• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja e biznesmenit nga Thethi, zbulohet e kaluara dhe arrestimet në Itali

by A R
22/03/2019 10:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ferdinand Polia, biznesmeni 32-vjeçar nga Thethi i cili u ekzekutua pasditen e kësaj të mërkure, dyshohet të jetë vrarë për shkak të problemeve të së shkuarës së tij.

Ai kishte tre vjet që ishte kthyer nga emigrimi në Itali, ku ka dhe disa precedentë penalë.

Polia është akuzuar për trafik droge, grabitje dhe shfrytëzim prostitucioni, madje është ndaluar nga policia e shtetit fqinj në vitin 2010, si pjesë e një grupi që shpërndante kokainë, te persona të rëndësishëm, mes tyre dhe politikanë.

Ai arriti që të lirohej, por pak muaj më vonë u arrestua sërish me 2 kilogramë kokainë.

Grupi ku bënte pjesë viktima, shiste një gramë kokainë për 80 euro, ndërkohë kur klientet ishin femra dhe nuk kishin mundësi të paguanin, iu kërkohej që të kryenin marrëdhënie seksuale.

Por Ferdinand Polia akuzohet edhe për grabitje, ku në vitin 2010, ai mbeti i plagosur teksa po vidhte në lokal.

Kështu pas shlyerjes së dënimit, në vitin 2015, autoritetet italiane e kthyen në Shqipëri, ku në Theth së bashku me familjen, ndërtoi një bujtinë, e cila rezultoi e suksesshme.

Jo vetëm kaq por ai u emërua administrator i Zonave të Mbrojtura në Parkun Kombëtar të Thethit, pavarësisht të shkuarës problematike në shtetin fqinj.

Edhe nga policia shqiptare ai u procedua penalisht në vitin 2017, për shkak se në zonën e Thethit u zbulua një parcelë me kanabis.

I riu u ekzekutua pasditen e kësaj të mërkure, brenda makinës së tij nga një person me motor. Pas krimit i dyshuari dogji motorin dhe humbi gjurmët. Paraprakisht dyshohet se vrasja ka qenë me pagesë, e porositur nga ish-bashkëpunëtor të Polisë në Itali, kjo për faktin se një person tjetër që ishte me të, nuk pësoi asnjë dëmtim.

/a.rada

Next Post
Mbushen auditoret e Ekonomikut, 80% e studentëve rikthehen në mësim

"Pakti për Universitetin", katër studente i bashkohen administratës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA ofronte 15 milionë $ për të, kush është “El Mencho”, që u vra nga ushtria meksikane

SHBA ofronte 15 milionë $ për të, kush është “El Mencho”, që u vra nga ushtria meksikane

February 23, 2026
Përshkallëzohen tensionet SHBA–Iran. Uashingtoni akuza Teheranit: Ke bërë marrëveshje me Moskën

Përshkallëzohen tensionet SHBA–Iran. Uashingtoni akuza Teheranit: Ke bërë marrëveshje me Moskën

February 23, 2026
“Mbajeni mend këtë emër”, Eni Çobani: Nuk ka ndodhur ndonjëherë në këto 14 vjet, noterja…

“Mbajeni mend këtë emër”, Eni Çobani: Nuk ka ndodhur ndonjëherë në këto 14 vjet, noterja…

February 23, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

A do mundet Albin Kurti të heqë qafe Vjosa Osmanin, si “presidente e SHBA” në Kosovë

February 23, 2026

Milano dhe Londra kryesojnë, si po ndryshon harta ajrore e Shqipërisë

February 23, 2026
Dita e sotme me kthjellime e vranësira kalimtare, rriten temperaturat

Dita e sotme me kthjellime e vranësira kalimtare, rriten temperaturat

February 23, 2026
Protesta para Kryeministrisë, procedohet nga policia Adriatik Lapaj: Zaptoi hapësirën publike

Çfarë pret Adriatik Lapaj?

February 23, 2026
4 marsi afati i fundit! Kurti nis konsultimet me opozitën, a ka marrëveshje për Presidentin?

4 marsi afati i fundit! Kurti nis konsultimet me opozitën, a ka marrëveshje për Presidentin?

February 23, 2026
Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

Fati i drejtuesve të UÇK, Basha: Rama tërhoqi vëmendjen e Trump. Aty nuk po jepet drejtësi, po përbaltet lufta e mbuluar me gjak

February 23, 2026
Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In