• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja e biznesmenit në Shëngjin/ Avokatët e të arrestuarve në Angli paralajmërojnë bllokimin e ekstradimit

by Java News
05/07/2023 11:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në gjykatën e ekstradimeve në Londër është zhvilluar një seancë parapërgatitore e ekstradimit të Thomas Mithan, Steven Hunt, Harriet Bridgeman dhe shqiptarit me pasaportë britanike Edmond Haxhia.

Ata kërkohen nga drejtësia shqiptare nën dyshimin e bashkëpunimit në vrasjen e Ardian Nikulaj në 19 prill 2023! Nga të katër të arrestuarit, vetëm Edmond Haxhia preferoi ta ndjekë këtë seancë prezent në gjykatë. Ndërsa, Harriet Bridgeman iu bashkua “online” nga shtëpia e saj. Lewis Green, avokati mbrojtës i Thomas Mithan, paralajmëroi se ai do të kërkojë sjelljen në Gjykatë e një raporti nga një ekspert i pavarur për kushtet e burgjeve në Shqipëri.

Të tillë raporte ekspertësh janë përdorur edhe në të shkuarën për të bllokuar por pa sukses, ekstradimet e shqiptarëve nga Anglia.

Gjykata e Lartë angleze “Royal Court of Justice” për këtë çështje është shprehur disa herë duke vendosur se “kushtet në burgjet shqiptare, përmbushin standardet për të ekstraduar nga territori Anglisë, të kërkuarit nga drejtësia shqiptare”. Gjykatësi Daniel Sternberg vendosi vijimin e lirisë me kusht nën monitorimin elektronik për Bridgeman, ndërsa tre të bashkë-akuzuarit e tjerë do të vijojnë qëndrimin në paraburgim.

Po ashtu, gjykatësi Sternberg kërkoi nga avokatët mbrojtës të dorëzojnë në gjykatë argumentet mbrojtës më 29 Gusht. Ndërsa shteti shqiptarë kërkues i ekstradimit të këtyre personave, përmes përfaqësuesit nga “Crown Prosecution Service”, Prokuroria angleze, duhet të dorëzojë prapësimet ligjore më 10 Tetor. Me realizimin nga palët të këtyre urdhëresave të gjykatësit Daniel Sternberg i hapet rruga shqyrtimit të kërkesës së Shqipërisë në mesin e Nëntorit.

Qëndron ende në arrati britaniku tjetër Harry Simpson person me Kartelë të Kuqe Interpoli pasi një urdhër arresti nga Policia Shqiptare.

Sakaq, në Marok është arrestuar pasi ishte i shpallur në kërkim nga Interpoli Ruben Saraiva njeriu që sipas policisë shqiptare është autori vrasjes në Shëngjin të Ardian Nikulajt. Edhe ndaj tij kanë nisur procedurat e ekstradimit, raportoi “TCh” që bën me dije se e ka ndjekur “online” seancën.

REFUZIMI

Referuar të dhënave që vijnë nga Anglia bëhet me dije se në fakt të gjithë të akuzuarit kanë mohuar të kenë lidhje me akuzat e ngritura nga Shqipëria! Shtetasit britanikë kanë këmbëngulur se kanë qenë vetëm turistë ndërkohë që pretendimet e shqiptaro-britanikut janë më konkrete!

Ai mohon të ketë pasur probleme ndonjëherë me familjen Nikulaj! Po ashtu, ai ka mohuar të ketë financuar apo organizuar atentatin ndaj Ardian Nikulajt duke rrëfyer për drejtësinë britanike të gjithë itineraret e ditëve të tij të fundit në vendin tonë! Sipas të dhënave të ardhura nga mbrojtja e shtetasit portugez të arrestuar nën akuzën e vrasjes, bëhet me dije se edhe ai refuzon të ekstradohet! Ai ka mohuar lidhjen me krimin e rëndë ndërkohë që ka zgjedhur të përfaqësohet nga mbrojtës britanikë.

/f.stafa

Next Post
“Serbia po kontrabandon armë përmes autoambulancave”, KFOR reagon për pretendimin e deputetes britanike

"Serbia po kontrabandon armë përmes autoambulancave", KFOR reagon për pretendimin e deputetes britanike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria po bëhet ‘magnet’ për punëtorët e huaj, kryesojnë në aplikime indianët dhe filipinasit

Ligji i emigracionit, ekspertja punësimit: Dokumentacioni i ofrohet nga punëdhënësi

March 25, 2026
KLP ndryshon rregulloren e vlerësimit të prokurorëve, ja si do të pikëzohen trajnimet

Gjyqtarët dhe prokurorët e Shqipërisë përshëndesin referendumin në Itali: Theksohet pavarësia e drejtësisë….

March 25, 2026
Peshku vdekjeprurës kapet në Vlorë/ Si shpëtuan pushuesit nga Kosova dhe alarmi i ekspertit: Adriatiku po tropikalizohet!

Peshku vdekjeprurës kapet në Vlorë/ Si shpëtuan pushuesit nga Kosova dhe alarmi i ekspertit: Adriatiku po tropikalizohet!

March 25, 2026
VIDEO / Kuqezinjtë zbarkojnë në Varshavë, gati për të shkruar historinë!

VIDEO / Kuqezinjtë zbarkojnë në Varshavë, gati për të shkruar historinë!

March 25, 2026
Malaj në Bruksel: Shqipëria, progres të qëndrueshëm në drejtim të konvergjencës me BE-në

Malaj në Bruksel: Shqipëria, progres të qëndrueshëm në drejtim të konvergjencës me BE-në

March 25, 2026
PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave

PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave

March 25, 2026
BSH: Turizmi e tregtia mbajnë në këmbë besimin në ekonomi, qytetarët ‘jo’ blerjeve të mëdha

516 mijë turistë të huaj vizituan Shqipërinë në shkurt. Mbizotërojnë vizitorët nga Europa Jugore dhe Perëndimore

March 25, 2026
Gripi i shpendëve, ISHP: Nuk ka infektime në njerëz, gatuani mirë vezët dhe mishin

Gripi i shpendëve/ Shfaqet në Itali rasti i parë te njeriu në kontinentin evropian, ja gjendja e tij

March 25, 2026
“Nëse nuk e puth, ajo nuk ikën”, rrëfimi i Mirit për njohjen me bashkëshorten gjermane

“Nëse nuk e puth, ajo nuk ikën”, rrëfimi i Mirit për njohjen me bashkëshorten gjermane

March 25, 2026
Sulmohen Letonia dhe Estonia, NATO në luftë? Rusia lëshon 1 mijë dronë kundër Ukrainës, shkatërrim e viktima

Sulmohen Letonia dhe Estonia, NATO në luftë? Rusia lëshon 1 mijë dronë kundër Ukrainës, shkatërrim e viktima

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In