• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 15, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja e Azem Hajdarit, Gjykata rihap dosjen e ‘shekullit’

by A R
21/06/2018 15:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Tiranës ka vendosur rihapjen e dosjes për vrasjen e Azem Hajdarit.

Vendimi u mor pas kërkesës së Izet Haxhisë, i cili është dënuar në mungesë për këtë ngjarje me 25 vite burg.

Në seancën e zhvilluar sot, gjykata pranoi kërkesën për rivendosjen në afat të dosjes, gjë e cila i hap rrugë rigjykimit.

Pas vendimit, avokati i Haxhisë, Bashkim Nikolla, sqaroi edhe hapat e mëtejshme. Ai tha mes të tjerash se mbrojtja disponon prova të rëndësishme që vërtetojnë pafajësinë e Haxhisë.

Ai shigjetoi edhe politikanët që kanë akuzuar Izet Haxhinë teksa tha se “pse politikanët të mos kenë dëshirë të dalin vrasësit e vërtetë të Hajdarit”.

“Sa i përket aspektit procedural, është hapur rruga për të proceduar për ankimin, ku ne do rendisim provat dhe do argumentojmë se jemi të pafajshëm. Për drejtësinë është pritur 20 vjet. Ka prova të reja, mendoj që nuk është momenti t’i tregojmë. Mbështetemi në prova reale, jo imagjinare”, vijoi më tej avokati.

Ai tha se vendimi i sotëm kthen një faqe të re për drejtësinë. Sipas avokatit, po vijnë ditë të mira për drejtësinë.

“Me këtë vendim që mori gjykata flet shumë, dhe është një ditë shumë e mirë për Shqipërinë, për ditët e mira që do vijnë për drejtësinë. Të hapet sipari që kriminelët e vërtetë të ndëshkohen”, tha Nikolla. /b.d

Next Post
Liberia falenderohet nga Serbia për “tërheqjen e njohjes” së Kosovës

Liberia falenderohet nga Serbia për “tërheqjen e njohjes” së Kosovës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In