.Gj e cila i ka shpëtuar për mrekulli plumbave.