• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vrasja e Behar Sofisë, nis gjyqi në mungesë për organizatorin Jemin Shera, SPAK dorëzon 3 akt-ekspertime të reja telefonike

by Java News
11/01/2024 15:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nis gjykimi në mungesë për Jemin Sherën i akuzuar si organizator i vrasjes së Behar Sofisë në 25 shkurt të vitit 2021, ne afersi te Piramides ne Tirane.

Shera nuk është gjetur pavarësisht kërkimeve që janë bërë nga policia. Në banesën e tij në Zallherr nuk ka pasur asnjë person. Vellai i të pandehurit ka theksuar para hetuesve nuk kishte dijeni për vendndodhjen e tij.

Prokuroria kërkoi që të niste procesi në mungesë, gjë e cila u pranua nga gjykata. Emri i Jemin Sherës është regjistruar për herë te parë nga SPAK në datën 29 mars 2022, si një nga të dyshuarit e vrasjes së Behar Sofias.

SPAK relatoi në gjykatë se Shera e ka marrë porosinë nga persona ende te paidentifikuar dhe me pas ka krijuar grupin kriminal. Ata e kanë vëzhguar Behar Sofinë për 6 muaj deri në momentin e ekzekutimit.

Prokuroria tha se ka 168 prova shkresore, kërkon 16 dëshmitarë dhe po ashtu 5 të bashkëpandehurve, Bujar Leza, Xhuliano Visha, Skënder Vathi, Leonard Xhixha dhe bashkëpunëtori i drejtësi Ernejt Shyti.

SPAK dorëzoi në gjykatë 3 akt-ekspertime telefonike të reja, që nuk ishin sjellë më herët në gjykatë. Për 4 te bashkëpandehurit SPAK ka kërkuar nga 30 vite burg ndërsa për bashkëpuntorin e drejtësisë Ernejt Shyti ka kërkuar 7 vite. Vendimi ende nuk është dhënë sepse nuk kanë përfunduar  konkluzionet e mbrojtjes.

Seanca e radhës u la në 26 Janar ora 12 ku do të dëgjohen nga gjykata 5 dëshmitarët e parë./m.j

Next Post
Kina, masa të reja lehtësuese për vizitorët e huaj

Kina, masa të reja lehtësuese për vizitorët e huaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com