• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Vrasja e Azem Hajdarit i shërbente PD dhe Berishës”, Petro Koçi dhe Idajet Beqiri: U thirr me urgjencë nga Fieri dhe u nxor në pritë

by Ardit Rada
12/09/2020 19:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vrasja e ish-deputetit Azem Hajdari vijon të jetë ende e pazbardhur. Të shumtë kanë qenë ata, të cilët kanë reaguar për këtë ngjarje, duke sjellë dhe ndarë me audiencën versionin e tyre. Por, teksa sot mbushen 22 vjet nga vrasja e ish-liderit të dhjetorit, kjo ngjarje vijon të jetë ende në qendër të vëmendjes në Shqipëri.

I akuzuari kryesor për vrasjen e Hajdarit, Izet Haxhia u ekstradua nga Turqia dhe ka nisur betejën e tij me drejtësinë, ku përveç këmbënguljes së tij se është i pafajshëm, akuzon ish-kryeministrin Sali Berisha se është organizatori dhe porositësi i vrasjes së ish-deputeti Hajdari.

Zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, shpreh bindjen se vrasja e ish-deputetit Azem Hajdarit i shërbente Partisë Demokratike dhe liderit të saj, Sali Berisha.

Sipas zotit Koçi, vrasje e Azem Hajdarit ishte paralajmëruar edhe nga gazeta “Rilindja Demokratike” dhe se pas saj fshihet dora e ish-kryeministrit dhe ish-presidentit Berisha.

“Partia Demokratike kishte paralajmëruar gjendje lufte në ditët që i paraprinë vrasjes së Hajdarit. Po të lexosh gazetën “Rilindja Demokratike” të datave 8, 9, 10, 11 dhe 12 shtator e kupton që PD i duhej kjo vrasje. Kjo është një rrethanë që nuk është marrë kurrë parasysh nga drejtësia. Sali Berisha vrapoi të fajësonte Fatos Nanon.

Dhe ky vrap nuk është marrë në konsideratë. Ndërsa tani kemi deponimet publike të ish-bodiguardit të Sali Berishës. Nuk ka më justifikime për të mos e hapur çështjen. Berisha padyshim është fajtori numër 1”, deklaron Koçi.

Por nga ana tjetër një koment për këtë çështje kaq sensitive, e cila konsiderohet si “Vrasja e Shekullit”, ka dhënë dje edhe avokati mbrojtës i të akuzuarit, Izet Haxhia, zoti Idajet Beqiri. Ky i fundit shpreh dje bindjen se këtë ngjarje e organizoi ish-kryeministri Sali Berisha. Sipas avokatit Beqiri, Berisha e përdori ngjarjen politikisht referuar edhe grushtit të shtetit të zhvilluar dy ditë pas vrasjes.

“Megjithëse kanë kaluar 22 vjet nga vrasja e ish-deputetit Azem Hajdari, për fatin e keq dhe për ironi të fatit gjithashtu, e vërteta e kësaj ngjarje të rëndë nuk është zbardhur. Ai që shkrepi armën mbi Azem Hajdarin, nuk kishte paramenduar kurrë të ndodhte kjo gjë. Fatmir Haklaj nuk e kishte shkuar në mend të vriste Azem Hajdarin.

Nga ana tjetër, Jaho Mulosmani, as në ëndërr nuk do e shkonte në mend që do të konsiderohej “bashkëpunëtor” në vrasjen e Azem Hajdarit. Ndërsa përzierja e Izet Haxhisë në këtë vrasje, është “qershia mbi tortë” e maskarallëkut të gatuar nga një njeri i vetëm. Këtë “çorbë” kriminale e gatoi Sali Berisha. Ai ishte personi kryesor që e donte të vdekur Azem Hajdarin. E donte të vdekur, sepse zhdukte rivalin e vetëm për të qenë në krye të PD, posaçërisht pas zullumit që Sali Berisha bëri me ngjarjet e marsit 1997”, deklaroi ai.

Avokati mbrojtës i Izet Haxhisë, Idajet Beqiri teksa akuzoi ish-kryeministrin Sali Berisha se është personi që fshihet pas kësaj ngjarje, zbuloi edhe detaje se si Hajdari u nxor në pritë nga ish-lideri i PD. “Sali Berisha e donte të vdekur Azem Hajdarin sepse me arkivolin e tij në krahë Saliu do të nxirrte të vrarë nga Selia e Kryeministrisë Fatos Nanon dhe përmes grushtit të shtetit do të hynte vetë në zyrën e kryeministrit.

Nëse nuk do të ishte ultimatumi serioz i SHBA, ndërhyrja e tyre energjike, këtë qëllim Berisha do e kishte realizuar dhe shqiptarët do të pësonin një gjakderdhje në përmasat e gjenocidit. Azem Hajdarin e nxori në pritë dhe e përplasi me Fatmir Haklajn vetëm Sali Berisha. Organizatori i këtij krimi makabër është Sali Berisha. Ai e thirri me urgjencë nga Fieri Azem Hajdarin dhe i dha “detyra badigardi”, duke e nxjerrë në pritë”, nënvizon Beqiri.

Next Post
Rikthehen protestat e “jelekëverdhëve” në Francë, policia përdor gaz lotsjellës ndaj turmës

Rikthehen protestat e "jelekëverdhëve" në Francë, policia përdor gaz lotsjellës ndaj turmës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në një vit u proceduan 961 fëmijë, avokati tregon rastin: Konflikt lindi përmes Instagramit

Në një vit u proceduan 961 fëmijë, avokati tregon rastin: Konflikt lindi përmes Instagramit

July 12, 2026
Tjetër aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, përplasen dy automjete

Tjetër aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, përplasen dy automjete

July 12, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Shumica e heshtur që u zgjua nga “këshilltarët” e protestës

July 12, 2026
Na ndihmon suksesi i koncertit në Kashar?

Na ndihmon suksesi i koncertit në Kashar?

July 12, 2026
“Pseudo gazetar që nxin ekonominë”, biznesmeni Luca reagon ndaj Erebarës pas sulmit me komente negative

“Pseudo gazetar që nxin ekonominë”, biznesmeni Luca reagon ndaj Erebarës pas sulmit me komente negative

July 12, 2026
VIDEOLAJM/ Protesta në ditën e 43-të, ja sa u mblodhën në sheshin “Skënderbej” në orën 19:45

VIDEOLAJM/ Protesta në ditën e 43-të, ja sa u mblodhën në sheshin “Skënderbej” në orën 19:45

July 12, 2026
Protesta në ditën e 43-të, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Protesta në ditën e 43-të, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

July 12, 2026
Flamingot kundër Zogut të Parajsës

Flamingot kundër Zogut të Parajsës

July 12, 2026
Pse “liderët” e protestës paralajmërojnë burg sipas ligjit të “sufllaqes”

Pse “liderët” e protestës paralajmërojnë burg sipas ligjit të “sufllaqes”

July 12, 2026
Anglia në gjysmëfinale, 12 nga 13 golat e shënuar mbajnë firmën e Kane dhe Bellingham

Anglia në gjysmëfinale, 12 nga 13 golat e shënuar mbajnë firmën e Kane dhe Bellingham

July 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In