• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja e Çiçës, zbardhen pamjet që tregojnë veprimet e Alban Trimit

by Java News
07/05/2016 13:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Alban Trimi, oficeri i policisë që ndodhej në të njëjtën tavolinë ku u vra Elton Çiça mbrëmjen e së dielës në Tiranë, do të qëndrojë në masën e sigurisë “arrest në burg”.

Gjykata e Tiranës pranoi dje kërkesën e Prokurorisë për mbajtjen të izoluar në qeli të ish-shefit të Antidrogës së Tiranës. Ai dyshohet se ka fshehur një armë zjarri dhe telefonin që mbante me vete viktima Çiça.

Trimi u ndalua dy ditë pas ngjarjes, kur u kthye në Tiranë nga Tepelena, ku kishte qenë për të marrë pjesë në varrimin e viktimës. Për Prokurorinë, oficeri Trimi ka konsumuar tri vepra penale, “kryerjen e veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, “shpërdorimin e detyrës” dhe “prodhimin dhe mbajtjen pa leje të armëve luftarake dhe municionit”. Brenda seancës së kryesuar nga gjyqtari Asim Vokshi, e zhvilluar me dyer të mbyllura, Trimi ka mbajtur qëndrim mohues për akuzat.

Përmes avokatit të tij, i dyshuari ka pretenduar që nuk ka fshehur sendet personale të viktimës dhe ndërhyrjen, apo prishjen e vendit të ngjarjes. Pretendimet e Trimit janë “tradhtuar” nga pamjet filmike të kamerave të sigurisë së lokalit ku ndodhi vrasja. Në analizë të pamjeve filmike, përfaqësuesi i Prokurorisë, Enklid Gjini, ka pohuar se i dyshuari Alban Trimi ka marrë sendet personale të viktimës.

Duke iu referuar pamjeve filmike, prokurori ka zbardhur në mënyrë kronologjike të gjitha veprimet e kryera nga ana e të dyshuarit Trimi. Sipas prokurorit, ndryshe nga pretendimet e oficerit, nga pamjet video rezulton se ai ka marrë telefonin e viktimës.

Po ashtu, nga pamjet duket momenti ku Trimi vendos në brezin e pantallonave një armë pistoletë që ishte nxjerrë nga çanta e viktimës nga ana e të dyshuarit, Redjan Rraja. Në vijim publikohet dosja e Prokurorisë ndaj Alban Trimit, ku zbardhen veprimet e tij moment pas momenti, sipas pamjeve filmike.

DYSHIMET E PROKURORISË

Nga veprimet e deritanishme hetimore të Prokurorisë së Tiranë, rezulton se i dyshuari, i cili ka qenë i pranishëm në atentatin e ndodhur në datën 01.05.2016 në lokalin “D..N…” në Tiranë, ku mbeti i vdekur shtetasin Elton Çiça, ka fshehur armën e zjarrit dhe telefonin celular që mbante me vete viktima.

Pas këqyrjes së pamjeve të kamerave të sigurisë së lokalit ku ndodhi ngjarja, Prokuroria e Tiranës ka nxjerrë urdhrin e ndalimit ndaj tij, si i dyshuar për veprat e mësipërme. Urdhri i ndalimit është ekzekutuar nga ana e Policisë së Shtetit pas dy ditësh, për faktin se ai nuk u gjet. Nga verifikimet rezultoi se i dyshuari ka qenë në Tepelenë, në varrimin e viktimës Elton Çiça dhe më pas është kthyer në Tiranë, ku është bërë i mundur edhe ndalimi i tij.

VRASJA E ÇIÇËS

Në datë 01.05.2016, rreth orës 22:20, në rrugën “Gjin Bue Shpata” në afërsi të shkollës “Emin Duraku”, në mjediset e brendshme të bar “D… N…” ka ndodhur një vrasje. Viktima është identifikuar si shtetasi Elton Çiça. Nga ana e oficereve të policisë gjyqësore të Drejtorisë së Policisë Vendore Tiranë janë sekuestruar pamje filmike të kamerave të lokalit, ku rezulton se në momentin e ngjarjes viktima Elton Çiça, ndër të tjera ka qenë në një tavolinë me punonjësin e policisë, Alban Trimi.

ÇFARË PANË KAMERAT

Nga këqyrja që iu bë këtyre pamjeve filmike video, ka rezultuar se: “Një nga personat e ulur në tavolinë me të quajturin Alban Trimi dhe personin mbi të cilin u qëllua me armë zjarri pistoletë, kthehet te tavolina ku ishin ulur para se të qëllohej me armë dhe nga çanta që është në krah të djathtë të personit që u qëllua, merr një send në formën e pistoletës. Ai del nga dera, sipër së cilës duket se është vënë kamera regjistruese, ku më parë doli edhe shtetasi Alban Trimi.

Pastaj kthehet sërish te vendi ku ka mbetur gjysmë i shtrirë mbi divan shoku i tyre i qëlluar me armë zjarri. Ulet në anën e tij të majtë, ku më parë ishte ulur shtetasi Alban Trimi dhe ndërkohë duket se në duar para, mbi prehër, mban ende sendin si pistoletë, të cilin më pas e lë diku në krahun e tij të majtë në një vend, ku këndi i fokusimit të kamerës nuk regjistron.

Pastaj e kap me të dy duart shokun e tij të qëlluar me armë zjarri dhe mundohet ta ulë në dysheme, por nuk ia arrin dot i vetëm. Në ndihmë i shkon shtetasi Alban Trimi. Të dy së bashku e ulin të qëlluarin me armë zjarri në dyshemenë e lokalit me shpinë mbi pllaka dhe kokë nga banaku i lokalit.

FSHEHJA E TELEFONIT

Ndërkohë, shtetasi Alban Trimi shkon te tavolina ku ishin ulur, merr disa sende nga aty dhe i vendos në xhepin e majtë të pantallonave të tij, dhe del nga dera në krah të majtë të banakut e kthehet sërish në lokal. Në këtë moment dallohet se në xhepin e djathtë të pantallonave të tij ka një celular ngjyrë të zezë.

FSHEHJA E PISTOLETËS

Pastaj shkon te vendi ku pak më parë personi tjetër la sendin si pistoletë. E merr atë, e kalon në pjesën para brezit nga përpara dhe me dorën e djathtë e fut në pjesën e pasme të brezit nga e djathta, duke përdorur edhe dorën e majtë për ta sistemuar në brezin e pantallonave nga pas. Pas kësaj, del nga fokusimi i pamjeve filmike dhe nuk kthehet më në këtë vend, ku për pak kohë vinë punonjës policie…”.

“U MORËN PROVAT”

Nga të dhënat paraprake të vendit të ngjarjes ka rezultuar se në vendngjarje nuk është gjetur aparati i telefonit që duhet të ketë përdorur viktima, si dhe nuk është sekuestruar as sendi, që nga pamjet video duket se ka qenë armë zjarri pistoletë në çantën e viktimës, të cilën fillimisht e ka marrë personi i ulur përballë tij, i identifikuar si Redi Rraja, e që më pas e ka marrë duke u larguar nga lokali i quajturi Alban Trimi, punonjës policie.

Nga verifikimet paraprake rezultoi gjithashtu se Alban Trimi nuk gjendej në territorin e DVP Tiranë, por ishte larguar për në Tepelenë, prej nga ku do të kthehej pas varrimit të viktimës.

Panoram/d.i.

Next Post

“Të gjithë me huqe”, kolegët përkujtojnë Roland Trebickën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndarja nga jeta e aktorit Fitim Makashi, reagon i biri: Homazhet tek “Art Turbina”

Ndarja nga jeta e aktorit Fitim Makashi, reagon i biri: Homazhet tek “Art Turbina”

February 1, 2026
Moti për sot i paqëndrueshëm, reshjet me intensitet të ulët përfshijnë të gjithë territorin

Moti për sot i paqëndrueshëm, reshjet me intensitet të ulët përfshijnë të gjithë territorin

February 1, 2026
“Isa Mustafa dha dorëheqje pa kërkuar votëbesim”, Bajrami kundër Abdixhikut: Rezultati i 28 dhjetorit s’mund të injorohet

“Isa Mustafa dha dorëheqje pa kërkuar votëbesim”, Bajrami kundër Abdixhikut: Rezultati i 28 dhjetorit s’mund të injorohet

January 31, 2026
Kërkoi zëvendësim mase, GJKKO mban nesër seancë për shqyrtimin e kërkesës së kryebashkiakut Veliaj

Kërkoi zëvendësim mase, GJKKO mban nesër seancë për shqyrtimin e kërkesës së kryebashkiakut Veliaj

January 31, 2026

Pse Berishës i kujtohen armiqtë e tij sa herë ngelet vetëm?

January 31, 2026
Protesta e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, Lapaj: Duhet bashkim popullor, jo bashkim liderësh

Protesta e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, Lapaj: Duhet bashkim popullor, jo bashkim liderësh

January 31, 2026
Ministri Gonxhja: Fitim Makashi i dha artit shqiptar më shumë se tri dekada përkushtim, pasion dhe shpirt

Ministri Gonxhja: Fitim Makashi i dha artit shqiptar më shumë se tri dekada përkushtim, pasion dhe shpirt

January 31, 2026
VIDEO/ Dalin pamjet nga brenda qelisë së burgut ku vuante dënimin, Jeffrey Epstein

VIDEO/ Dalin pamjet nga brenda qelisë së burgut ku vuante dënimin, Jeffrey Epstein

January 31, 2026
Propozime në Zagreb për një BE më të fortë, kancelari gjerman skeptik për zbatimin e reformave

Propozime në Zagreb për një BE më të fortë, kancelari gjerman skeptik për zbatimin e reformave

January 31, 2026
Bisedime të reja mes SHBA-së dhe Rusisë, i dërguari i Putinit takim me Witkoff në Florida

Bisedime të reja mes SHBA-së dhe Rusisë, i dërguari i Putinit takim me Witkoff në Florida

January 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In