• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja e biznesmenit te dera e shtëpisë, vëllai i të arrestuarit i rrëzon alibinë

by Java News
04/04/2018 21:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vëllai i të dyshuarit kryesor për vrasjen e biznesmenit Elsi Kosiqi duket se me pohimet e tij para oficerëve të Policisë Gjyqësore ka ndihmuar Policinë e Dibrës për zbulimin e autorit të krimit. Ai është shprehur se Mahmut Gega doli nga shtëpia rreth orës 17:30 të datës 20 mars.“Kur Mahmuti doli nga shtëpia, na tha se po shkonte te tezja në Bulqizë, pasi edhe mamaja e tij ishte nisur për atje. Vëllai më tha se kur të mbërrinte te tezja, do të më telefononte. Rreth orës 19:30, Mahmuti më telefonoi dhe më tha se ndodhej te tezja”, ka pohuar vëllai i të arrestuarit.

I pyetur nga Policia se pse Mahmut Gega nuk u gjet as në shtëpinë e tij dhe as te tezja, vëllai ka deklaruar se i kishte telefonuar atij mëngjesin e ditës së ngjarjes dhe i kishte sugjeruar të afrohej pranë Komisariatit të Policisë Bulqizë. “I kam thënë vëllait të shkonte në Polici për sqarim, pa ditur se çfarë kishte ndodhur gjatë natës.

Unë e dija vëllain te tezja. Nuk e kam ditur se ka vajtur te kushërira në Bulqizë”. Ky është një fakt që e nxjerr zbuluar të dyshuarin për vrasjen e Elsi Kosiqit. Vëllai ka deklaruar se Mahmut Gega, natën e krimit, ndodhej për darkë te tezja, kurse i dyshuari ka thënë dy versione të ndryshme. Fillimisht është shprehur se ishte te kushërira dhe në gjyq ka pohuar se do të flasë një herë tjetër.

Mahmut Gega ka deklaruar se e ka të qartë për çfarë hetohet dhe dyshohet dhe ka shtuar se: “do të jap shpjegime në një fazë tjetër”. Ndërkohë, në seancën e vlerësimit të masës së sigurisë, ai mohoi kategorikisht veprën penale, për të cilën është arrestuar, duke kërkuar të kontrollohen të gjitha telefonatat dhe kamerat e sigurisë, pasi ai natën e ngjarjes ka qenë mik në Bulqizë.

Gjykata vlerësoi se rezultojnë të provuara thëniet e prokurores në seancën e vlerësimit të veprës penale, si informacioni për referimin e veprës penale, procesverbalet e këqyrjes së vendit të ngjarjes, të kufomës, të vendeve, të mjeteve, të telefonit, të këqyrjes, marrjes dhe sekuestrimit te provave materiale, deklarimet e personave që kanë dijeni për veprën penale, si dhe aktet tjera të administruara në dosje.

Gjykata Dibër argumentoi se duhej pranuar kërkesa e Prokurores për vlerësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë të shtetasit Mahmut Gega, se në analizë të kushteve të përgjithshme të caktimit të masës së sigurimit personal, konstatohet nuk ekzistojnë shkaqe paqëndrueshmërie apo të shuarjes së veprës penale, se lipsen verifikime dhe hetime, pasi ekziston një dyshim i arsyeshëm se mund të jetë autor i veprave penale, për të cilat është arrestuar. panorama

ma.me

Next Post
FOTO/ Flet juristia që ‘përvëlon’ Redona Koçi: Ja për çfarë i kam refuzuar 10 mijë euro!

FOTO/ Flet juristia që 'përvëlon' Redona Koçi: Ja për çfarë i kam refuzuar 10 mijë euro!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

November 8, 2026
Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

November 8, 2026
Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

November 8, 2026
‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

November 8, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e diel 8 nëntor 2026, dashuria, paratë dhe fati për të gjitha shenjat

November 8, 2026
Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

November 8, 2026
“Shqipëria, rritje ekonomike në letër”/ Teliti: Bujqësia dhe industria prej 3 vitesh në recesion

Teliti: Kur PD të vijë në pushtet do heqim ata që i ka futur Rama në punë

November 8, 2026
“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

November 8, 2026
Protesta/ Ironia e juristit Spahiu: Reagimi i Ambasadës së SHBA, as ‘mish, as peshk’!- Pyet dhe Arlind Qorrin: Po nëse zgjedhjet i fiton sërish Rama apo Berisha?

Dje Berisha i rrahu me shpulla studentët në shesh por çfarë do ju bënte nëse do ishte kryeministër?

November 8, 2026
Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In