• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja e biznesmenit në ish-Bllok/ Apeli kthen për rigjykim dosjen për dy të akuzuarit. Avokati: Rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkojmë që…

by Java News
03/08/2021 12:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tre vite pas vrasjes në zonën e ish-bllokut të biznesmenit Memli Begalla, Gjykata e Apelit Tiranë ka rikthyer për rigjykim nga fillimi dosjen për dy të pandehurit për këtë ngjarje.

Lidhur me ekzekutimin e biznesmenit, është dënuar me 25 vite burg Denis Demiri ose i njohur dhe ndryshe dhe me emrin Alban ndërsa për të pandehurin tjetër, Ardian Serezin dosja është rikthyer në prokurori për mungesë provash.

Sipas News24, pavarësisht se dukej si çështje e mbyllur, Apeli vendosi rikthimin për gjykim të dosjes me argumentin se shkalla e parë ka kryer shkelje procedurale në rastin e të pandehurit Denis Demiri pasi ka gabuar në mënyrën se si janë njoftuar avokatët.

Gjykimi i kësaj dosje pritet të fillojë në shtator ku Apeli kërkon që të jetë një trup i ri gjykues. Vrasja e rëndë ka nodhur në 14 shkurt të 2018-ës. Denis Demiri është dënuar me 25 vjet burg për vrasje me paramendim. Sipas të dhënave në dosje rezultonte nga pamjet e kamerave të sigurisë se është gjendur në praninë e Ardian Serezit dhe personave të tjerë dhe prokuroria tha se përmes këtyre pamjeve filmike dhe qelizave telefonike se Demiri ishte përgjegjës për vrasjen e biznesmenit Begalla.

Ndërsa Serezi arriti t’ia hidhte drejtësisë në Shkallën e Parë duke treguar një video ku shfaqej në një xhami në zonën e Kombinatit duke u falur në kohën e vrasjes. Duke pasur problematika sa i përket provave në rastin e Serezit, gjykata vendosi ta kthejë dosjen në prokurori dhe jo ta pushojë çështjen dhe në këto kushte ai fitoi lirinë.

Avokati i Serezit, Saimir Visha tha se nuk do shkojë për rigjykim në Shkallën e Parë po do i drejtohet Gjykatës së Lartë më rekurs dhe pas vendimit të saj do vendoset për fatin e kësaj dosjeje. Aktualisht fashikujt e saj janë sjellë para Gjykatës së Tiranës.

Biznesmeni u vra në hyrjen e pallatit të tij në zonën e ish-Bllokut. Ai u qëllua me plumb në kokë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Ndërkohë autorët përdorën tunelin që ndodhej pranë pallatit të biznesmenit dhe janë larguar me makinë.

Disa kohë pas ngjarjes, policia bëri të mundur arrestimin e Demirit dhe Ardian Serezit. Me këtë të fundit, duket se Begalla kishte njohje më parë. “Panorama” duke iu referuar dosjes hetimore, shkruan se Begalla u takua me autorin e krimit, Ardian Serezin, edhe një ditë para se të ekzekutohej prej tij. Hetimet tregojnë se Serezi dhe Begalla njiheshin prej shumë kohësh.

Konflikti mes tyre ka nisur në vitin 2014, ku një sasi e madhe droge u sekuestrua nga Policia dhe në pranga ra Serezi. Dyshimet janë se i ndjeri kishte lidhje me drogën dhe i ka premtuar Serezit se do ta nxirrte nga burgu. Por në fakt, nuk ndodhi kështu, ndaj mendohet se Serezi është hakmarrë ndaj Begallës.

g.kosovari

Next Post
Zjarret “pushtojnë” Italinë, Turqinë, Greqinë dhe Kosovën. Ja situata konkrete

Zjarret “pushtojnë” Italinë, Turqinë, Greqinë dhe Kosovën. Ja situata konkrete

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Peshtan/ Zjarri përfshin zonën me bimësi, zjarrfikësit shuajnë vatrën

Peshtan/ Zjarri përfshin zonën me bimësi, zjarrfikësit shuajnë vatrën

July 26, 2026
“Hileja” me zbardhjen e vendimeve, si po tentojnë të dënuarit të përfitojnë nga amnistia

“Hileja” me zbardhjen e vendimeve, si po tentojnë të dënuarit të përfitojnë nga amnistia

July 26, 2026
Shuhen 20 vatra zjarri në vend, Ministria e Mbrojtjes: Vetëm 2 aktive

Flakët përpinë mijëra hektarë, zbulohet kostoja e rëndë që lanë pas zjarret në Shqipëri! Zbardhet raporti i AKM për 2025

July 26, 2026
Negociatat përfunduan tragjikisht, dalin pamjet kur RENEA rrethoi automjetin e Refit Buzit (VIDEO)

Negociatat përfunduan tragjikisht, dalin pamjet kur RENEA rrethoi automjetin e Refit Buzit (VIDEO)

July 26, 2026
Pamjet me dron! Ja pjesëmarrja në protestë

Pamjet me dron! Ja pjesëmarrja në protestë

July 26, 2026
Sulm në Gazë, Izraeli njofton eliminimin e komandantit të Hamasit

Sulm në Gazë, Izraeli njofton eliminimin e komandantit të Hamasit

July 26, 2026
I dyshuari për sulmin në Pride të Berlinit vritet nga policia gjatë operacionit

I dyshuari për sulmin në Pride të Berlinit vritet nga policia gjatë operacionit

July 26, 2026

“Qytetarët nuk gjejnë përfaqësim”, Rada: Në protestë, elektorati gri

July 26, 2026
“I hipin një kali që nuk e shalojnë vetë”, gazetari: Protesta ka elementë politikë që nuk përfaqësojnë njerëzit

“I hipin një kali që nuk e shalojnë vetë”, gazetari: Protesta ka elementë politikë që nuk përfaqësojnë njerëzit

July 26, 2026
SHBA ndal sulmet ndaj Iranit, Waltz: Trump po i jep hapësirë diplomacisë

SHBA ndal sulmet ndaj Iranit, Waltz: Trump po i jep hapësirë diplomacisë

July 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In